Një burrë ka shfaqur sjellje agresive në seancën gjyqësore ndaj ish-gruas së tij dhe një zyrtari policor.
I njëjti, është shoqëruar për në stacionin policor dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Rr. Sali Çeku, Ferizaj 11.01.2023 – 12:00. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte në seancë gjyqësore në sallën e gjykimit kishte pasur sjellje agresive ndaj ish-bashkëshortes së tij si dhe ndaj një zyrtari policor. I njëjti me vendim të prokurorit është sjell në stacionin policor dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.