Qytetarët do të paguajnë nga 1.400 deri në 1.500 denarë për zëvendësimin e targave të automjeteve me të reja me shenjën NMK. Prej tyre, 200 denarë janë për leje të re për qarkullim, ndërsa 1200 ose 1300 denarë kushtojnë targat e reja, varësisht nga forma e tyre, transmeton Portalb.mk. Pronarët e automjeteve me targa MK duhet t’i zëvendësojnë të njëjtat me të reja deri më datë 12 shkurt 2024. “Pronarët e automjeteve duhet të paraqesin kërkesë për ndryshimin e targave në stacionet e autorizuara të kontrollit teknik ku në bazë të kërkesës në sportelin e MPB-së të bëhet kërkesa për…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka ngritur padi penale kundër Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit Wagner, të mercenarëve që luftojnë kundër forcave ukrainase. Prigozhin është akuzuar për shkelje të integritetit territorial së Ukrainës (neni 110 pjesa 3 e kodit penal të Ukrainës) dhe për një luftë agresioni kundër Ukrainës (neni 437 ). Në një video të publikuar gjatë vitit të ri, Prigozhin, një aleat afatgjatë i Putinit u pa duke vizituar një bodrum pranë frontit lindor në Ukrainë, i mbushur me trupat e luftëtarëve të tij, shumë prej tyre të dënuar, të cilët ishin vrarë duke luftuar për qytetin e…
Një iPhone i gjeneratës së parë, i pahapur i 2007-ës pritet të shitet për më shumë se 50,000 dollarë kur të dalë në ankand të enjten. Telefoni, i cili ka një kamerë 2 megapikselë dhe 8 GB hapësirë ruajtëse, iu dha Karen Green si dhuratë kur ajo mori një punë të re, raportoi Business Insider . Por Green tashmë kishte një telefon të ri, dhe për më tepër, iPhone nuk ishte në përputhje me rrjetin e saj celular ekzistues. Në vend që të hapte iPhone, Green e mbërtheu në një raft. Ai mbeti aty, “i mbështjellë me një palë pizhame”,…
Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut, Oliver Spasovski, u bënë thirrje qytetarëve që me rastin e festimit të 4 shkurtit, ditëlindjes së Goce Dellçev që të ruajnë qetësinë dhe siguron se nuk do të lejojnë tensionim të situatës. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve për qetësi me rastin e festës së 4 shkurtit, ditëlindjes së të madhit tonë Goce Dellçev. Si Ministër i Punëve të Brendshme nuk do të lejoj poshtërimin e popullit maqedonas! Institucionet janë duke punuar dhe po mblidhen informacione që do të thotë se kjo pritshmëri e qytetarëve do të realizohet. Ne duhet të…
Nga MPB thonë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 28-vjeçar nga Kumanova. Pas bastisjeve të kryera me urdhër gjykate në banesën e tij, është gjetur kokainë. “Me datë 02.02.2023 në ora 19:45, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria L.R.(28) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe konfiskuan rreth 350 gram kokainë dhe dy peshore dixhitale. Ai është ndaluar në stacion policie dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Irani ka deklaruar se personat që djegin Kuranin në shenjë proteste kundër qeverisë do të dënohen me vdekje. “Këta njerëz duhet të kenë zënë mend nga fati i Salman Rushdie. Myslimanët do t’i ndëshkojnë. Unë ju paralajmëroj se ky zjarr do t’i djegë trupat tuaj dhe të keni makthe çdo natë, sepse myslimanët nuk do të lënë vetëm,” tha komandanti i Gardës Revolucionare Hossein Salami. Kohët e fundit libri i shenjtë i Islamit u dogj nga ekstremistët e krahut të djathtë përpara ambasadës turke dhe një xhamie në Suedi dhe Danimarkë, si dhe gjatë një demonstrate në Holandë. /abcnews
