Author: Hamdi Kumanova

Në kuadër të Forumit Global 2022, zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OCED), Matijas Korman, me të cilin biseduan për mundësitë për mbështetje më të madhe eksperte për Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në kuadër të procesit të përmirësimit të kapaciteteve institucionale, njoftojnë nga kabineti i Gërkovskas. Zëvendëskryeministrja e informoi Kormanin për prioritetet e kabinetit të saj, për të cilën ai është i përkushtuar dhe të cilin ai e koordinon, e të cilat synojnë transformimin digjital të shoqërisë, krijimin e politikave kundër…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se “E Majta”, e udhëhequr nga Dimitar Apasiev, paraqet kërcënim real dhe rrezik real për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit. Nga LSDM thonë se “E Majta” është e vendosur qartë kundër synimeve strategjike të shtetit, anti-NATO dhe anti-BE. “Dhe rrezik edhe më i madh është që “E Majta” po e merr peng Hristijan Mickoski, si njeri pa qëndrim, vizion dhe vendosmëri. Zjarrvënës politik Apasiev, me peng Mickoskin, dëshiron ta sjellë vendin në buzë të humnerë”s. “LSDM dhe forcat demokratike nuk do të lejojnë të braktiset rruga drejt së ardhmes evropiane për shkak të…

Lexo më Shumë

Ushqim dhe drunjë për ngrohje për 30 familje ka siguruar organizata humanitare “Dora e Rinisë” nga fshati Forinë. Aksioni humanitar ishte financuar nga një bashkëardhetar nga ky fshat i cili jeton dhe vepron në Gjermani. Hasan Ibrahimi, drejtues i organizatës “Dora e Rinisë” bëri të ditur se pakot me ndihma do të shpërndahe në Forinë, Gostivar dhe te disa familje nevojtare në Tetovë. Ibrahimi sqaron se kriza ka rritur dukshëm numrin e familjeve nevojtare. Thekson se çdo ditë ndihmojnë me ushqime apo gjësende tjera nga 4 – 5 familje. Pakot ushqimore dhe drunjtë për ngrohje janë shpërndarë gjatë ditës së…

Lexo më Shumë

Shumë qytetarë të Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të kursejnë në valutën vendore Denarë. Sipas portalit Faktor, kjo valutë vazhdon të ketë besim të lartë tek qytetarët. Këtë e konfirmojnë edhe nga Banka Popullore e RMV-së, nga ku thonë se kursimet në denarë, në kushte të stabilitetit makroekonomik dhe normave të favorshme të interesit, janë rritur për një periudhë të gjatë kohore me ritme të rritjes dukshëm më të shpejta në krahasim me kursimet në deviza. Sipas përqindjeve, kursimet në denarë janë 46,3%, ndërsa me pandeminë dhe krizat e fundit shumica e qytetarëve po ikin në drejtim të kursimit të valutave…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, në emisionin “Click Plus” në TV21 ka folur në lidhje me punimet për rrugën Shkup – Bllacë. Ai tha se pjesa e parë është në ndërtim e sipër dhe se po punohet me ritme të kënaqshme, por kanë hasur edhe në disa probleme gjeologjike që lidhen me terrenin. Ai theksoi se 27% e asaj traseje prej 10 km është me tunele, që do të thotë se është një rrugë e vështirë për të punuar, por kanë siguruar mjete financiare për këtë. Sipas Boçvarskit, kjo autostradë pritet të përfundojë për tre vjet.

