Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë shpallur rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për student të rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike të ciklit të parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2022-2023. Studentët të cilët kanë fituar të drejtën e bursës për studentë duhet të shkarkojnë dhe plotësojnë TRE ekzemplarë të Marrëveshjes për bursë përkatëse (të publikuara me rezultatet) dhe t’i dorëzojnë së bashku me kopjen e llogarisë rrjedhëse personale nga data 02.02.2023 deri më 17.02.2023, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës…
Author: Hamdi Kumanova
Çmimi i naftës në Maqedoni do të ulet për 2,5 denarë, përcjell TV21. KRRE ka vendosur që çmimet e benzinave të mbeten të njëjta, ndërsa çmimi i vajit ekstra të lehtë ulet për 2 denarë. Çmimet e derivateve pas mesnatës: Eurosuper BS-95 – 84 denarë/l Eurosuper BS-98 – 86 denarë/l Nafta – 82 denarë/l Vaji ekstra i lehtë – 80,5 denarë/l
Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së mbrëmë njëzëri vendosi që të vazhdojnë negociatat me Aleancën për Shqiptarët për hyrjen e kësaj partie në koalicionin qeveritar. Krahas Kryeministrit dhe liderit socialdemokrat, Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, në grupin negociator të LSDM-së do të jenë edhe Sekretari i Përgjithshëm, Mile Zeçeviq, Ministri Ljupço Nikolovski dhe Koordinatori i Grupit Parlamentar, Jovan Mitreski. “Është një hap përpara në zgjerimin e aleancës për mbështetje të anëtarësimit në BE me të gjitha reformat dhe diferencim I qartë nga dy partitë politike që janë kundër BE-së, VMRO-DPMNE-së dhe “Levicës”, për stabilitet të domosdoshëm në këtë periudhë kyçe lidhur me…
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i pyetur për hyrjen e Aleancës në Qeveri, tha se askush nuk beson, por as vet pushteti se në muajt e mbetur deri në zgjedhjet e rregullta mund të bëhen çudira. Sipas tij qëllimi i vetëm i është përfitimi nga tenderët dhe vjedhja e qytetarëve. “Dhe për këtë arsye unë koalicionin e ri më shumë e shoh si estradë politike, në të cilën këta politikanë që hyjnë në këtë koalicion qeverisës kanë vetëm një qëllim të vetëm, të kënaqin disa persona rreth vetes, të marrin edhe disa tenderë që të mund ta vjedhin qytetarët. Nuk…
Më 16 shkurt, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg është paraparë të shpallë vendimin për abolimin e dhënë nga ish-presidenti Gjorge Ivanov për ish-funksionarët dhe personat e tjerë të ndjekur nga Prokuroria Speciale Publike (SPP). Informacionin për datën e publikimit për “Fokus” e ka konfirmuar edhe agjentja e qeverisë nga Byroja për Përfaqësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut para GJEDNJ-së, Danica Xhonova, transmeton Portalb.mk. “Për disa nga rastet që ju interesojnë ka njoftim për publikim më 16 shkurt në faqen e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”, tha Xhonova për Fokus. Me abolimin…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pronarët e automjeteve e kanë për obligimin që deri me datë 12 shkurt 2024, t’i ndërrojnë targat me shenjën “MK”, në ato me shenjën “NMK”. “Të gjithë pronarët e automjeteve të regjistruara janë të detyruar të zëvendësojnë targat me shenjën “MK” të lëshuar deri në ditën e fillimit të zbatimit të kësaj rregulloreje (15 janar 2021), përkatësisht targat e tilla mund të përdoren deri me 12 shkurt të vitit 2024″, thonë mes tjerash nga MPB.
Nga fundjava e ardhshme, e diela do të jetë ditë jo pune për të gjitha biletaritë, përkatësisht nuk do të ketë pika shitëse në detyrë në NTP Shkup, njoftuan nga kjo ndërmarrje. “Të dielave, si dhe deri më tani, shfrytëzuesit e transportit publik do të mund t’i mbushin kartelat elektronike “Skopska” në cilëndo prej afro 100 pikave të shitjes nga rrjeti dytësor i shpërndarjes së shitjeve të NTP Shkup (markete dhe trafika)”, thonë nga NTP.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës nga radhët e BDI-së, Jeton Shaqri thotë se nuk ka informacione se cilat ministri do i jepen Aleancës për Shqiptarët nëse e njëjta vendos të hyjë në Qeveri, përcjell TV21. I pyetur nëse Ministria e Arsimit do të kalojë te ASH, Shaqiri tha se nuk është pjesë e ekipit të bisedimeve me ASH-në. “Mendoj se unë nuk jam pjesë e ekipit që zhvillon bisedimet. Ju si mediume me kohë do të informoheni për çdo informatë, pa dallim”, tha mes tjerash Shaqiri.
I pyetur nëse Ministria e Drejtësisë do të kalojë në menaxhim Aleancës për Shqiptarët, ministri aktual Tupançevski tha se nuk shqetsohet për këtë çështje dhe se deri në momentin e fundit do të mundohet maksimalisht të përmirësojë sistemin e drejtësisë në vend. “Në pjesën më të madhe të mediumeve është përfolur se Ministria e Drejtësisë do të jetë njëra nga Ministritë që do të vendoset në “Pazar3″, thënë figurativisht, që do të jetë në bursë sa i përket rokadave të caktuara, rreth disa zëvendësimeve të pozitave ministrore. Absolutisht, unë si ministër, por edhe Ministria e Drejtësisë, nuk jemi të ngarkuar…
32 shkolla nga Maqedonia e Veriut, nga të cilat 12 shkolla të mesme, 20 shkolla fillore dhe një kopsht fëmijësh, janë pjesë e një programi shkencor dhe arsimor mbarëbotëror për mësim dhe vëzhgim global në favor të mjedisit jetësor, që zbatohet në nivel global nga Zyra për Zbatim të Programit GLOBE në kuadër të Korporatës Universitare për Kërkime Atmosferike (UCAR) në SHBA. Jemi krenarë që 32 institucione arsimore në vend janë pjesë e rrjetit botëror dhe të shënuara me koordinata me të dhënat e mbledhura plotësojnë tablonë e kushteve mjedisore në nivel global. Vendi ynë përmes Ministrisë së Mjedisit Jetësor…
Një zjarr ka shpërthyer në një kamp në Spanjë ku strehoheshin qindra punëtorë. Mediar e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në kampin El Walili, rajonin juglindor spanjoll të Almerias, ku 200 njerëz u evakuuan. Bëhet e ditur se zjarri ra në të njëjtën ditë kur kampi supozohej të shkatërrohej pas një urdhri nga këshilli i qytetit të Nijar. Një urdhër gjykate për prishjen e kampit thoshte se strukturat atje ishin të rrënuara dhe të ndërtuara pa leje. Shumica e banorëve të kampit ishin burra nga Afrika Sub-Sahariane dhe Maroku, që punonin në fermat e shumta në zonë.…
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se për këtë vit paga mesatare bruto do të jetë 730 euro. “Me ligjin e ri mesatarja bruto do të jetë 730 euro për vitin 2023, një rritje 17 për qind”, ka thënë Murati në mbledhjen e sotme të qeverisë. Ai ka theksuar se për vitin e ardhshëm vlera e koeficientit për pagat parashihet të jetë 110 euro. Murati njoftoi se nga muaji shkurt do të fillohet me implementimin e ligjit të ri të pagave. Sot në mbledhjen e qeverisë u miratua vlera e koeficientit 105 euro për pagat./21Media