Përmes deklaratës së përbashkët të përfaqësuesve personalë të Kryesuesit, Bujar Osmani, OSBE-ja e dënoi djegien e Kuranit në disa vende, së fundmi. Në një deklaratë të përbashkët, të publikuar në faqen e OSBE-së, përfaqësuesit personalë të Osmanit për tolerancë dhe mosdiskriminim – Rabin Endrju Bejker, Dr. Regina Polak dhe Dr. Ismail Haki Musa – i cilësuan këto ngjarje si një akt urrejtjeje ndaj myslimanëve, por edhe fyerje për të gjithë ata që besojnë në tolerancë, pluralizëm dhe respekt të diversitetit. Ata, si përfaqësues personalë të Kryesuesit paralajmëruan se dukuri dhe akte të këtilla urrejtjeje nxisin armiqësi ndaj myslimanëve dhe mund…
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, ka lënë të kuptohet se Moldavia mund të bëhet viktima e radhës e agresionit rus. “Tani po analizojmë rolin në Moldavi”, tha Lavrov kur u përgjigj në pyetjen se a do të ketë objektiva të reja shteti rus. Lavrov duke folur për televizionin Nexta ka lënë të kuptohet se viktima e radhës e agresionit rus mund të jetë Moldavia. Ndryshe, Rusia ka nisur luftën ndaj Ukrainës gati që një vit dhe më parë kishte rrëmbyer një pjesë të territorit moldav.
Banorët e Drenës në Lepasoviç kanë bllokuar rrugën e cila të dërgon në këtë komunë pasi pretendojnë se policia e Kosovës në këtë fshat ka filluar të ndërtojë një bazë të re kufiatre. Sipas mediave serbe, banorët e Drenës, janë të vendosur që të bllokojnë në çdo mënyrë për të anuluar, siç thonë ata, vendimin e kundërligjshëm të autoriteteve të Prishtinës për ndërtimin e një baze në fshatin Zaselje Ky është mesazhi që po dërgohet edhe sot nga qytetarët e mbledhur, të cilët që nga mëngjesi i djeshëm ndodhen në vendin ku makineritë e rënda të mekanizuara kanë nisur zgjerimin…
Agjencia e Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele e konsideron absolutisht të papranueshëm qëndrimin e pahijshëm të ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ndaj gazetares së TV Kanal 5, gjatë konferencës së sotme për media. Bartësit e funksioneve publike duhet të përmbahen nga shprehja e pikëpamjeve, komenteve dhe etiketimeve personale, që kërcënojnë lirinë e medias dhe mund të çojnë në autocensurë, theksojnë nga Agjencia. Konkretisht, në konferencën e sotme për media në Qeveri, gazetarja e televizionit Kanal 5 kërkoi përgjigje nga Bekteshi se pse vendi paguan gazin me çmim më të lartë, nga ai që shitet në bursa? Bekteshi u kundërpërgjigj duke…
Partitë kryesore politike që janë pjesë e Qeverisë, Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), thanë se janë afër arritjes së marrëveshjes për zgjerimin e ekzekutivit apo të shumicës parlamentare, me qëllim formimin e siç thonë një “aleance evropiane”, për përshpejtimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Këtë e kanë thënë edhe drejtuesit e Aleancës për Shqiptarët, me të cilën LSDM-ja dhe BDI-ja po zhvillojnë bisedimet për përfshirjen e saj në Qeveri. Nisma për zgjerimin e Qeverisë vjen në kohën e intensifikimit të debatit për ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e…
na Ish-deputetja e VV-së, Shqipe Pantina, e cila së fundmi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë dy fjalë pas debatit të sotëm në Kuvend lidhur me Asociacionin. Kryeministri Kurit bëri publike gjashtë kushte për të pranuar Asociacionin të cilin e kishte kundërshtuar kategorikisht kur ishte në Opozitë Opozita aktuale e kritikoi se si ai i ka “hëngër fjalët e veta” duke e pranuar Asociaconin. close volume_off Një reagim të ngjashëm ka bërë edhe Shqipe Pantina. Po kalojka edhe duke këndu, shkruan Pantina. Por, sipas saj, emrin bën me ja ndryshu. “Po kalojka, po kalojka, edhe tuj knu…

