Nënkryetari i BDI-së, njëherë edhe deputet, Izet Mexhiti ka reaguar ndaj publikimit të një video të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti nga ana e Artan Grubit, zëvendëskryeministrit nga radhët e BDI-së, përcjell TV21. Mexhiti në reagimin e tij në rrjetet sociale ka shpërndarë edhe një fotografi nga publikimi i Grubit.
“Të inçizosh Ali Ahmetin duke kënduar dhe pastaj ta publikosh të njejtin inçizim, për të defokusuar opinionin prej problemit të vërtetë, është keqpërdorim i paturpshëm i figurës së tij…Të inçizosh Ali Ahmetin dhe të ruash këto video për t’i shfrytëzuar kur të konvenon ty është jokorrekte dhe duket se nuk është hera e parë që po ndodh. BDI patjetër duhet të çlirohet nga uzurpatorët, mercenarët dhe të paaftit!”, ka shkruar Mexhiti.




