Author: Hamdi Kumanova

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka kohë që ka dështuar në detyrën e saj, ndërsa tani po bëhet e dëmshme për të gjithë shkupjanët. Pas largimeve padrejtësisht nga puna të të punësuarve në ndërmarrjet publike, tani ka bllokuar edhe transportin publik duke goditur transportuesit privat dhe të gjithë qytetarët e Shkupit. Do të bënim thirrje për të zgjidhur problemin, por Arsovska tanimë ka dëshmuar paaftësinë dhe keqmenaxhimin e saj, kështu që zgjidhjen e vetme për të gjitha problemet e shohim te dorëheqja e saj e menjëhershme. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryeqyteti nuk guxon të ngelet në një…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski në pres konferencën e sotme ka deklaruar se përgjegjësi për dhënien e shtetësisë Onishenkos duhet që të kërkohet te Viktor Dimovski dhe Oliver Spasovski, transmeton Almakos. “ Këtyre ditëve Agjencia për Siguri Nacionale dhe Viktor Dimovski kanë bërë edhe një skandal me të ikurin Onishenko. Viktor Dimovski dhe Oliver Spasovsli duhet që të japin përgjegjësi për dhënien e shtetësisë maqedonase ndaj kriminelit sovjetik-ukrainasit Onishenko i cili është në listën e zezë të SHBA-së, ndaj të cilit zyrtarisht ka lëshuar fletarrest edhe Ukraina.” , deklaroi Nikollovski./Almakos/

Lexo më Shumë

Neto-rroga mesatare e paguar për të punësuar në shtator të këtij viti ishte 32 553 denarë dhe është për 12,8 për qind më e lartë se muajin e njëjte të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika. Rritja e këtillë i referohet, para së gjithash, rritjes së neto-rrogës së paguar mujore mesatare për të punësuar në sektorët: Art, argëtim dhe reakreacion (19.1%), Objekte për akomodim dhe veprimtari servisore me ushqim (18.8%) dhe Industri përpunuese (17.9%). Rritje e neto-rrogës së paguar mujore mesatare për të punësuar, në raport me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët: Arsim…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, prej 29 deri më 1 dhjetor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vizita e Shtajnmajerit, siç ceket në ueb faqen zyrtare të presidentit gjerman, duhet të fokusohet në situatën në rajon, ndikimin e luftës agresore ruse në Ukrainë dhe mbështetjen rrjedhëse të Gjermanisë për perspektivat e vendit për inkuadrim në BE. Kjo është vizita e parë e presidentit federal Steinmeier në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në Shkup, siç është paralajmëruar, janë planifikuar bisedime politike më 29 dhe 30 nëntor, mes tjerash, me presidentin, Stevo Pendarovski…

Lexo më Shumë

Për dy vëllezërit  pa shtetësi të lindur, rritur e shkolluar në vendëlindjen e tyre në Kumanovë (rasti i paraqitur mbrëmë në Alsat M) të cilët nga muaj gusht i vitit të kaluar kanë aplikuar përsëri për marrjen e shtetësisë, kushdo që nuk zbaton ligjin do duhet të pergjigjet penalisht. Dy janë momentet që duhet potencuar për byrokratët që guxojnë të jenë mbi ligjin: 1. Personat që kanë jetuar deri më 8 shtator 1991 në territorin e Republikës së Maqedonisë, marrin shtetësi vetëm  me njërin nga dokumentet e përcaktuara. Pra, Agjencionit për Siguri Kombëtare-ANB,  nuk i kërkohet mendim. 2.  Edhe po…

Lexo më Shumë

Rritje të prodhimit të brendshëm bruto nga 2 në 2.3 për qind këtë vit dhe inflacion prej 14.3 për qind, parashikon Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut. Guvernatorja, Anita Angellovska – Bezhoska, tha se projeksionet vjeshtore janë përkeqësuar në krahasim me ato të muajit prilli si rezultat i rritjes çmimit të energjisë elektrike dhe gazit në nivel global. “Tek inflacioni, pas rritjes së shpejt gjatë këtij viti, pritet një një ulje graduale vitin e ardhshëm dhe veçanërisht në periudhën afatmesme kur presim që të kthehet në mesataren historike të para pandemisë. Rreziqet e projeksioneve vlerësohen si dukshëm në rënie dhe…

Lexo më Shumë

MPB njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 20:05, në Shkup është arrestuar 19-vjeçari F.B. nga Shkupi. Nga MPB shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në zonën e Gazi Babës, të kryer me urdhër të gjykatës, u gjet dhe u konfiskua marihuanë dhe një peshore”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 45 vjeçarin D.J. i cili ishte i denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike. “Dje (22-nëntor) rreth orës 19:15 në Tetovë, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 45-vjeçarin D.J. nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 46-vjeçare dhe djali i tij 23-vjeçari se i kishte sulmuar fizikisht. D.J. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Ministria e Financave dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sigurojnë 50 milionë euro përkrahje direkte financiare për komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut për realizimin e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës ujore. Sot, u nënshkruan marrëveshjet për realizimin e këtij projekti nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, nënkryetarja e BEI-t, Liljana Pavlova dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, në prani të ambasadorit evropian David Gir. “Kjo marrëveshje, e cila konfirmon përkrahjen e vazhdueshme të BEI-t për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ofron 50 milionë euro të reja përkrahje direkte financiare për Qeverinë e…

Lexo më Shumë

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dje (22-nëntor) rreth orës 18:30, në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës -Dibër, në lokalitetin “Ura e Boshkës”, kanë privuar nga liria 20-vjeçarin E.A. nga Mogorça e Rekës së Poshtme. I njëjti ka qenë i raportuar se gjysmë ore më parë është përleshur fizikisht me 42-vjeçarin A.Z. dhe gruan e tij 41-vjeçare, F.Z. në oborrin përballë shtëpisë së tyre familjare, të cilës i ka paraprirë një debat verbal mes tyre. Sipas raportit, E.A. Gjatë përleshjes ka përdorur edhe një mjet të mprehtë me të cilin kishte lënduar bashkëshortët A.Z. dhe…

Lexo më Shumë

Është bërë një gabim në raportin e Ministrisë së Ekonomisë në lidhje me informacionet për kursimin e energjisë elektrike, transmeton Almakos. Gabimi ka ndodhur në lidhje me Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut ku raporti për muajin tetor të vitit 2021 dhe tetor të vitit 2022 është paraqitur me 760 % dallim. Në realitet, në revizionin e brendshëm është parë se dallimi është 36.34 % më pak energji elektrike sesa në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2021./Almakos/

Lexo më Shumë

Javën e kaluar një grup prej më shumë se 80 eurodeputetësh nga grupe të ndryshme politike i janë drejtuar me letër Komisionit Evropian duke i kërkuar që të hiqen barrierat e roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor, përcjell TV21. Eurodeputeti austriak nga Partia e Gjelbër Evropiane, Thomas Waitz thotë se kjo do të ndihmonte që shumë mërgimtarë nga Ballkani të komunikonin më lehtë me familjet e tyre. “Ne kemi nevojë urgjente për një integrim më të ngushtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe një hap drejt kësaj do të ishte shembja e barrierave të roaming. Kjo jo vetëm…

Lexo më Shumë