Author: Hamdi Kumanova

Para pak çastesh një person i moshës rreth 40 vjeçare, ka rënë nga kati i 8 i ndërtesës që ndoshet në bllokun 70 në Tetovë, mëson Tv Koha. Ai është dërguar në spital me shenja jete, dhe është duke u trajtuar në repartin e Ortopedisë. Personi në fjalë ka jetuar së bashku me nënën e tijë, dhe nuk dihen akoma motivet dhe mënyra se si ka ndodhur rasti.

Lexo më Shumë

Më datë 27.01.2023 në ora 20.15 në SPB Shkup është raportuar se në ora 19.45 në kryqëzimin e rrugëve “Kemal Sejfula”, “Aleksandar Urdarevski” dhe “Bosnjë e Hercegovina”, automjeti i pasagjerëve “golf 5” me targa të Shkupit i drejtuar nga I.J (18) nga fshati Brezë i Shkupit, ka goditur këmbësorin Sh.R (71) nga Shkupi. Në vendin e aksidentit këmbësori iu është nënshtruar plagëve të marra, ku nga ana e mjekut të Emergjencave Mjekësore është konstatuar vdekja, ndërsa shoferi I.J ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Në vendin e aksidentit mbikqyrje ka bërë ekipi…

Lexo më Shumë

Deklaratat militariste të kreut të VMRO-DPMNE-së, në pjesën ku ai tregon se ka qenë vullnetarë dhe ka fituar në luftë, tregojnë se ai është peng i Apasievit – transmeton KlanM, komunikatën e LSDM-së. Socialdemokratët, siç njofton KlanM, thonë se Mickoski është politikan pa qëndrim dhe vision për cështjet strategjike dhe vepron kundër interesave të vendit dhe qytetarëve. “Mickoski dhe VMRO-DPMNE bëhen peng të politikave populiste dhe retorikave nxitëse të “Levicës”, që pengojnë rrugën evropiane të vendit dhe bëjnë gara mes veti në veprimin e dëmshëm politik” – thonë nga LSDM-ja.

Lexo më Shumë

“Një banor i Kavadarit ka raportuar në polici se dikush tjetër ka marrë kredi në emër të tij”, njoftoi zëdhënësi i MPB-së Veles Riste Samarxhiev. Sipas tij, dje në ora 10:00 në Stacionin Policor në Kavadar, RL (44) nga Kavadari ka raportuar se më 25 janar i është telefonuar nga një kompani financiare se ka pagesë me këste për kredi. Sipas raportit, ai nuk ka aplikuar për kredi në një kompani financiare, pas së cilës ka kuptuar se të dhënat e tij personale janë keqpërdorur. MPB tha se po merren masa për zbardhjen e rastit./ina/

Lexo më Shumë

Shoqëria Aksionare “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” ka njoftuar se gjatë ditës së kaluar janë prodhuar 19 mijë e 180 megavat orë energji elektrike me çka, siç thonë nga qeveria, janë përmbushur tërësisht nevojat e amvisërive dhe harxhuesve të vegjël si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkollat, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera jetike shtetërore, përcjell Klan Maqedoni. “Në termocentrale janë prodhuar 11.915 MWh, ndërsa në hidrocentrale dhe në parkun e erës të Bogdancit janë prodhuar 7.265 MWh”, thonë nga EMV. EMV gjatë ditës dhe natës së kaluar nuk ka prokuruar aspak energji elektrike/KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Kundër, ka votuar edhe deputetja e grupit multietnik, Duda Balje. Por, thotë se ka informata që nuk është bërë asnjë ndryshim. E, në rast të mos ndryshimeve deklaron se përsëri do të votoj kundër. “Unë qysh kam informata nuk është bërë asnjë ndryshim, dhe nuk është bërë asnjë ndryshim që ne kemi kërkuar. Unë nuk kam asnjë arsye për me ndryshua votën nga hera e parë. Nëse është ashtu ne edhe njëherë bisedojmë me ministren, por unë kam informata që asgjë nuk ka ndryshuar në këtë rrugë”, ka thënë Balje.

