Vetoja e re bullgare për negociatat evropiane të Maqedonisë së Veriut do të jetë gabim, ka deklaruar Ekaterina Zakharieva, ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë. Ajo konsideron se korniza negociuese franceze është propozim “super i mirë” për interesat bullgare dhe Sofja duhet të insistojë të plotësohen dispozitat që lidhen me të drejtat e Bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Ekaterina Zakharieva, komplotiste e bllokadës së parë nga ana e Bullgarisë e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, para tre viteve, tani konsideron se do të jetë gabim i madh për Sofjen të përsëritet vetoja, siç ka kërkuar…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministrat e Bullgarisë dhe Maqedonisë, Galab Donev dhe Dimitar Kovaçevski, kanë zhvilluar sot një bisedë telefonike për zhvillimet aktuale në marrëdhëniet mes dy vendeve. Shërbimi për shtyp i Qeverisë bullgare njoftoi se të dy kryeministrat kanë biseduar për nevojën që festimet e ardhshme të 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe pa probleme. Lidhur me këtë, të hënën, më 30 janar, zëvendëskryeministri në detyrë dhe ministri i Punëve të Brendshme të Bullgarisë Ivan Demerxhiev dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” Plamen Tonçev do të kenë takim pune me kolegët e tyre maqedonas në…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës i njofton përfituesit e bursave studentore dhe racioneve të subvencionuara të studentëve, që nga sot filloi pagesa e mjeteve financiare. Në përputhje me të dhënat, 3415 studentë do të përfitojnë mjete për katër muaj, gjegjësisht do të paguhen bursat për muajt tetor, nëntor, dhjetor 2022 dhe për muajin janar të këtij viti. Përfituesit e të drejtës të racionit të subvencionuar të studentëve, gjegjësisht 28.986 studentë, gjithashtu gjatë javës në vijim do të përfitojnë mjete edhe për muajin e kaluar, përkatësisht për dhjetorin 2022. Ndryshe, studentët që kanë shfrytëzuar të drejtën e ushqimit të subvencionuar studentor,…
Nga MPB thonë se gjatë ditës së djeshme ka pasur zënka në burgun e Idrizovës, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas zënkave, njëri nga të dënuarit ka tentuar ta sulmojë me thikë një zyrtar të burgut. “Më datë 26.01.2023 në ora 18:30 në SPB-Shkup, nga Burgu i Idrizovës është raportuar se rreth orës 14:00 ka pasur zënka mes disa të dënuarve dhe pas intervenimit të punonjësit të policisë së burgjeve, i dënuari A.M. tentoi ta sulmonte me thikë. Sipas njoftimit, zyrtarët e burgut i kanë marrë thikën të dënuarit”.
Aleanca për Shqiptarët sonte do të mbledhë kryesinë e partisë në Tetovë për të biseduar për zhvillimet politike, mes të cilave edhe formimin e grupit negociator për hyrjen e mundshme në qeveri. Ky grup do të jetë i autorizuar të zhvillojë takime me partitë në koalicionin qeveritar gjatë periudhës së mundshme për të matur pulsin e tyre për zgjerimin eventual të shumicës. Nga ana tjetër, kryeministri Kovaçevski duhet po ashtu të mbledhë partnerët e koalicionit, disa prej të cilëve tashmë janë shprehur kundër zgjerimit, kurse disa kundër shtimit të ministrave shqiptarë në ekzekutiv. Vendimin për të filluar ose jo negociatat,…
Pothuajse një e treta e të anketuarve në shtet të përfshirë me hulumtimin “Shprehi të reja digjitale” në Viza shpenzojnë prej 600 deri 900 denarë në muaj (26,5 për qind) që të kryejnë punë përmes aplikacioneve apo platformave virtuale. Çdo i dyti i anketuar (56 për qind) shfrytëzon shërbime online disa herë në ditë dhe pothuajse secili (99 për qind) atë e bën përmes smarfonit. “Katër nga dhjetë qytetarë të Maqedonisë së Veriut theksojnë se shprehitë e tyre janë bërë më digjitale apo kryesisht digjitale, si rezultat i pandemisë. Për gjysmën e të anketuarve, koha private është aspekti më digjital…
