MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një tetovar tek i cili janë gjetur armë, municione dhe disa para që dyshohet se janë të falsifikuara.
“Më 08.01.2023, nga ora 08:00 deri në ora 10:00, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë bastisur shtëpinë e 47-vjeçarit I.A. në Shipkovica e Tetovës. Gjatë kontrollit, të kryer me urdhër të gjykatës, u gjet një pushkë automatike, dy karikatorë, 12 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra, 4020 euro dhe 300 franga, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”, thonë nga MPB.