Author: Hamdi Kumanova

Tërmeti katastrofik në Turqi ka lënë pas pamje shumë të dhimbshme. Në videot e publikuara në rrjete sociale, shihet ekipet e shpëtimit duke nxjerrë nga rrënojat një burrë që ishte bllokuar për shkak të tërmetit. Falë ndërhyrjes u arrit të shpëtohet një familje, bashkëshorti, gruaja dhe fëmija i tyre. Ndërkohë numri i viktimave dhe të plagosurve vijon të jetë në rritje, po ashtu shumë familje kanë mbetur të bllokuar. Autoritetet njoftuan se ekipet e shpëtimit ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Në ndihmë të Turqisë kanë ardhur edhe shumë shtete të tjera, mes tyre…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 135 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 58 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 15 për ngasje të makinës në gjendje të dehur. – Advertisements – Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe katër gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe 7 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë… /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot do të jetë nikoqir i presidentes së Hungarisë, Katalin Novak, përcjell TV21. Nga Ministra e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se për shkak të vizitës, në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit. “Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se me datë 06.02.2023 (e hënë) Presidentja e Hungarisë, Zonja Katalin Novak do të arrijë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këto arsye, SPB-Shkup , Departamenti për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën qendrore të Qytetit të…

Lexo më Shumë

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, e ka bërë fajtor kryeministrin Albin Kurti për emigrimin e të rinjve jashtë shtetit. Ai ka thënë se më herët kanë ikur të papunët, ndërsa tani po emigrojnë profesionistët e fushave të ndryshme. Në një intervistë për Ekonomia Online, Nushi ka thënë se Qeveria nuk po i ndihmon qytetarët në kohë krizash. Ai ka thënë se ekzekutivi nuk po e tregon vlerën reale të Ligjit të Pagave. Nushi ka pasur kritika edhe për emërimin e Arben Vitisë në krye të Shëndetësisë. “Ka ndërruar situata përpara kemi pa një pjesë shumë të madhe të pa…

Lexo më Shumë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm, i cili e goditi sot Turqinë. Ajo ka thënë se Kosova është e gatshme të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe nëpërmjet FSK-së. “Bashkëndjej me të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe i uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve. Solidaritet i plotë me popullin e Turqisë. Republika e Kosovës është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe nëpërmjet FSK-së”, ka theksuar presidentja Osmani.

Lexo më Shumë

Bruno Dodi, një shqiptar në Turqi, ka treguar momentet e vështira nga tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7.8.Në një lidhje për Klan News, Bruno Dodi thotë se ka qenë në katin e 12 të një hoteli në qytetin Adana kur vendi u trondit nga tërmeti i fuqishëm.“Ka pasur lëkundje nga ora 05:00 deri tani, pothuajse çdo 10-15 minuta ka lëkundje. Shembje të banesave ka këtu në Adana, unë jam në qendër të Adanasë, njerëzit janë pothuajse akoma jashtë që nga mëngjesi kur filluan lëkundjet. Situata është e vështirë, ishte një tërmet i fuqishëm. Unë banoja për momentin në katin e 12…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. Begaj tha se qëndrojnë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi. “I pikëlluar thellësisht nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi, duke shprehur ngushëllimet, mendimet dhe lutjet tona të sinqerta për ta”, ka shkruar Begaj në Twitter.

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit anëtar i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Bekim Haxhiu, në ditën nderkombëtare kundër kancerit ka shprehur shqetësimin e tij me situatën në të cilën ndodhet Klinika e Onkologjisë, duke u nisur nga mungesa e barnave nga lista esenciale për trajtimin e kancerit. Në një postim në Facebook, Haxhiu tutje ka shkruar se dita botërore e luftës kundër kancerit Kosovën e gjenë pa drejtor të Onkologjisë, kjo pasi që drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje ditë më parë, ndërsa në Onkologji sipas tij mungojnë 25 deri 30% e…

Lexo më Shumë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal të Kumanovës janë arrestuar katër persona, përcjell TV21. Nga MPB thonë se të njëjtit kanë prishur rendin dhe qetësinë publike pasi janë rrahur mes vete. “Me datë 04.01.2023 në ora 03.15, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë ndaluar M.N.(20), M.S.(20), M.S.(22) dhe V.S.(36), të gjithë nga Kumanova, pasi rreth orës 03:00 në një objekt hoteliere në Kumanovë kanë cenuar rendin dhe qetësinë publike me një konfrontim fizik të ndërsjellë”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Një 37-vjeçar nga Saraji i Shkupit ka raportuar në polici se dje pasdite është sulmuar fizikisht nga katër persona, përcjell TV21. I njëjti ka raportuar se i njeh sulmuesit. “Më datë 03.02.2023 në SPB-Shkup, A.M.(37) nga fshati Saraj, Shkup, ka raportuar se rreth orës 15:30 në fshatin Saraj është sulmuar fizikisht nga katër persona të cilët i njihte dhe të cilët kanë përdorur sende të forta”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Grupin e zjarrit e ka kapur grupi, tha kreu i BDI-së Ali Ahmeti me ironi si përgjigje në pyetjen e qytetarit se përse nuk e duan Arta Grubin. Këto komente Ahmeti i bëri gjatë aktivitetit partiak në Zhelinë. “Unë që 20 vjet jam në hall me këto pune. Largojë këtë, vendose këtë. Kulturë e një kombi është që kur emërohet një funksionar mbështete, sepse mandati është katër vjet, nëse ka punuar keq, pas katër viteve vjen ura e Siratit! Nuk është kulturë kombëtare e jona sepse as plaku i katunit nuk ndryshohet në mes mandatit. Ky është një grip, le…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme në burgun e Idrizovës ka ndërruar jetë një i dënuar 27-vjeçar nga Velesi, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi. “Më 02.03.2023 në ora 15:15 në SPB-Shkup nga burgu “Idrizovë” është raportuar se në burg ka ndërruar jetë i dënuari D.H.(27) nga Velesi. Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë