Author: Hamdi Kumanova

Trajneri Faruk Statovci, është sulmuar fizikisht nga persona të maskuar.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës derisa ai ishte duke shkuar në banesën e tij në lagjen “Bregu i Diellit”, pas një emisioni në Kanal 10 ku ai ishte mysafir.Kjo u konfirmua nga vetë Statovci, teksa theksoi se nuk ka të keqe me askënd.“Po, mbrëmë derisa isha duke shkuar në banesë jam sulmuar nga dy persona të maskuar. Nuk i di motivet e këtij sulmi, por një gjë mund të them se asgjë të keqe nuk kam me askënd. Unë i kam dyshimet e mia, por nuk mund të komentojë…

Lexo më Shumë

Ukraina do të zëvendësojë ministrin e mbrojtjes Oleksii Reznikov me shefin e agjencisë së saj të spiunazhit ushtarak. Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë një ligjvënës i lartë, në një riorganizim të profilit të lartë të kabinetit pas skandaleve të korrupsionit dhe përpara një ofensive të pritshme ruse. Reznikov, 56 vjeç, do të transferohej në një punë tjetër ministrore dhe do të zëvendësohej nga Kyrylo Budanov, 37 vjeç, i cili drejton agjencinë e inteligjencës ushtarake të Ukrainës GUR, tha David Arakhamia në aplikacionin e mesazheve Telegram të dielën, shkruan Al Jazeera. “Lufta dikton politikat e personelit”,…

Lexo më Shumë

Tërmeti që shkaktoi mbi 900 të vdekur, Turqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Turqia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit që u mori jetën të paktën 900 personave ndërsa la të plagosur mbi 6 mijë të tjerë. Mësohet se janë pezulluar për të paktën një javë shkollat, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Për fat të keq, parashikohet që numri i viktimave dhe të plagosurve të rritet, ndërsa ende ka qytetarë nën rrënoja.

Lexo më Shumë

Bujar Osmani në rrjetin social facebook ka shprehur ngushëllime për tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë mëngjesin e sotshëm. “Tërmeti në pjesën jugore të Turqisë paraqet një tragjedi të madhe me shumë viktima, të lënduar dhe dëme materiale e cila e vështirëson përballimin me pasojat Mëngjesin e sotëm përmes kolegut tim Mevlüt Çavuşoğlu dërgova mesazhe ngushëllimi për Turqinë dhe popullin turk, në të cilin ofrova edhe ndihmën tonë aty ku kërkohet nevoja, për të cilën tashmë po bëhen përgatitje në vend. Me Turqinë kemi partneritet të ngushtë dhe afatgjatë e cila bazohet në lidhjen e thellë mes popujve të të…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovë ka njoftuar se janë shoqëruar nëntë persona për Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit, sekuestrohet një armë zjarri në Prishtinë Sot rreth orës 04:00, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, saktësisht në një lokal, policia ka hasë në 9 persona të cilët për Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, janë shoqëruar në stacion policor. Përveç disa gjësendeve që lidhen me veprën e sipër shënuar, nga zyrtarët policor të stacionit Qendra, janë gjetë dhe sekuestruar: -një armë zjarri, -dy karikatorë dhe -14 fishekë. Personat e dyshuar janë intervistuar dhe u është inicuar rast për veprën, Organizim…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë pas tërmetit në Turqi njofton se ambasada e Maqedonisë në Turqi është në kontakt permanent me autoritetet turke, dhe deri në këto momente nuk ka informata për shtetas tanë që kanë humbur jetën ose janë lënduar nga tërmeti. “Pas tërmetit të fuqishëm në pjesën juglindore të Republikës së Turqisë, Ministria e Punëve të Jashtme ka kontaktuar Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Ankara dhe Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, të cilat janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Turqisë. Autoritetet tona në Turqi janë në dispozicion 24 orë në ditë…

Lexo më Shumë

Ditën e kaluar janë prodhuar 20.926 MWh energji elektrike, amvisëritë dhe furnizimet shtesë janë të plotësuara tërësisht me energji elektrike nga kapacitetet e EMV-së SHA EMV më 05.02.2023 prodhoi 20.926 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 13.430 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 7.496 MWh. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 05.02.2023.

Lexo më Shumë

Prej ora 9 e mëngjesit Transportursit privat kanë hyrë në zyrat e Qytetit të Shkupit për të takuar kryetaren Danella Arsovska, informon Klan M. Kjo vjen pasi dje vetë shoferët e konfirmuan takimin. ”E përshëndesim vendimin e kryetares së Qytetit të Shkupit që do të na pranojë të bisedojmë që të zgjedhim problemin, këtë takim e kemi kërkuar që moti gati 1 vit dhe presim që të arrihet deri te zgjidhja e problemit”, tha shoferi Isen Halili. Disa herë me radhë Arsovska është deklaruar se nuk ka nevojë për transportuesit privat dhe se NPQ po menaxhon mirë transportin publik, por…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Shtip – Milladinovci, në afërsi të vendbanimit “Tre Çezmat” Sipas informacioneve të para, në aksident ka humbur jetën një person. Zëdhënësja e SPB-Shtip Gordana Panajotova konfirmon për MIA se aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një automobili. Për momentin në vendngjarje ndodhen ekipet e Shërbimit Mjekësor të Urgjencës, Zjarrfikësve dhe Policisë. LAMM njoftoi se është ndërprerë komunikacioni në magjistralen Shtip – Milladinovci.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje fuqive perëndimore që të mos i bëjnë presion Prishtinës që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështje që po rrit tensionet midis Kosovës dhe Serbisë.Kurti, gjatë një interviste për Associated Press, tha se në vend të kësaj Perëndimi duhet të përqendrohet që ta bëjë Serbinë më demokratike dhe të largojë, ato që ai i quajti ide hegjemoniste të Beogradit. Kryeministri kosovar tha se Qeveria serbe duhet të pranojë pavarësinë e të gjitha ish-republikave jugosllave në mënyrë që “të përballet me të kaluarën”. Ai theksoi se Beogradi duhet të…

Lexo më Shumë