Author: Hamdi Kumanova

Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ulëta për një orë pune sesa burrat. Më 2022 gratë kanë fituar mesatarisht 20,05 euro në orë, që do të thotë 4,31 euro ose 18 % më pak se meshkujt (të cilët mesatarisht për një orë punë në Gjermani paguhen 24,36 euro). Në të njëjtën kohë, siç raportohet nga Enti Federal i Statistikave, diferenca në të ardhurat në pjesët lindore të Gjermaninë është aktualisht shtatë përqind, që është një dallim me pjesët perëndimore të vendit, ku gratë paguhen 19 për qind më pak se burrat për të njëjtën punë, transmeton DW.…

Lexo më Shumë

Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar interpelancë me kreun e qeverisë, këtë seancë plenare që pritet të nisë në orën 10:00. Gjithashtu grupimi i Sali Berishës ka depozituar në Kuvend një kërkesë për mocion me debat pa limit kohor për të diskutuar mbi çështjen e McGonigal. Mbetet për t’u parë nëse Kuvendi do ta fusë në rend dite kërkesën e tyre. Në kërkesën e grupit të Rithemelimit, vihet re se mungon firma e Sali Berishës, ndërsa ai është përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi pas situatës në seancën plenare të një jave më parë. Edhe pse është…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i pyetur për hyrjen e Aleancës në Qeveri, tha se askush nuk beson, por as vet pushteti se në muajt e mbetur deri në zgjedhjet e rregullta mund të bëhen çudira. Sipas tij, qëllimi i vetëm i është përfitimi nga tenderët dhe vjedhja e qytetarëve. “Dhe për këtë arsye unë koalicionin e ri më shumë e shoh si estradë politike, në të cilën këta politikanë që hyjnë në këtë koalicion qeverisës kanë vetëm një qëllim të vetëm, të kënaqin disa persona rreth vetes, të marrin edhe disa tenderë që të mund ta vjedhin qytetarët. Nuk…

Lexo më Shumë

Një pjesë e madhe e uebfaqeve të shitjes onlajn në Bashkimin Evropian përdorin teknika manipulative për të mashtruar, keqinformuar ose për të joshur konsumatorët, tregon studimi i fundit i Komisionit Evropian. Komisioni ka hulumtuar 399 shitore onlajn të regjistruara në vendet e BE-së, ndërsa rezultatet tregojnë se 148 prej tyre, ose rreth 40%, shfrytëzojnë ndonjë teknikë manipulimi. <div “=””> Janë lokalizuar 3 teknika manipulimi që lidhen kryesisht me keqinformim të konsumatorëve, nxitje për të bërë zgjedhje të caktuar ose fshehje informacione për shpenzime shtesë. 42 uebfaqe shfrytëzonin “numërim mbrapsht” të rrejshëm me afat të caktuar për të blerë produkte specifike; 54…

Lexo më Shumë

Autoritetet kanë krijuar një grup pune për t’u marrë me ato që ata i quajnë mungesa “problematike” të ilaçeve në vend, përcjell albinfo.ch. Problemet e furnizimit janë përkeqësuar edhe më tej gjatë javëve të fundit dhe tani po ndikojnë edhe në shërbimet ambulatore, tha qeveria të mërkurën. <div “=””> Kjo i dallon mungesat aktuale nga ato të viteve të mëparshme, të cilat goditën më së shumti spitalet; kësaj radhe, medikamentet e marra nga goja – për shembull, qetësuesit Paracetamol dhe Ibuprofen, veçanërisht në formë shurupi për fëmijët – preken. Farmacitë tashmë shprehën frikën e mungesës disa muaj më parë. Tabletat…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se “Asociacioni një etnik në Kosovën me kushtetutë shumë etnike, nuk është i mundshëm”. Ky qëndrim që u shpreh gjatë një vizite në një fabrikë në komunën e Ferizajt, është përgjigja më e fortë ndaj trysnisë diplomatike perëndimore për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Komentet e kryeministrit Kurti pasuan takimin e një ditë më parë të organizuar nga ambasada amerikanë në Prishtinë me një grup zyrtarësh qeveritarë, përfaqësuesish të partive politike dhe shoqërisë civile për të diskutuar rreth Asociacionit. Duke theksuar se është kryeministër i të gjithë…

