Zv/Kryeministri bullgar për Rendin dhe Qetësinë Publike dhe Ministër për Punë të Brendshme, Ivan Demerxhiev, ka mbërritur në Shkup. Në MPB me kolegun e tij nga RMV-ja, Oliver Spasovski, sic njofton KlanM, duhet të bisedojnë për shënimin e 4 Shkurtit – Përvejtorit të 151-të të lindjes së Goce Dellçevit. “Mirëseardhje për kolegun tim Ivan Demerxhiev, në krye të delegacionit të lartë nga MPB e Republikës së Bullgarisë, në takimin e punës me MPB e RMV-së. Do të kemi një takim kokë më kokë, pas cka nis takimi zyrtar I dy delegacioneve” – ka shkruar në Facebook, Ministri I Brendshëm, Oliver…
Author: Hamdi Kumanova
Një 37-vjeçar nga Tetova ka raportuar në polici se i kanë vjedhur veturën “Opel Astra” në një parking në Tetovë, përcjell TV21. I njëjti thotë se vetura ishte e parkuar në rrugën “Goce Dellçev”. “Tridhjetë e shtatë vjeçari I.T. nga Tetova, sot (30- janar) në ora 08:20 në SPB-Tetovë ka raportuar se mbrëmë nga persona të panjohur në mënyrë të kundërligjshme i kanë marrë veturën “Opel Astra” me targa të Tetovës, të cilën e kishte parkuar në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë. Po merren masa për gjetjen e automjetit”, thonë nga SPB-Tetovë.
Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, gjatë emisionit “Studio 10” në televizionin 24, theksoi se Maqedonisë i duhet një filtrim i plotë i numrit më të madh të kuadrove që paguhen nga qytetarët përmes buxhetit. “Maqedonia e ka kaluar periudhën e tranzicionit apo plakjes së demokracisë. Maqedonia ka ardhur në moshë dhe sot nuk na lejohet t’i shpjegojmë opinionit se çfarë është demokracia. Në vendin tonë në momente të caktuara demokracia ose falsifikohet, ose është false, false nga ata që e zbatojnë, sepse ka një numër të madh abuzimesh me funksionet publike dhe shtetërore nga të zgjedhurit, ndaj kontrollohet…
Ditëve në vijim do të mbajë mot i ftohtë me temperatura të mëngjesit që diku-diku do të jenë nën zero, paralajmërojnë nga DPHM. Nesër në nivel lokal do të ketë reshje të dobëta të borës dhe do të fryejë erë e përforcuar veriore. Të mërkurën do të ketë stabilizim kalimtar të motit, ndërsa të enjten pasdite sërish priten reshje lokale kryesisht të borës.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski kërkoi falje për kuponin fiskal rus, sipas tij ai që punon dhe gabon. “Nuk ua marr për të madhe, sepse ai që punon dhe gabon. Njerëzit që kanë punuar, që kanë montuar videon kanë shfrytëzuar një incizim që e kanë montuar në video, ja unë në emër të tyre do të kërkoj falje në emër të atyre që në mënyrë profesionale punojnë në montimin e videove”, tha Kovaçevski.
Tridhjetë e shtatë vjeçari I.T. nga Tetova, sot (30- janar) në ora 08:20 në SPB-Tetovë ka raportuar se mbrëmë nga persona të panjohur në mënyrë të kundërligjshme i kanë marrë veturën “Opel Astra” me targa të Tetovës, të cilën e kishte parkuar në rrugën “Goce Dellçev” në Tetovë. Po merren masa për gjetjen e automjetit.Ts
Kreditimi i Bankës NLB në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar është rritur për gati 100 milionë euro, ndërsa të ardhurat neto nga kamata dhe nga komisionet dhe tarifat vitin e kaluar kanë sjellë 72 milionë euro. E kombinuar me rezervimet e reduktuara, fitimi neto arriti në 39.6 milionë euro, që është 10 për qind më i mirë se viti 2021. NLB Bank ka një nga vitet më të mira të veprimtarisë së saj afariste, sipas të dhënave zyrtare për vitin 2022 të publikuara dhe të disponueshme në faqen e internetit të Bursës së Maqedonisë. Fitimi neto i bankës arrin…
Me fjalimin e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski filloi Konferenca vjetore “Viti i mundësive të reja”, e cila do të zgjasë dy ditë. Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij do të jep vështrim të temave më të rëndësishme që kanë qenë në fokus në periudhën e kaluar, si dhe për planet e Qeverisë që kanë qëllim të sigurojnë standard më të mirë dhe kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët e dhe në kushte të krizës më e madhe ekonomike dhe energjetike në botë. Në Konferencë do të mbajë fjalim edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Në kuadër të Konferencës…
Nga evenimenti Konferenca vjetore “Viti i mundësive të reja” organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi deklaroi se me politikat e qeverisë dëshmuan se vendi është orientuar drejt një frymë pro Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Grubi theksoi se nuk lejuan instalimin e një shumicë parlamentare të varur nga Moska, por punuan drejt realizimit të premtimeve të dhëna ndaj qytetarëve, për një jetë sa më të mirë me siguri dhe stabilitet. “Një vit më parë thashë se kryefjala e 100 ditëve të para të qeverisë sonë është stabiliteti. Të gjitha të tjerat…
“VMRO-DPMNE është parti politike që punon kundër anëtarësimit të shtetit, u shërben interesave të të tjerëve dhe vepron sipas agjendës së dikujt tjetër. Të gjithë pjesëmarrësit në incidentin në Ohër janë anëtarë apo simpatizantë të VMRO-DPMNE-së. Foto me Mickoskin, me Nikollovskin. Madje një nga sulmuesit është i punësuar në administratën e kryetarit të Ohrit, Pecakov, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Nga atje thonë se “ngjarja është trajtuar nga prokuroria, pasi MPB ka arritur të gjejë menjëherë sulmuesit dhe të veprojë në përputhje me rrethanat”. “Dhuna e çfarëdo lloji është e papranueshme, ashtu siç janë të papranueshme të gjitha përpjekjet për…
“Qëndrimi i nënshtruar i qeverisë kontribuoi që Maqedonia të poshtërohet nga Bullgaria. Dhimbja e shpinës është shkaku i kërkesave të Bullgarisë, të cilat po shtohen çdo ditë e më shumë. Kjo qeveri i dëmtoi përgjithmonë pozitat maqedonase, dhe e vuri vendin në pozitë të varur. E gjithë pushteti ekzekutiv nuk mund të vendosë me ditë nëse do ta shpallë dikë persona non grata apo jo dhe në vend të reagimit të vërtetë vetëm ndez atmosferën, pastaj tërhiqet”, thuhet në kumtesën e sotëm të VMRO-DPMNE-së. Nga aty thonë se “Maqedonia nuk duhet të vihet më në pozitë për të nënshtruar…
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” shprehu keqardhje për vendimin e Sofjes që të tërheqë ambasadorin e saj nga Shkupi, duke nënvizuar se kjo ishte një tërheqje e përkohshme pasi, sipas tij, dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Osmani po ashtu tha se shfaqja e tensioneve midis Shkupit dhe Sofjes, në kohën kur ka zhvillime intensive midis Prishtinës dhe Beogradit, rrit mundësinë për ndikimin e faktorëve destruktivë, pasi sipas tij, tani ata kanë më shumë hapësirë për të vepruar. Sipas Osmanit, Rusia është…

