Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që të de-përshkallëzojnë retorikën e tyre dhe të zgjidhin shpejt mosmarrëveshjet dypalëshe. Këtë për “Zërin e Amerikës” e kanë deklaruar nga Departamenti i Shtetit, duke iu përgjigjur pyetjes se si e komentojnë vendimin e Bullgarisë për tërheqjen e ambasadorit bullgar nga Shkupi. “E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE. SHBA vazhdon të mbështesë integrimin e plotë euroatlantik të vendit”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit. Bullgaria tërhoqi ambasadorin e saj javën e kaluar pas sulmit ndaj sekretarit të klubit bullgar “Boris Treti” në Ohër. Shefi i…
Author: Hamdi Kumanova
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Prishtinë, ku një i ri ka humbur jetën në mënyrë të papritur. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije që kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi që një person në kompaninë e call center ‘Teleperformance’, ishte pa ndjenja dhe dyshohej se ishte në rrezik për jetën. Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët…
Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), në bashkëpunim me Institutin Evropian për Paqe, kanë publikuar versionin e draftstatutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas këtij draftstatuti, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. I përbërë nga 7 kapituj dhe 18 nene, ky draftstatut parasheh mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të këtij asociacioni, përfshirë simbolet. Në kapitullin e parë, neni 1, pika 2, thuhet: “Statuti do të miratohet nga kuvendi themelues i Asociacionit/Bashkësisë i formuar nga anëtarët me votim të kuvendeve komunale…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari nesër do të kenë një takim ku do të flasin për hyrjen e eventuale të ASh-së në kabinetin qeveritare. Kreu i ASh-së Arben Taravari bëri të ditur se për ditën e nesërme kanë përgatitur një program me 5 pika të cilat do të jenë kërkesat e tyre për përfshirje në Qeveri. Ndonëse nuk deshi të flasë se çka përmbajnë ato, tha njëra prej tyre do të jetë garanci për ndryshimet kushtetuese. “Ne kemi përpiluar kërkesat tona të cilat janë kryesisht programore, për kadrovike kemi bërë edhe disa kërkesa, por…
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, pajtohet plotësisht me thirrjen e amerikanëve që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë publikuar sot një opinion të përbashkët me thirrjet për t’u formuar menjëherë Asociacioni. Rohde pajtohet me atë që kanë shkruar zyrtarët amerikanë dhe vlerëson se Kosova është vonuar me formimin e Asociacionit. “Pajtohem plotësisht: Më 27 qershor, 2013, Kosova u zotua që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai është vonuar dhe do të çojë para bisedimet për…
Shpërthimi i një bombule gazi ka sjellë plagosjen e një 40 vjeçari, banor i lagjes 17 në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta në banesën e shtetasit Klodian Gjoka, i cili në ato momente ka qënë në banesën e tij në një lagje periferike të këtij qyteti. Nga shpërthimi 40 vjeçari ka pësuar djegje trupore dhe ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Burime pranë këtij spitali thanë se 40 vjeçari ndodhet në gjendje të stabilizuar jashtë rrezikut për jetën. Burime të siguruara pranë grupit të hetimit bëjnë…
Partia “Levica” përmes një komunikate, sic njofton KlanM, thotë se javën e kaluar në Serbi ka mbërritur propozimi franko-gjerman për zgjidhjen e situatës në Kosovë. Sic thotë “Levica”, nëse Qeveria serbe refuzon këtë propozim, do të jetë minimale e ardhmja e Serbisë për BE dhe NATO. Gjithashtu, sic percjell KlanM komunikatën e kësaj partie, qeveria serbe refuzon vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës ruse. “Nga përvoja e deritashme e Qeverisë së RMV-së dhe mënyrës së tyre vazale të politikbërjes, janë të mëdha pritjet se nëse BE vendos sanksione ndaj Serbisë, Maqedonia t`u bashkangjitet këtyre masave. Bashkangjitja me BE-në kundër Serbisë do…
NË TAKIMIN E NESËRM DO TË DISKUTOHEN ZGJIDHET PROGRAMORE DHE LIGJORE Kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari do të takohen të martën në mesditë, për të diskutuar rreth mundësisë së zgjerimit të shumicës parlamentare. Takimi, sic njofton KlanM, është konfirmuar nga të dyja palët. Kovaçevski tha se, në takim do të bisedohet për zgjidhjet programore, ligjore dhe sistematike dhe nëse arrihet pajtueshmëri në këtë drejtim, atëherë do të vazhdojmë negociatat për zgjidhjet kadrovike. “Nesër do të kemi mbledhje me Taravarin në të cilën do të bisedojmë përsëri për përparimin nga hera e fundit kur jemi…
Ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski pas takimit me homologun e tij Bullgar ka deklaruar sot se dikasteri që ai drejtoj nuk do të lejoj kurrfarë incidenti në ditën e shënimit të përvjetorit të Goce De llçevit. “Nuk do të lejojmë kurrfarë incidenti, do t’i ndërmarrim të gjitha masat që të shënohet përvjetori i Goce Dellçevit, ashtu siç i ka hije”, tha Spasovski. Nga ana tjetër ministri i brendshëm bullgar Ivan Demerxhiev tha se Goce Dellçev duhet të jetë figura e cila na ofron dhe nuk do të lejojmë personave radikal që të shkaktojnë incidente.…
Agjencia bullgare e lajmeve BGNES njofton se Eurokomisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelji, do të takohet me përfaqësues të Bullgarëve nga RMV-ja. Takimi, sic përcjell KlanM, do të mbahet këtë jave dhe vjen me kërkesë të Bullgarëve nga RMV-ja, për shkak të, sic shkruan BGNES, urrejtjes institucionale dhe diskriminimit sistematik. Pjesë të delegacionit që do të takohen me Varheljin janë Petar Kolev dhe Georgi Trendafilov nga Unioni Qytetar-Demokratik dhe Ljupço Georgievski nga shoqata bullgare “Vanço Mihajlov” nga Manastiri. Në letrën drejtuar Varheljit, sic përcjell KlanM, ata ankohen se në atdheun e tyre, në nivel lokal dhe qendror, nuk ka dëshirë për…
Pas mesnatës, çmimi i benzinave rritet për 1 denarë, ndërsa çmimi i naftës do rritet për gjysmë denari. Çmimi i vajit ekstra të lehtë do të ulet për 1 denarë. Çmimet e reja të derivateve të naftës pas mesnatës: Eurosuper BS 98- 86 denarë/l Eurosuper BS 95-86 denarë/l Nafta- 84,5 denarë/l Vaji ekstra i lehtë 82,5 denarë/l
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në një deklaratë për mediat të hënën se kryeministri Edi Rama është nën hetim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me çështjen ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së. Sipas Berishës, prokurori amerikan ka marrë autorizim nga juria e madhe prej 24 vetash për të hetuar Edi Ramën dhe kushdo që thotë të kundërtën gënjen ose nuk ka njohuri juridike. “Edi Rama, me vendim të gjykatës së SHBA është nën hetim total. Ky dokument i publikuar nga Business Insider në shtator të vitit 2022, është dokumenti që fakton se gjykata e SHBA, Juria e…