Lexo më Shumë

Në vitin e ardhshëm nuk pritet të rriten tatimet, por do të zgjerohet lista e tatimpaguesve të ri. Nga Ministria e Financave thonë se reforma tatimore do të bazohet në zgjerimin e bazës tatimore, ndërsa në raport me Tatimin e Vlerës së Shtuar do të zbatohet shkalla preferenciale ngjashëm me praktikat e shteteve të rajonit. Opinioni është në pritje se sa dhe cilat nga ndryshimet e paralajmëruara në rregulloren tatimore edhe do të zbatohen nga viti i ardhshëm dhe çilat sugjerime të komunitetit të biznesit do të merren parasysh gjatë kësaj reforme. Mbetet të shohim se sa prej vitit të…

Lexo më Shumë

Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për racion të subvencionuar studentor, me procedurë të shkurtuar, është në rend të ditës të vazhdimit të seancës së 91-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Projektligji për ndryshimin e Ligjit për ushqime të subvencionuara të studentëve parasheh që deri më 15 mars të vitit të ardhshëm çdo student në vend të paguhet 120 denarë për ushqim ose 2400 denarë në muaj.

Lexo më Shumë

Na tha “nuk na duheni” dhe nuk na i vazhdoi kontratat 112 të punësuarve të rregullt në Higjienën Komunale, në vend tonin u.d. drejtoresha Kosana Mazneva punësoi 41 persona. Mbi 95% prej të përjashtuarve jemi shqiptarë, të cilëve pa asnjë arsye dhe paralajmërim na kanë thënë, prej nesër mos ejani në punë duke na lënë në udhëkryq në këtë kohë krize. Kështu deklarojnë për Portalb.mk, katër ish punonjës të Higjienës Komunale të Shkupit (HKSH), të cilëve më 4 nëntor u ka skaduar kontrata e punës dhe më pas nuk u është vazhduar. Në mesin e të përjashtuarve gjen lloj-lloj histori…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka ftuar ne takim kreun e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari. I pari i qeveris do t’i bëjë ofertë partisë opozitare për hyrje në Qeveri. Jozyrtarisht nga ASH-ja thonë se akoma nuk kanë biseduar për pozita konkrete por presin të shohin ofertën e kryeministrit. Për momentin nuk flasin as për kushte të cilat eventualisht do t’i kërkojnë nga kryeministri./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Vendimi i mantel bardhëve për të protestuar bëri që të shtyhet për disa ditë greva e paralajmëruar për mos pagesën adekuate të punës që bëjnë. Duke ndjekur shembullin e Klinikës së Onkologjisë ku do t’u paguhen kujdestaritë në mënyrë retroaktive, në gjithë Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” punonjësit u mobilizuan për grevë. Por, Ministri Shëndetësisë i parapriu grevës. Takoi sindikalistët për të kërkuar kohë në përpjekje të plotësimit të kërkesave të tyre. “Në bisedë me përfaqësuesit e sindikatës së Qendrës Klinike ramë dakord që kjo grevë e paralajmëruar të shtyhet për dy javë, që ndërkohë do të komunikojmë me drejtorët…

Lexo më Shumë

Ka mbi një vit që mbizotëron uzurpimi institucional i UT, ku janë thyer të gjitha normat ligjore për funksionimin e Universitetit në korniza të ligjit të Arsimit të Lartë dhe të statutit të UT. Në bazë të ligjit për arsim të lartë konkursi duhej të dilte në maj të vitit të kaluar, por në vend që të ndodh një gjë e tillë, ne sot pas një viti e gjysmë kemi vetëm ndërrime postesh ndërmjet rektorit dhe prorektorëve, hiqu njëri vendosu tjetri. Në tetor dhe nëntor të vitit 2021 Universiteti ishte edhe pa Rektor e për pasojë edhe konstitutimi i Senatit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka realizuar takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkëlqesinë e tij, Milan Predan. Në takim u bisedua për zhvillimin lokal por edhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. “Biseduam për zhvillimin në nivel lokal, thellim të bashkëpunimit dhe miqësisë mes komunës sonë dhe Republikës së Sllovenisë, binjakëzim me ndonjë nga komunat e këtij vendi, investimet e mundshme nga kompani me kapital slloven në Gostivar dhe tema të tjera me karaktare lokal. Biseduam edhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve dhe aktivitetet korrekte…

Lexo më Shumë