Përfshirja e bullgarëve në kushtetutë do të kontribuojë për një bashkëpunim më të mirë midis Shkupit dhe Sofjes dhe rrjedhimisht për përmirësimin e marrëdhënieve në të gjithë rajonin, thotë në një intervistë ekskluzive për Indeks.mk, ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç. “Në çdo rast, është një padrejtësi ndaj Maqedonisë së Veriut dhe mendoj se vendet fqinje duhet të bëjnë diçka në nivel diplomatik, në mënyrë që marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës të jetë në favor të përmirësimit të bashkëpunimit në të gjithë rajonin. Prandaj, Bullgaria do të duhet të ndërmarrë gjithçka për të zgjidhur kontestin me mjete diplomatike, por edhe të…
Author: Hamdi Kumanova
Bordi Ekzekutiv i LSDM-së në pushtet mbrëmë ka vendosur që të vazhdojnë bisedimet me Aleancën për Shqiptarët (ASH) për hyrjen e kësaj partie në koalicionin qeveritar. Sipas kësaj partie, bisedimet e mëtutjeshme do të udhëhiqen nga një grup punues në të cilin përveç kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sekretarit të përgjithshëm, Mile Zeçeviq, anëtarit të kryesisë qendrore dhe ministrit të Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, ndërsa do të marr pjesë edhe koordinatori i grupit parlamentar të socialdemokratëve, Jovan Mitreski, përcjell INA. Bordi ekzekutiv i LSDM-së vlerëson se bashkëpunimi me ASH do të ofrojë vlerë të shtuar për qytetarët për disa…
Konsumimi i shpeshtë i ushqimeve shumë të përpunuara shoqërohet me një rrezik të shtuar të kancerit, veçanërisht në lidhje me tumoret gjinekologjike, tregon një studim i ri shkencor ndërkombëtar. Ky është vlerësimi më gjithëpërfshirës deri më sot i lidhjes midis ushqimeve shumë të përpunuara dhe kancerit. Ushqime të tilla janë ato që kanë pësuar një përpunim të konsiderueshëm gjatë prodhimit të tyre, si pijet e gazuara, buka e ambalazhuar, ushqimet e gatshme, drithërat etj. Shpesh produkte të tilla janë relativisht të lira, të përshtatshme për t’u konsumuar dhe promovuar përmes marketingut të fortë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ato zakonisht…
Autoritetet në Australi thonë se e kanë gjetur një kapsulë të vogël radioaktive, e cila humbi javën e kaluar gjatë transportimit. Një kërkim i madh ishte duke u zhvilluar për disa ditë, kur kjo kapsulë humbi teksa po transportohej përgjatë një rruge 1.400 km (870 milje) nëpër Australinë Perëndimore. Gjigandi i minierave, Rio Tinto, kërkoi falje për humbjen e pajisjes, mund të kishte paraqitur një rrezik serioz. Kapsula, e cila ka diametër është 6 milimetra (0,24 inç) dhe është e gjatë 8 milimetra, përmban një sasi të vogël të Caesium-137 (ose radiocaesium), që mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës, djegie…
Nëse dëshironi të vozitni një makinë, motoçikletë, rimorkio, karvan, furgon ose kamping (deri në 3.5 ton) në autostradat zvicerane ju duhet të keni vinjetën e re. Automjetet që peshojnë më shumë se 3.5 ton nuk kanë nevojë për vinjetë. Për automjetet e rënda paguhet një tarifë e vecantë, transmeton IndeksOnline. Ku duhet të vendos vinjetën? Vinjeta duhet të vendoset në pjesën e brendshme të xhamit të përparmë në një vend qartësisht të dukshëm dhe nuk mund të përdoren “materiale të tjera”, shkruan Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare në faqen e saj të internetit . Në automjetet që nuk kanë…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (31.01.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 143 masa, nga të cilat 14 masa për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 16 masa për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët. Pesë masa janë shqiptuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, nëntë masa për kalim në semaforë të kuq”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, u shpreh optimiste se skriningu me BE-në do të pengojë punësimet partiake në institucione. “Skriningu me BE-në do të pastrojë punësimet partiake në administratë dhe do të shkojë sipas kualifikimeve. Ai sistem do t’i parandalojë ato punësime partiake. Nga atje do të thonë që nuk mund të bëhet kështu. Nëse duam të jemi në shoqërinë e vendeve ku funksionon shteti i së drejtës, duhet edhe t’i harmonizojmë ato. Konkurrencë e ndershme, përzgjedhje e njerëzve cilësorë që do të udhëheqin institucionet”, tha Ivanovska.
