Pas dy orë ndërprerjeje, është mënjanuar defekti i sistemit nëpër të gjitha vendkalimet kufitare dhe mkainve tani u lejohet hyrja-dalja nga vendi – ka njoftuar MPB-ja. Në vendkalimin kufitar në Deve Bair, sic percjell KlanM, do të kalojnë 100 deri 150 qytetarë bullgar, të cilët së bashku me delegacionin nga Bullgaria në krye me Ministrin e Brendshëm, Ivan Demerxhiev, do të mbërrijnë në Shkup për të shënuar ditëlindjen e Goce Dellçevit.
Author: Hamdi Kumanova
Ministria për Punë të Brendshme bën të ditur se dje në Kumanovë është arrestuar një shkupjane e cila është kapur duke kryer vjedhje, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plot të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës. “Me datë 02.03.2023 në ora 19:20 në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria B.A. (49) nga Shkupi. Ajo u kap duke kryer një vjedhje në një lokal shitjeje në Blvd. “Revolucioni i Tetorit”, ku mori disa sende. Gjërat e vjedhura iu gjetën dhe iu kthyen pronares dhe ajo u ndalua në stacion të policisë”, thonë…
Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme në Prilep është gjetur një bombë dore, e cila është hequr nga ekipi piroteknik pranë Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. “Më datë 03.02.2023, në ora 14:45, në Stacionin Policor Prilep është raportuar se në fshatin Çepigovë, rajoni i Prilepit, është gjetur një bombë dore e paplasur nga Lufta e Parë Botërore. Bomba u hoq në mënyrë të sigurt nga një personel piroteknik i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit”, thonë nga MPB.
Viktor Stojanov nga “Fondacioni Maqedonia” ka hyrë live në profilin e tij në Facebook, dhe sipas videos shihet se si disa shtetas bullgarë po tentojnë të hyjnë në pikën kufitare “Deve Bair” dhe po ofendojnë dhe kërcënojnë policinë kufitare të Maqedonisë së Veriut. Përkatësisht, policët maqedonas u thonë se duhet të kthehen në veturat e tyre dhe të presin, sepse sistemi i pikës kufitare është prishur ndërsa qytetarët bullgarë bërtasin dhe kërkojnë që të kalojnë pikën kufitare, për të vizituar sot varrin e Goce Dellçevit, me rastin e 151 vjetorit të lindjes së tij.
Nuk kanë fund problemet e qytetarëve me agjencinë e kadastrës, si institucioni që nuk respekton as afatet dhe nuk mban përgjegjësi për përgjigjet e pa plota. E gjithë kjo situatë sjell një sorollatje ndaj qytetarëve që nuk marrin shërbimin e duhur. Akuzat vijnë nga noterët, si hallkë e ndërmjetme, të cilët kanë ankesa konkrete ndaj punonjësve të kadastrës. Sipas dhomës së noterëve, papërgjegjshmëria e punonjësve duhet të ndëshkohet, në funksion të mbarëvajtjes së punës. Por dhoma kombëtare e notarëve pritet të propozojë tarifa të reja për shërbimin noterial, pasi sipas tyre ato janë të pandryshuara në…
“Rreth 100 deri në 150 qytetarë bullgarë pritet të arrijnë në Shkup për të festuar lindjen e Goce Dellçevit”, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm bullgar Ivan Demerxhiev. Siç njofton BTA, ai pret që premtimet e autoriteteve në vend të realizohen që qytetarët bullgarë që duan të vijnë në Shkup të lirohen pa problem. Në delegacionin bullgar, i cili sot do të vendosë lule mbi varrin e Dellçevit, në përkujtimin në kishën “Shën Spasi”, janë edhe ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë, Asen Medzhidiev dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Vencislav Katinov, përcjell INA. “Ka të dhëna se janë ndaluar shtetas…
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të premte në Stamboll. Shoferi i një autobusi ka humbur kontrollin në ndalesë dhe ka përplasur disa persona që ishin në anë të rrugës duke pritur në një stacion. Nga aksidenti, një person ka ndërruar jetë, ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve një ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Mediat turke që citon noa.al raportojnë se policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, por nuk dihen shkaqet e aksidentit. Siç shihet edhe në videon më poshtë, shoferi shihet duke lëvizur në korsinë e majtë, dhe i afrohet stacionit…
Trupat e FSK-së janë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme dimërore/ Kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Ai përmes një postimi në Facebook tha se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), po realizon trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë me fokus në operacionet e evakuimit të lënduarve me ski, evakuimit të lënduarve nga orteku dhe mënyrat e kërkimit në orteqe. Këtë e quajti si vazhdim drejt sukseseve të reja./21Media
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan shpreson se procesi i dialogut të Kosovës me Serbinë të përfundojë duke siguruar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon. Erdogan, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Stamboll u shpreh se Turqia mbështet dialogun mes dy vendeve. Ndër të tjera, Erdogan nënvizoi se mbështetja e Turqisë për Kosovën do të vazhdojë në të gjitha drejtimet, duke përfshirë edhe një punë intensive për ta arritur numrin e njohjeve të pavarësisë. “Ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi dhe presim që palët të demonstrojnë një qasje paqësore e konstruktive. Shpresojmë që procesi i…
Shtatë shtetas janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet nën akuzë për vepra të ndryshme penale. 30-vjeçari me iniciale E.B. nga Laçi është arrestuar pasi ka përndjekur një shtetase. 42-vjeçari me iniciale B.S. është arrestuar me dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Ndërkohë, në Kavajë është arrestuar 43-vjeçari me inicialet I.H. Në lokalin e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Katër shtetasit e tjetër të arrestuar ishin shoferë që u kapën duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. “V. B., 61 vjeç, banues në Tiranë, A. B., 38…
Plakja e popullatës dhe rritja e moshës për pension po bëhen gjithnjë e më shumë temë debate të nxehtë në Evropë. Në muajin janar, francezët mbajtën protesta si presion ndaj presidentit Emanuel Makron, që të heqë dorë nga plani për reformën e pensioneve dhe rritjen e moshës së pensionit për dy vjet. Më shumë se 1.2 milion persona protestuan në mbarë Francë kundër planit të Makron për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç. Ky plan është reforma e tij më e madhe gjatë mandatit të dytë presidencial. Pavarësisht protestave, Makron nuk ka shfaqur ndonjë shenjë se…
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona. Me datën 03.02.2023, Stacioni Policor në Istog, ёshtё informuar se nё rrugën “2 Korriku” nё Istog, nga njё automjet (kombi), kanё dalur disa fёmijё pёr tё kёrkuar lёmoshё. Menjёherё rastit ju kanё pёrgjigjur njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, tё cilёt e kanё identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin: E.G. i lindur me 1992 I njëjti ёshtё intervistuar, mё pas ёshtё arrestuar edhe bashkëshortja e tij, e cila ёshtё e pёrfshirё nё kёtё vepёr penale. Tё dyshuarit i kanё detyruar fëmijët e tyre tё kёrkojnё lёmoshё. Lidhur me rastin ёshtё njoftuar Prokurori i…