Transportuesit privatë thonë se e kanë humbur plotësisht besimin te kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, andaj nuk kanë konkurruar në thirrjet e fundit për linja të caktuara. Transportuesit thonë se pas çdo deklarate, Arsovska dëshmon se nuk ka interes të zgjidh problemin me transportin publik e as me borxhin e transportuesve privatë. Isen Halili thotë se kushtet në thirrjet e qytetit të Shkupit ishin skandaloze, pasi fillimisht numri i autobusëve që kërkohej nuk e plotësonte as 20% e nevojave, ndërsa obligimet ishin të papërballueshme. “Në atë konkurs ishte paraparë që ne me vetëfinancim ta financojmë transportit e pas…
Nxënëset e Medresesë së Tetovës sot përmes një tubimi në sheshin e qytetit kërkuan që shteti t’ua njeh diplomat që të mund të regjistrohen në universitetet në vend, ata thonë se zgjidhja për problemin e tyre zvarritet për vite me radhë dhe institucionet nuk po punojnë në këtë drejtim. Pavarësisht se ka nismë të tillë në Parlament, ajo po zvarritet dhe nuk po gjen implementim, shkruan Portalb.mk. Edhe pse kishin paralajmëruar tubim në shesh, nxënëset nuk u paraqitën në kohën e lajmëruar por u vonuan. Kjo për shkak se thanë se kanë pasur kërcënime dhe presione që mos të dalin madje u është mbyllur edhe…
Njësiti Nacional për Asgjësimin e Kontrabandës me Migrantë dhe Tregti me Njerëz pranë Sektorit për Hetime Kriminalistike në Departamentin për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz dje në bashkëveprim me SPB Veles dhe SPB Tetovë, në udhëheqjen e Prokurorit Publik nga PTHP për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit realizuan rastin me veprën penale të kryer “tregti me fëmijë” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 418-g të Kodit Penal, e kryer nga pesë persona të moshës nga 25 deri më 35 vjeçare, prej të cilëve katër nga Velesi dhe një nga Tetova, të cilët janë privuar nga…
Shkruan: Fejzi HAJDARI Edhe një vit më parë kur ndërroi jetë, por edhe sot kur minimalisht me një shkrim ose veprim simbolik, do të duhej të përkujtohet patrioti, ushtari i luftrave të UÇK’së dhe veprimtari tanimë i ndjerë Rexhail Qerimi, ne PO HESHTIM, sikur të jemi në varrë. A thua për kend luftoi e sakrifikoi ai, sikurse edhe shumë luftëtarë tjetër të UÇK-së? Ku janë shokët e idealit, së paku ata të Kumanovës e rrethinës, ku janë idealistët me të cilët ai e kishte nisur ndërtimin e kauzave kombëtare, ku janë politikanët e Kumanovës e Likovës (që nuk kujtohen të…
PRESIDENTI NË TAKIM ME KORIN DIPLOMATIK NË VEND Është koha kur angazhimet deklarative duhet të zëvendësohen me vendime të guximshme, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për ndihma ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, zgjerimin e BE-së ose për sigurinë dhe progresin ekonomik të hapësirës evropiane. Kështu, sic njofton KlanM, tha Presidenti Pendarovski në takimin tradicional vjetor me korin diplomatik të akredituar në Maqedoninë e Veriut. Sipas Presidentit Pendarovski, në historinë më të re të Evropës, gjatë periudhës së kaluar, përvec Ukrainës, vetëm Maqqedonia e Veriut është përballur me sfida të mëdha dhe sulme joparimore ndaj parametrave identitare. “Ndryshimet kushtetuese së…
Kompanitë ajrore “Viz er”, “Lufthanza” dhe “Ejxhian erllajns” dorëzuan oferta në tenderin për ndarjen e mbështetjes financiare për linja të reja ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar “Shkupi” dhe aeroporti “Shën Apostull Pali” në Ohër për periudhën prej vitit 2023 deri në fund të vitit 2025. Ofertat u hapën sot në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve nga ana e Komisionit për këtë qëllim. Javën e ardhshme do të bëhet vlerësimi i ofertave pas çka pritet të zgjidhen kompanitë ajrore me të cilat do të lidhet marrëveshje për subvencione për fluturime të reja. Me thirrjen që ishte e hapur nga 20 dhjetori i…