“Rrjetet sociale gjithnjë e më shumë bëhen kurth për të miturat viktima të trafikimit”, thonë organizatat që në fokus kanë mbrojtjen e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore në Maqedoninë e Veriut. Këto reagime pasojnë njoftimin e Prokurorisë maqedonase më 27 janar se ka hapur procedurë hetimore kundër katër personave nga Velesi dhe një tjetri nga Tetova, nën dyshimin se kanë kryer veprën trafikim me mitur. Pas kësaj, Gjykata ua ka shqiptuar masën e paraburgimit katër të dyshuarve nga Velesi dhe masën e arrestit shtëpiak personit nga Tetova nën dyshimet për keqpërdorim seksual të një të miture, si dhe përgatitjen…
Apeli e kthen në rivendosje17:21 | 31 January 2023Autori: InfokusiGjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, e ka hudhur poshtë aktakuzën ndaj tre të pandehurve G.S, B.S dhe M.S, të akuzuar për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares, në muajin qershor të vitit 2022.Një vendim i tillë për hudhje të aktakuzës, është marrë më 12 janar 2023 nga gjyqtari Adnan Isufi, ku sipas tij, aktakuza në raport me të pandehurit e lartcekur është e pa plotë, raporton “Betimi për Drejtësi”.“Hudhet aktakuza PP…. në pikën IV lidhur me të pandehurin G.S dhe B.S dhe në pikën VIII lidhur me…
Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka pësuar komplikime pas abortit që ka kryer, ndërsa dy mjekë janë nën hetim për neglizhencë në trajtimin mjekësor. Etleva Çullhaj (viktima) ditën e djeshme është paraqitur në Maternitetin e Elbasanit ku ka kryer një procedurë aborti dhe më pas është larguar në banesë. Rreth orës 18:00 të së njëjtës ditë, sipas policisë, dyshohet se për shkak të komplikimeve të gjendjes shëndetësore, ajo ka njoftuar ambulancën. Më pas ajo ka ndërruar jetë në spital. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan kanë nisur hetimin dy mjekët, 56-vjeçari A. P.…
DAVID FISHWICK është një milioner i cili vendosi një lëvizje të pazakontë për të motivuar fëmijët e tij për të punuar, shkruan Daily Star. Britaniku 51-vjeçar kishte fillime modeste, nuk mbaroi shkollën dhe u punësua si punëtor ndërtimi. Ai filloi të fitonte para duke krijuar një kompani që shiste minibusë dhe e bëri pasurinë e tij pas krizës financiare në vitin 2008 kur filloi bankën e tij për të ndihmuar bizneset lokale të rriteshin dhe historia e tij u shndërrua në serialin Netflix Bank of Dave. Ai do të japë pasurinë e tij Pasuria e tij llogaritet në rreth 500…
“Nëse një ditë Suedia përmbush detyrimet e saj, atëherë ne do të ulemi dhe do të shohim”, tha ministri i Jashtëm turk Türkiye nuk do të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO nëse nuk përmbush detyrimet sipas memorandumit trepalësh, tha ministri i Jashtëm i vendit, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA). “Nëse një ditë Suedia përmbush detyrimet e saj, atëherë ne do të ulemi dhe do të shohim. Por për momentin, nuk është e mundur që ne t’i themi ‘po’ anëtarësimit të Suedisë në NATO në këto kushte”, tha Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun hungarez…