Lexo më Shumë

Gjatë një operacioni të zhvilluar në Tirol të Austrisë, policia austriake arrestoi 13 persona, mes tyre edhe 5 shqiptarë, të cilët merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet me dije se janë se sekuestruar mbi 26 kg marijuanë me vlerë rreth 260 mijë euro. Policët hetuan 16 të dyshuar dhe më pas në nëntor dhe dhjetor 2022 kontrolluan gjithsej 13 apartamente në rrethet e Kufstein, Innsbruck Land, qytetin e Innsbruck dhe Steyr. Më pas policia ka zbuluar mbi 26 kg marijuanë, në vlerë rreth 260 mijë euro, si dhe janë sekuestruar disa telefona dhe një makinë. Sipas…

Lexo më Shumë

Skiliftet në Kodrën e Diellit kanë qenë jashtë funksioni edhe më shumë se një orë nga orari i caktuar. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata skijuesish që këtë fundjavë kanë shkuar atje për ta shijuar borën dhe sezonin e skijimit, përcjell Klan Macedonia. Në videot e dërguara në redaksinë e KlanM duken radhët e gjata dhe padurumi i skijuesve që nga pritja e tepërt janë nisur në këmbë drejt lartësive të qendrës së skijimit. Ndërkaq në Kodrën e Diellit ka arritur edhe kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, i cili ka vendosur që me familjen ta kalojë ditën duke skijuar në…

Lexo më Shumë

Njëri prej deputetëve të Vetëvendosjes që ka votuar kundër Kodit Civil, ka qenë Eman Rrahmani.I njëjti ka thënë sot për Front Online se nëse përmbajtja e këtij kodi është e njëjtë do të votoj përsëri kundër. “Prapë e them që nëse është përmbajtja e njëjtë për ato që kemi votu kundër, prapë kundër do të votojë”, ka thënë Rrahmani.

Lexo më Shumë

Komisioni për politikë të jashtme në Kuvendin e Bullgarisë, si rezutat i zhvillimeve të fundit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, në seancën e fundit ka miratuar njëzëri një deklaratë me të cilën dënohen aktet e dhunës dhe thirrjet e dhunës ndaj bullgarëve në RMV, organizatave dhe klubeve të tyre, ndërsa posaçërisht krimin e rënd ndaj bullgarit Hristijan Pendikov, transmeton Portalb.mk. Në deklaratë thuhet se, nevojitet respektim i parimeve të Konventës së Kombeve të Bashkuara dhe dokumentet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim me Evropë, si dhe të parimeve dekomratike të integruara në aktet e Këshillit të Evropës. “Bullgaria dënon…

Lexo më Shumë

Në një bankë në Graçanicë, deponohen 656 monedha 2-euroshe false Rastet e falsifikimit të parave po vazhdojnë të raportohen me të madhe në Policinë e Kosovës. Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se një rast i tillë është raportuar edhe dje në Graçanicë. Atje, ankuesja punëtore e bankës, ka njoftuar se pas deponimit të parave nga zyrtarët të një kompanie, gjatë verifikimit 656 monedha në vlerë 2 euro kanë rezultuar të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar. “Fsh. Preoc, Graqanicë 23.01.2023 – 11:00. Ankuesja punëtore e bankës, ka njoftuar se pas deponimit të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ka marrë paralajmërime për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes së Perëndimit, nëse Kosova nuk do të tregohet konstruktive në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi. Ai, megjithatë, shprehu bindjen se Kosova është duke u dëshmuar si palë konstruktive në këtë proces. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kurti tha se nuk është ftuar në një takim që do ta organizojë Ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar, e ku do të diskutohet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kurti tha se ky takim do të zhvillohet si pasojë…

Lexo më Shumë