Pjestarë të policisë së Sektorit të Punëve të Brendshme-Tetovë, dje (30-janar) rreth orës 20:50, në parkun në rrugën “JNA” në Tetovë, kanë privuar nga liria personat R.R. (21) dhe M.R. (20) nga Tetova, si dhe K.G. (22) nga Republika e Kosovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur marihuanë dhe një dërrmues. Tre personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse.Ts
Author: Hamdi Kumanova
Ushtarët në Komandën Rajonale Perëndim ‘Sierra Coy’ të KFOR-it të përbërë nga dy toga italiane, një togë e Maqedonisë së Veriut dhe një togë shqiptare, zhvilluan stërvitje për ruajtjen e kapaciteteve për sigurimin e lirisë së lëvizjes. Në njoftimin e KFOR-it thuhet se trupat kanë ndërmarrë hapa për të përmbajtur dhe shpërbërë një turmë të çrregullt sipas teknikës “Crowd Trazir Control” dhe më pas kanë lehtësuar pastrimin e zonës dhe rivendosjen e zbatueshmërisë, përmes kontrollit të ekipit moldav të Çakmakëve Shpërthyese të Komandës Rajonale Perëndim. Më tej në njoftim thuhet se së fundmi, udhëheqja e njësisë së KFOR-it të Komandës…
MPb njofton se gjatë ditës së djeshme policia në Krivogashtani ka arrestuar një 36-vjeçar të dënuar me burg që po kërkohej pasi sihte arratisur nga burgu. “Me datë 30.01.2023, në rrugën “Goce Dellçev” në fshatin Krivogashtani, rajoni i Prilepit, zyrtarë policorë nga SPB-Manastir – Departamenti Policor Krivogashtani, kanë ndaluar P.M. (36) nga fshati Krivogashtani. Ai kërkohej me urdhër nga Burgu i Prilepit për arratisje nga burgu. Personi është dërguar në institucion për të vuajtur dënimin me burg prej dy vjet e tre muaj”.
Ataku kardiak është një prej shkaktarëve kryesorë të vdekshmërisë në vende të ndryshme. Kjo sëmundje ka përparuar ndjeshëm vitet e fundit duke ngritur alarmin në shumicën e shoqërive moderne. Jo më pak i rrezikuar mbetet edhe vendi ynë, ku dhjetëvjeçarin e fundit janë shumëfishuar rastet e prekjes nga ataku kardiak, ku krahas meshkujve një targetgrup shumë i rrezikuar janë femrat. Në këtë artikull do të njiheni me 4 simptomat e atakut kardiak që asnjë femër nuk duhet të injorojë në të përditshmen e saj : 1.Dhimbje në shpinë, qafë, nofulla dhe në krahë: Në përgjithësi simptomat e para të…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmendi rreziqet globale që paraqet lufta Rusi-Ukrainë dhe bëri thirrje për marrëdhënie më të forta midis NATO-s dhe Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA). Stoltenberg, i cili erdhi në Japoni si pjesë e turneut të tij në Azinë Lindore, foli për luftën Rusi-Ukrainë në fjalimin që mbajti gjatë vizitës së tij në bazën Iruma të Forcave të Mbrojtjes Ajrore të Japonisë, në veri të kryeqytetit Tokio. “Nëse Putini fiton në Ukrainë, do të jetë një tragjedi për ukrainasit. Megjithatë, do të dërgojë gjithashtu një mesazh shumë të rrezikshëm për liderët autoritarë në mbarë botën.…
Presidenti amerikan, Joe Biden nuk do të dërgojë aktualisht avionë luftarakë në Ukrainë. Presidenti francez, Macron nuk e përjashton këtë, por duhen përmbushur disa kritere. Presidenti amerikan, Joe Biden është shprehur hapur kundër dërgimit të avionëve luftarakë të tipit F-16 në Ukrainë. Pyetjes së gazetarëve, nëse ai e mbështet dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, ai iu pëgjigj në Uashington të hënën me “jo”. Politika ukrainase kërkon nga aleatët perëndimorë me ngulm dërgimin e avionëve luftarakë. Javën e shkuar ishte zëvendëskëshilltari për sigurinë kombëtare, Jon Finer, i i cili nuk e përjashtoi kategorikisht dërgimin e avionëve luftarakë F116. SHBA nuk…
Policia e Tiranës bëri publike të dhënat e operacionit ‘Fijet’ për goditjen dhe sekuestrimin e kamerave të vendosura në ambientet publike në kundërshtim me ligjin. Blutë e Tiranës e nisën këtë operacion të hënën dhe në total u sekuestruan 155 kamera, që dyshohet se u vendosën nga grupet kriminale, apo edhe nga qytetarë të thjeshtë. Për pasojë, ndaj 37 personave nisi procedimi penal. Operacioni u shtri në territorin që mbulohet nga 6 komisariatet e Tiranës. Qarku Tiranë/Vijon zbatimi i planit operacional policor të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të…
Sot, 31.01.2023 (e martë), në orën 10:00, në hotelin Aleksandar Pallas vazhdon dita e dytë e Konferencës vjetore “Vit i mundësive të reja”, në fokus të së cilës do të jenë energjetika, politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes, politikat fiskale, monetare dhe tatimore, si dhe bujqësia, transmeton Portalb.mk. Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të jetë folës në panelin e parë “Maqedonia e Veriut si qendër e gjelbër energjetike – si të shndërrohet kriza në mundësi “. Panel 1 “Maqedonia e Veriut si qendër e gjelbër energjetike – si të shndërrohet kriza në mundësi “, do të fillojë në orën…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku si pasojë e të shtënave më armë zjarri 10 persona kanë mbetur të plagosur.Ngjarja ka ndodhur në Lakeland të Floridas, ku për pasojë dhe 8 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Policia ka deklaruar se të shtënat ishin në shënjestër dhe jo të rastësishme.“Mjeti ngadalësoi dhe u hapën xhamat. Ishin katër persona që gjuanin në automjet. Ata filluan të qëllojnë nga të katër xhamat e automjetit dhe të qëllojnë meshkuj nga të dyja anët.”, tha policia. Ende nuk ka asnjë të…
Përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje sot do të protestojnë kundër presionit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.Protesta do të zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në orën 12:00. Kujtojmë se të hënën Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka prezantuar draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).Sipas këtij draft-statuti, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, transmeton Klan Kosova. Mirëpo përkundër presionit ndërkombëtar, kryeministri Albin Kurti është duke refuzuar që…
Blerim Bexheti si përfaqësues i “Grupit të zjarrit” në emisiionin Klan Debat ka vlerësuar se ministrat aktual të BDI-së po shfaqen si uzurpatorë të partisë. Sipas tij, BDI nuk ka pasur organe legjitime tre vite pas kongresit. “Ata nuk i janë nënshtruar mekanizmit të kontrollit para strukturave partiake”, tha mes tjerash Bexheti, përcjell Klan MAcedonia. Deklarata e plotë!
Një person ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar në Rahovec. Policia bën me dije përmes raportit se viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse policore dhe Inspektori i Punës.