Lexo më Shumë

Turqia e shikon me pozitivitet aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO, por nuk mbështet atë të Suedisë, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. “Qëndrimi ynë ndaj Finlandës është pozitiv, por nuk është pozitiv ndaj Suedisë”, tha Erdogan më 1 shkurt gjatë një fjalimi në Parlamentin turk, transmeton REL. Vitin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Megjithatë, këto dy shtete u përballën me kundërshti nga Turqia dhe që atëherë kanë tentuar që të përmbushin kushtet e vëna nga Ankaraja. Ankaraja dëshiron që Helsinki, dhe Stokholmi në veçanti, të ndërmarrin një qëndrim…

Lexo më Shumë

Sezoni 2022-23 ka qenë i mbushur plot me marrëveshje me para të mëdha, me lojtarë si Mykhailo Mudryk, Antony, Erling Haaland dhe Darwin Nunez që bënë lëvizje. Megjithatë, transferimet që bënë bujë më së shumti janë ende ato të vitit 2017, me Paris Saint-Germain që tronditi botën e futbollit kur tranferoi Neymarin nga Barcelona dhe më pas e mori menjëherë edhe Kylian Mbappen nga Monaco, të dy këto transferime që ende mbajnë epitetin si më të shtrenjtat në histori, edhe gjashtë vite më pas. Transferimi i tyre bëri që tregu i transferimeve të fryhet, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv. Një numër…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e pranoi sot se Kina paraqet sfida sigurie për interesat dhe vlerat e NATO-s, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve të saj në rritje me Rusinë. Zoti Stoltenberg i bëri komentet gjatë një vizite në Japoni, ku premtoi thellimin e lidhjeve ushtarake me Tokion me tensioneve në fushën e sigurisë të shkaktuara nga agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe bashkëpunimi i saj ushtarak në rritje me Kinën. Ministria e jashtme kineze reagoi sot duke thënë se zoti Stoltenberg po “ekzagjeron” kërcënimin nga Kina.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltennerg shprehu sot shqetësimin rreth sfidave…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministrja për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Grkovska, në kuadër të vizitës së saj të punës në Uashington, SHBA, dje realizoi takim me senatoren Xhin Shahin, kryetare e Nënkomitetit për punë të jashtme për Evropën dhe bashkëpunim rajonal të sigurisë të Senatit, ku u theksua se mbështetja e SHBA-së për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE- segment kyç për stabilitetin e Ballkanit. Në kohën e takimit konstruktiv, siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, është diskutuar për vendimet që ka marrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut për të arritur ndryshime drastike në drejtim të fillimit të procesit…

Lexo më Shumë

Vetëm në katër muaj rreth 200 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore nga qyteti i Tetovës janë shpërngulur jashtë vendit. Kjo nënkupton se janë shuar rreth 8 paralele. Nga sektori për veprimtari komunale thonë se këto të dhëna janë shqetësuese pasi që shkollat janë duke ngelur pa nxënës. “Me fillimin e gjysmë vjetorit të dytë në shkollat e mesme kërkuam informacion nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme se sa nxënës kanë marrë fletëshpërngulje, ku nga informacionet nga shkollat fillore kanë marrë 143 nxënës, ndërsa nga shkollat e mesme fletëshpërngulje kanë marrë 59 nxënës dhe në qoftë se…

Lexo më Shumë

Më shumë se 90 për qind e teksteve shkollore janë dorëzuar për klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta – klasa në të cilat fëmijët mësojnë sipas planprogrameve të reja sipas Konceptit për arsimin bazë nga viti 2020, tha sot ministri Jeton Shaqiri dhe njoftoi se këto ditë po dorëzohen edhe tekstet e fundit shkollore që mungonin. Vitin e ardhshëm me planprograme të reja sipas Konceptit, do të mbulohen klasat e treta dhe të gjashta, ndërsa Shaqiri siguron se të gjitha tekstet do të dorëzohen më 1 shtator, përkatësisht do të respektohen afatet. Në fillim të vitit…

Lexo më Shumë