Njëzet e një vjeçari M.F. nga Piroku i Tetovës, dje (02-shkurt) në ora 14:15 në SPB-Tetovë ka raportuar se vëllai i tij i mitur është sulmuar fizikisht në oborrin e shkollës në fshat nga një tjetër i mitur, ku më vonë përleshjes i është kyçur edhe raportuesi M.F. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.Ts
Author: Hamdi Kumanova
Dyzet vjeçari B.S. nga Tetova, dje (02-shkurt) në ora 14:20, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 11:00 vajza e tij e mitur është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “Vëllezërit Simovski” në Tetovë.Ts
Dje (02-shkurt) rreth orës 12:45 minuta në rrugën “Strushka” në Tetovë, punonjësit policorë të SPB- Tetovë, kanë privuar nga liria personat K.Z.(56) dhe I.Z.(53) nga Tetova të cilët dyshohen se janë përfshirë në vjedhje në mënyrë të pacipë, rreth orës 12.15 në rrugën “Iliria” në Tetovë i kanë vjedhur portofolin 38-vjeçares Sh.E. nga Vranjovca e Gostivarit. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS
Pjestarët policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (02-shkurt) rreth orës 15.00, kanë ndaluar 54-vjeçarin K.T. nga Radovishi i cili është denoncuar nga vëllai i tij B.T. nga rrethina e Gostivarit se e ka sulmuar fizikisht në oborr para shtëpisë së tij familjare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Ali Ahmeti është thumbuar sërish me kryetarin e VMRO-DPMNE’së, Hristjan Mickoski, për luftën e 2001’ës. Derisa Ahmeti tha se Mickoski ka nxjerrë vetëm një foto me kallash në Facebook nga lufta e 2001’ës, shtoi se kryetari i VMRO-DPMNE’së përveç asaj fotoje nuk ka gjë tjetër, ndërsa tha për vetë se ka një marrëvehsje të firmosur nga NATO, SHBA dhe BE. “Del Mickoski dhe thotë Ali Ahmeti ka humb luftën. Po çfarë lufte ka humbur Ali Ahmeti? Me marrëveshje ndërkombëtare të garantuar, të nënshkruar nga NATO, Amerika dhe Evropa”, tha Ahmeti në një tubim në Zhelinë të Tetovës. “Dhe unë nuk…
Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,98 % në raport me vendimin e datës 1.2.2023. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 2,00 den/litër dhe tani do të jetë 78,50 den/lit. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 4.2.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do…
Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vlado Misajllovski, ka thënë se partia që përfaqëson ai ka ndihmuar Arben Taravarin që t’i fitojë zgjedhjet në Gostivar, siç e ka ndihmuar Levizjen Besa për të fituar në Tetovë. Këto komente, Misajllovski i ka bërë në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, duke folur për nevojën e bashkëpunimit opozitar. “Ne kemi pasur dhe kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm në Gostivar dhe këtë nuk e fshehim. Kemi pasur bashkëpunim, VMRO-DPMNE-ja me Aleancën edhe në zgjedhje sepse VMRO-DPMNE-ja ndihmoi Taravarin që të bëhet kryetar komune. Por, jo vetëm në Gostivar edhe në vende tjera ndihmuam. VMRO-DPMNE-ja ndihmoi edhe BESËN, flas…
Shtrëngimi i fundit i marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe dora (e pa)dukshme ruse në procesin e përshkallëzimit të marrëdhënieve, rezultoi të jetë tendenca dominuese e dezinformatave që qarkulluan në hapësirën informative maqedonase (por edhe në atë bullgare) në janar të vitit 2023. Përveç kësaj, tendenca e dezinformimit përmes narrativave ruse për agresionin e Ukrainës vazhdon edhe pse me një vëllim disi më të vogël se zakonisht. Natyrisht, analiza nuk do të ishte e plotë pa përmendur dezinformatat e “pavdekshëm” të anti-vaksinave” që vazhdojnë ende, shkruan Vërtetmatësi. E gjithë rrjedha e ngjarjeve rreth ndërhyrjes ruse në marrëdhëniet mes Bullgarisë…
Muaji janar i vitit 2023 karakterizohet si muaj ekstrem i ngrohtë dhe mesatar deri në muaj të lagësht në krahasim me vlerat mesatare shumëvjeçare. Temperatura mujore ka lëvizur nga 0.9 gradë Celsius në Mavrovë deri në 7.6 në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare mujore të janarit, për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), ky vit ka qenë 3.3 gradë mbi mesataren në nivel shtetëror, informon DPHM. Në pjesën e dytë të muajit janë shënuar temperatura të larta maksimale dhe minimale, të pazakonta për këtë pjesë të vitit dhe nga data 17 deri më 24 ka pasur depërtim të valës së ngrohtë. Temperaturat…
Nga partia opozitare VMRO-DPMNE, kanë akuzuar kryeministrinë dhe presidentin e vendit se janë duke i zhvlerësuar institucionet shtetërore. Nga VMRO thonë se ata në fillim thoshin se thoshin agjentët e huaj bëjnë propagandë antimaqedonase, tani i fshehin, punojnë për rrjete agjenturore “Është e papranueshme që Pendarovski dhe Kovaçevski të heshtin, pasi vetë Pendarovski i tha Këshillit të Sigurisë se agjencitë e huaja ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me Bullgarinë, duke përhapur gjuhën e urrejtjes dhe mohimin e kombit, gjuhës dhe historisë maqedonase. Cilat agjenci të huaja punojnë në dëm të Maqedonisë dhe përhapin gjuhë të urrejtjes, Pendarovski duhet të dalë dhe…
Stojko Stojkov nga partia e maqedonasve në Bullgari OMO Iliden Pirin thotë se të shtunën nuk do të vijë personalisht në Maqedoni për të vendosur lule mbi varrin e heroit Goce Dellçev në Shkup, por sqaron se ka maqedonas nga Bullgaria që po përgatiten të vijnë. Megjithatë, nëse me siguri do të vijnë dhe në çfarë numri, ai nuk e di dhe nuk mund ta konfirmojë. Ai beson se nëse ndodhin tensione dhe trazira, kjo do të jetë në dëm të Maqedonisë. Nuk përjashtohet mundësia që e gjithë kjo të jetë një skenar i planifikuar paraprakisht. “E di që njerëzit…
Prodhimit të avionit legjendar Jumbo-Jets i erdhi fundi. 54 vjet pas fluturimit të parë në vitin 1969 dhe pas prodhimit të 1500 ekzemplarëve. Boeing shpreson që 747 të fluturojë sërish për dekada të tëra. Kur historiani i Boeing-ut, Michael Lombardi flet për tipin 747, duket sikur flet për një çështje fetare. Me zërin e ngrohtë dhe të ngadaltë ai flet për projektin më të madh civil të të gjithë kohërave, të ndërtimit të avionëve: “Ai është një simbol i madh për njerëzimin dhe atë çka është në gjendje të bëjë. Ai ka ndryshuar botën, e ka bërë botën të duket…

