Një figurë opozitare bjelloruse, i cili ishte kundërshtar i presidentit Aleksandar Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, është arrestuar, kumtoi ekipi i tij.
Andrej Dmitriev (41), një aktivist që drejton një lëvizje sociale kundër Lukashenkos, u arrestua mbrëmë nga policia në Minsk. Nuk dihet ende pse ndodhet në paraburgim.
Autoritetet bjelloruse nuk kanë komentuar rreth ndalimit të tij.
Në zgjedhjet e vitit 2020, për të cilat opozita pretendon se ishin të manipuluara, Dmitriev doli i katërti me 1.2 për qind të votave, tregojnë të dhënat zyrtare.
Mbështetësit e opozitës dolën në rrugë disa javë pas zgjedhjeve të gushtit 2020, por hasën në rezistencë të fortë nga strukturat e sigurisë.
Grupet e të drejtave të njeriut vlerësojnë se ka rreth 1500 të burgosur politikë në burgjet bjelloruse si rezultat i shtypjes së protestave.