Maqedonia e Veriut për vitin 2023, në listën e fundit si fuqi ushtarake radhitet e 108-ta nga 145 shtete të konsideruara për rishikimin vjetor të Global Firepower (GFP), njoftoi internet-portali “Global Firepower”. Krahasuar me vitin e kaluar për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ky është përparim për ushtrinë e Maqedonisë së Veriut për 27 vende në listën e aftësive dhe fuqisë ushtarake të armatave në botë.Renditja e finalizuar e Global Firepower shfrytëzon mbi 60 faktorë individualë për të përcaktuar rezultatin PowerIndex të një kombi të caktuar (‘PwrIndx’) me kategori që lëvizin nga sasia i njësive ushtarake dhe gjendja financiare, deri te aftësitë logjistike dhe gjeografia.Radhitja, njoftoi portali, e kombeve të botës bazohet në fuqinë aktuale të zjarrit në dispozicion.Nga fqinjësia, Greqia në listën e aftësisë dhe fuqisë ushtarake të armatave është në vendin e 30-të, ndërsa Serbia në vendin e 58-të, Bullgaria është menjëherë pas saj në vendin e 59-të, Kroacia është në vendin e 69-të, Sllovenia në vendin e 86-të, ndërsa Mali i Zi në vendin e 128-të dhe Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 133-të, Kosova në vendin e 134.E para në këtë listë për situatën aktuale janë SHBA-ja, e dyta Rusia, e treta Kina, e katërta India, e pesta Mbretëria e Bashkuar, e gjashta është Koreja e Jugut, pastaj Pakistani, Japonia, Franca dhe Italia. Ukraina është në vendin e 15-të.“Formula jonë e brendshme unike mundëson që kombet më të vogla, më të avancuara teknologjikisht të konkurrojnë me fuqitë më të mëdha, më pak të zhvilluara dhe modifikues të veçantë, në formën e shpërblimeve dhe ndëshkimeve, aplikohen për të rafinuar më tej listën që përpilohet çdo vit. Shigjetat me ngjyra (gjelbër, gri dhe e kuqe) tregojnë krahasimet e tendencave nga viti në vit (lart, i qëndrueshëm, poshtë). Tendencat nuk tregojnë domosdoshmërisht një rënie të fuqisë pasi ndryshimet në formulën e GFP-së gjithashtu mund të përbëjnë këtë”, thuhet në faqen e internetit Global Firepower.
Data 06.11.2026
Aktuale
- Presidenti i Izraelit do të shpallë të dielën se kush do të ngarkohet me formimin e qeverisë
- Ermal Hasimja: Qeveria po tenton t’u heqë njerëzve të drejtën për të protestuar
- Në pritje të ëmbël, Bardhi publikon fotografinë me Sarën
- Hykmete Bajrami shpreh ambicien për të udhëhequr LDK-në
- Studentët e UT-së prezantojnë projekte inovative në programin ndërkombëtar “Bridge to Balkans 2026”
- Studentët e UT-së prezantojnë projekte inovative në programin ndërkombëtar “Bridge to Balkans 2026”
- Google investon 17 miliardë dollarë për qendrën e saj të parë të të dhënave në Wyoming
- OKB-ja dënon uzurpimin e shtëpive palestineze pranë Jerikos nga ana e pushtuesve izraelitë



