Author: Hamdi Kumanova

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme në Kërçovë është arrestuar një 53-vjeçar, përcjell TV21. Nga MPB thonë se tek i njëjti është kapur një pistoletë dhe 5 sharra motorike. “Me datë 25.10.2022 rreth orës 18:50 në rrugën “Marshal Tito” në Kërçovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm me Droga dhe Armë në Kërçovë kanë privuar M.T. (53) nga fshati Mamudovc, Kërçovë. Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij dhe në ambiente të tjera dhe në automjetin e tij “Grand Cherokee”, me targa të Kërçovës, të kryer me urdhër të gjykatës, iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duket se është adhurues i ushqimeve “fast food”, përcjell TV21. Kjo pasi ai kohëve të fundit vazhdimisht në profilin e tij në Facebook publikon fotografi duke u shërbyer e duke konsumuar nëpër dyqane të ushqimeve të shpejta, të ashtuquajturat ushqime “fast food”. Para një jave, gjatë vizitës së tij në Gostivar, Kovaçevski publikoi fotografi ku shihet duke konsumuar qebapë në njërin prej lokaleve në qytet, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Bekim Sali dhe zv/kryeministrin për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. “Njerëzit tanë janë të mirë dhe punëtorë, kam pasur nderin të bëj një mik të ri sot, dhe…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, sot po viziton Republikën e Maqedonisë së Veriut. Piç do të ketë takim me presidentin Stevo Pendarovski, kryeparlamentarin Talat Xhaferi, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, ministrin e punëve të brendshme Oliver Spasovski, ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe liderin e VMRO DPMNE Hristijan Mickoski. “Qëllimi i vizitës është të diskutohet për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, të ritheksohet përkushtimi i fortë i Mbretërisë së Bashkuar për integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut dhe të riafirmohet përkushtimi i saj…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Në Shkup me diell me erë të dobët deri mesatare veriore. Siç njoftoi DPHM, periudha e motit të qëndrueshëm do të vazhdojë, por me rënie graduale të temperaturës, e cila deri të shtunën do të ulet për rreth pesë gradë. Në tre ditët në vijim do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Paraditen e së enjtes do të ketë kushte të dobëta…

Lexo më Shumë

Gazetari Zoran Bozhinovski është rrahur mbrëmë brutalisht nga persona të panjohur para banesës së tij. Ai me lëndime të është dërguar në spital dhe se po vazhdon trajtimi i tij mjekësor, shkruan portali Infomax. Siç thuhet në periudhën e kaluar, Bozhinovski ka publikuar një seri për krimet e supozuara në Termocentralin e Manastirit dhe ESM, ku drejtor është Vasko Kovaçevski. Fotografitë e gazetarit të rrahur janë publikuar në rrjetet sociale.  Bozhinovski deri më tani nuk ka bërë të ditur asgjë. Kjo nuk është hera e parë që një gazetar bëhet objektiv i një sulmi fizik.(INA) kliko FOTOT

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 174 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 26 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për kalim në të kuqe në semaforë, shkruan Alsat. Janë shqiptuar dhe 6 masa për përdorim të telefonit, 6 për tejkalim të parregullt… Nga MPB njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave të trafikut. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Pjesëtarët e ushtrisë nga nëntori do të kenë rritje të pagave prej 2.000 denarë, u konfirmua në takimin e djeshëm në Ministrinë e Mbrojtjes së ministres Sllavjanka Petrovska me personat e parë të katër sindikatave në Ministri dhe Ushtri. Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, kjo do të thotë se me pagën e tetorit, e cila do të paguhet në muajin nëntor, pjesëtarët e ushtrisë do të kenë rritje të pagës bazë prej 2.000 denarë. “Ushtria është garantues i sigurisë së çdo qytetari, andaj edhe për mua si ministre dhe për Ministrinë prioritet mbetet avancimi i pozitës së çdo ushtaraku”,…

Lexo më Shumë

Siguria, solidariteti dhe bashkëpunimi është shtylla e temës që duhet të zhvillohet nga të rinjtë e Maqedonisë së Veriut nëse dëshirojnë të aplikojnë nga Konkursin e publikuar nga OSBE-ja, transmeton Portalb.mk. “Misioni i OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport dhe Këshillin Kombëtar Rinor shpallën konkurs me temën nga fusha e sigurisë, solidaritetit dhe bashkëpunimit për të rinjtë nga mosha 15 deri në 29 vjeç”, sqarojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Konkursi do të jetë i hapur deri më 15 nëntor, ndërsa do të shpërblehen tre vendet e para.

Lexo më Shumë

Afati ishte deri të premten, por SH.A. EMV la kohë deri më sot që të marr oferta për furnizim me gaz natyror për prodhimin e energjisë termike në ngrohtoret e kryeqytetit. Nuk japin shumë detaje, por nga që pritja e ofertës ishte të dërgohet përmes postës, bëhet fjalë për një kompani të huaj që ka ofruar një kosto më të favorshme se kompania vendore “Makpetrol”. Nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut thanë se për gazin kanë dy oferta, njëra nga “Makpetrol”, e cila është me kosto të lartë dhe oferta e dytë nga një kompani e huaj, që sipas tyre…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të fazës përgatitore të informatës së miratuar së fundmi në seancën e Qeverisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e diasporës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe 23 komunave që shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim, në ditët në vijim do bëhet nënshkrimi i tyre me secilën komunë veçmas. Në këtë rast, Ministri i angazhuar për diasporë Dr. Xhemail Çupi autorizohet që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e diasporës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komunave, të përfaqësuara…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se ka arrestuar një person nga fashti Gërçec i Shkupit i kërkuar me urdhërarrest nacional. “Sot (25.10.2022) në ora 12:05 minuta në rr. “Ilo Vojvoda” në Shkup, nëpunës policorë të Skuadrës Operative për Ndjekje pranë SPB Shkup dhe inspektorë për ndjekje nga NJPB-Gjorçe Petrov dhe NJPB-Kisella Vodë e kanë privuar nga liria personin me iniciale S.S. (59) nga f. Gërçec-Saraj. Për personin në fjalë ka qenë i shpallur urdhërarrest nacional sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 223 të Kodit Penal”.…

Lexo më Shumë