Author: Hamdi Kumanova

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar pas deklaratës së presidentit kroat, Zoran Millanoviq, i cili në një koment ka tërhequr një lloj paralele mes Krimesë së aneksuar nga Rusia dhe Kosovës që sipas tij është “marrë” nga Serbia. E pas kësaj deklarate të presidentit kroat kanë ardhur edhe reagimet e para. “Deklarata proruse e presidentit kroat Milanoviq nuk mund ta cenoj partneritetin strategjik Kosovë-Kroaci”, shkruan Tahiri në Facebook. Ndërkaq, deputetja shqiptare në Parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Prljaskaj, i është drejtuar Zyrës së Presidentit në Kroaci, Zoran Millanoviq, me kërkesën që i njëjti të distancohet nga deklarata e tij për Kosovën…

Lexo më Shumë

Promovimi dhe ngritja e cilësisë së arsimit të mesëm profesional në vend nëpërmjet avancimit dhe zgjerimit të konceptit të të mësuarit përmes punës në kompani do të jetë fokusi i punës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në muajt e ardhshëm, ndërsa mbështetja për arritjen e qëllimeve të përcaktuara është siguruar nga Qeveria e Konfederatës Zvicerane. Me këtë rast, sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe ambasadorja e Zvicrës në Shkup, Veronik Ulman, nënshkruan memorandum për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm të krijuar disa vite më parë, i cili parasheh zbatimin e një plani konkret me më shumë…

Lexo më Shumë

Globalisht, duhani po bëhet gradualisht një gjë e së kaluarës, por siç tregojnë të dhënat e hulumtimit nga Statista Consumer Insights, ky zakon i veçantë “mbahet mirë” në disa vende. Edhe pse marketingu agresiv i industrisë së duhanit në disa zona ka çuar në një rritje të përdorimit të cigareve në mesin e popullatës lokale, “bastionet e fundit” të duhanit janë ende në tregjet e vendosura. Në këtë shtet pihet më së shumti duhani Globalisht, duhani po bëhet gradualisht një gjë e së kaluarës, por siç tregojnë të dhënat e hulumtimit nga Statista Consumer Insights, ky zakon i veçantë “mbahet…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka përshkruar sulmin intensiv të Rusisë në lindje si “hakmarrje” për humbjet e mëparshme në luftë, raporton SkyNews. Në fjalimin e tij përditshëm, Zelensky tha: “Mendoj se ata nuk do të jenë në gjendje t’i japin shoqërisë së tyre ndonjë rezultat pozitiv bindës në ofensivë. Unë kam besim në ushtrinë tonë. Ne do t’i ndalim të gjithë ata, pak nga pak, do t’i shkatërrojmë dhe do të përgatisim kundërsulmin tonë të madh.” Kievi ka pretenduar se sulmet ruse të javëve të fundit kanë pasur një kosto të madhe. Ata fillimisht ishin mbështetur te mercenarët, duke…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa probleme, kryesisht nëpër rrugë kryesisht të thata. Reshje të lehta bore bie në drejtimin rrugor Straçin – Kumanovë, por nuk qëndron në rrugë. Siç informon LAMM, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Rekomandohet shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen…

Lexo më Shumë

Skuadroni i Armatës së Maqedonisë së Veriut për stërvitje, i njohur si Qendra për Stërvitjen e Pilotëve, prej sot u është bashkëngjitur qendrave për stërvitjen e pilotëve në Çeki dhe në Itali si qendra zyrtare të NATO-s, pjesë të strukturës stërvitëse për aviacion të Aleancës në Evropë. Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, me përfshirjen e kësaj qendre në strukturën e NATO-s për stërvitjen e pilotëve në Evropë, u konfirmua fakti se ajo funksionon sipas standardeve më të larta të Aleancës në fushën e stërvitjes së pilotëve për helikopterë. “Njëkohësisht me Qendrën për Stërvitjen e Pilotëve në Maqedoninë e Veriut, edhe…

Lexo më Shumë

Gazetari afgan i strehuar në Kosovë, Ahmad Shaker, tha se Afganistanin e kanë lënë në gjendje të mjerueshme, “sidomos për gazetarët”, transmeton REL. “Mediat nuk janë të lira dhe në secilën është një përfaqësues taliban që e kontrollon. Rreth 60 për qind [e mediave] janë detyruar të mbyllen dhe gazetarët ta lëshojnë Afganstanin”, tha ai gjatë një konference për media në Prishtinë. Më 30 janar, në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një muaj pasi Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për t’iu ofruar strehim atyre. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) njoftoi të hënën për arritjen e gazetarëve…

Lexo më Shumë

Në mëngjes më ftohtë është në Kodrën e Diellit, – 8 gradë celsius, ndërsa trashësia e borës ka arritur në 74 centimetra. Siç njoftoi DPHM, deri në orën 08:30 janë matur – 6 gradë celsius në Berovë, -5 në Mavrovë, -4 në Kriva Pallankë, Manastir, Prilep dhe Krushevë, -3 në Tetovë, -2 në Shkup, Petrovec, Ohër, Pretor, Shtip, Demir Kapi, Vinicë dhe Strumicë, -1 në Shkup – Zajçev Rid dhe Kumanovë, si dhe 2 gradë celsius në Gjevgjeli dhe Dojran. Trashësia e borës deri në orën 07:00 në Mavrovë ka qenë 15 centimetra, në Krushevë 6 dhe në Gjurishtë 3.…

Lexo më Shumë

Në indeksin ndërkombëtar për perceptimin e korrupsionit në botë nga “Transparency International”, Maqedonia është në vendin e 85-të nga 180 vende. Nga rajoni para nesh janë Sllovenia (41), Greqia (51), Kroacia (57), Mali i Zi (65), Kosova (84), ndërsa Maqedonia në të njëjtin vend është me Surinamin, Indinë, Maldiveve, Guajanë dhe Tunizi. Pas nesh janë Shqipëria dhe Serbia (101). “Bota ka nevojë për veprim urgjent,” thotë titulli i Transparency International mbi Indeksin Botëror të Korrupsionit. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022 tregon se shumica e vendeve po dështojnë të ndalojnë korrupsionin. Indeksi rendit 180 vende dhe territore në mbarë botën…

Lexo më Shumë

Policia e Dibrës ka arrestuar dy persona, pasi u kapën duke transportuar sasi të vogla kanabis. Në pranga kanë rënë Endri Dema dhe Aristir Leka. Policia thotë se sasia lëndës narkotike kanabis ishte e ndarë në doza të vogla dhe ishte gati për treg. Këta persona udhëtonin me një makinë, ndërsa një person i tretë ka mundur t’i arratiset policisë. Ndërkohë vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e të riut. Njoftimi i Policisë: Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Arrestohen në flagrancë dy shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër. Sekuestrohen…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kujtuar heronjtë Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën në 26-vjetorin e rënies së tyre. Sipas Haradinajt, sakrifica e tyre, trasoi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. “Në 26-vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë heroizmin e trimave të UÇK-së, komandantin Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”. “Sakrifica e tyre, trasoi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Zahiri, Edmondi dhe Hakifi do të jenë përherë pjesë e kujtesës sonë historike”.

Lexo më Shumë