Trajneri Faruk Statovci, është sulmuar fizikisht nga persona të maskuar.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës derisa ai ishte duke shkuar në banesën e tij në lagjen “Bregu i Diellit”, pas një emisioni në Kanal 10 ku ai ishte mysafir.Kjo u konfirmua nga vetë Statovci, teksa theksoi se nuk ka të keqe me askënd.“Po, mbrëmë derisa isha duke shkuar në banesë jam sulmuar nga dy persona të maskuar. Nuk i di motivet e këtij sulmi, por një gjë mund të them se asgjë të keqe nuk kam me askënd. Unë i kam dyshimet e mia, por nuk mund të komentojë më shumë”, tha Statovci.“Me rastin janë duke u marrë njerëzit kompetentë nga prokuroria”, tha ai.Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.Ahmeti tha për Klankosova.tv se Statovci ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.“Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, tha Ahmeti
Data 04.11.2026
Aktuale
- Janevska për hetimin në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip: Personi është zbuluar, do të mbajë pasojat
- “Nuk ka pronë në emër të tij!” – Avokati zbulon detaje për garancinë milionëshe të Bajramit
- Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë
- Ambasadori Meidani shpërndan abetare për nxënësit shqiptarë në Jabollçishten e Poshtme dhe të Epërme
- Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë
- Ambasadori Meidani shpërndan abetare për nxënësit shqiptarë në Jabollçishten e Poshtme dhe të Epërme
- Pandovski: Mungesa e pavarësisë së gjyqësorit lidhet edhe me ndikimin politik dhe financimin
- Bekim Qoku: Raporti i Progresit 2026 shënon përparim në funksionimin e Kuvendit



