Author: Hamdi Kumanova

Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që tani kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, përjashtuan të enjten demokraten Ilhan Omar nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë, si pasojë e komenteve të saj që u cilësuan si anti-semite. Argumenti për përjashtimin e Omar kishte të bënte me disa komente që ajo shkroi në vitin 2019, përmes një postimi në Twitter, ku kishte thënë se “lobi izraelit në politikën amerikane është i motivuar nga paratë dhe jo nga parimet”. Omar dhe demokratët tjerë thanë se komentet ishin bërë vite më parë dhe se ajo i ka fshirë postimet dhe ka kërkuar…

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në brigjet e Methoni, në Messini, sipas përditësimit të rishikuar të Institutit Gjeodinamik. Bazuar në të njëjtat informacione, lëkundjet janë regjistruar 21 kilometra në jug-jugperëndim të Methonit, ndërsa thellësia fokale ka qenë 6 kilometra. Lëkundjet janë ndjerë në Kalamata dhe zonat përreth të Messinisë

Lexo më Shumë

“Qëllimi ynë është i qartë. Ne duam të fillojmë negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian”. Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në konferencën për shtyp në Kiev me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Ukrainasit dhe të gjithë evropianët janë bërë më të fortë këtë vit, Rusia nuk mund të na pushtojë. Këto ditë na kanë treguar se integrimi ynë është i pakthyeshëm”, ka shtuar presidenti ukrainas.

Lexo më Shumë

NATO i bëri thirrje Rusisë që të përmbushë detyrimet e saj në baze të Traktatit për reduktime të programeve bërthamore të quajtur START.”Ne shohim me shqetësim se Rusia ka dështuar të përmbushë detyrimet ligjore, përfshirë inspektimin [për programet bërthamore] dhe i bëj thirrje Rusisë të përmbushë detyrimet e saj sipas Traktatit”, shkroi në Twitter Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Edhe Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se Rusia po shkel Traktatin e ri START, i cili kufizon numrin e mbushjeve bërthamore që mund të dislokojnë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia përmes raketave tokësore, detare dhe bombarduesve.…

Lexo më Shumë

Teatri Shqiptar në Shkup sot ka njoftuar se ka ndërruar jetë grimerja Nora Pitarka. “Të pikëlluar edhe për një humbje të hershme dhe tronditëse, informojmë kolegët dhe miqtë tanë se sot u nda nga jeta Nora Pitarka, grimierja e Teatrit tonë. Emri dhe vepra e saj qëndrojnë në të gjitha projektet e dy dekadave të fundit. Do të ngelet gjatë në kujtimet tona për çastet e shumta profesionale dhe miqësore të kaluara bashkë”, thuhet në njoftimin e Teatrit Shqiptar në Shkup.

Lexo më Shumë

Komisioni Antikorrupsion kërkon nga Prokuroria që të nis procedurë penale ndaj kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe një inspektori të ndërtimit, përcjell TV21. Të njëjti sipas Antikorrupsionit dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve. Nga Antikorrupsioni thonë se me mos-vperimin e kryetarit të komunës dhe inspektorit të ndërtimit, përgjegjës për ndërtimin një objekti në rrugën “Vojdan Qernodrinski” në këtë komunë, kanë mundësuar që një person të përfitojë nga ndërtimi i paligjshëm. “Kemi edhe mos-veprim me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimtarisë. Gjithashtu, nuk është dhënë asnjë përgjigje në dy kërkesat dhe urgjencat tona të mëparshme. E gjithë…

Lexo më Shumë

Në prag të nderimit dhe përkujtimit të figurës së Goce Dellçevit, meqenëse bëhet fjalë për ngjarje me interes të jashtëzakonshëm publik, SHGM thekson se është e domosdoshme të sigurohen kushte për raportim të papenguar të gazetarëve, si në ditën e raportimit njashtu edhe sot. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon ndaj sjelljes së policëve të cilët sot kanë penguan gazetarët dhe ekipet mediatike të kryejnë në mënyrë profesionale punën e tyre përreth kishës së Shën Spas-it në Shkup. Deri në SHGM arriti reagim nga disa kolegë gazetarë dhe punonjës të mediave të cilët ishin penguar gjatë kryerjes së detyrës…

Lexo më Shumë

NË KUVEND DORËZOHET PROPOZIMLIGJI PËR AMNISTI Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së, sic njofton KlanM, në Kuvend dorëzoi Propozimligjin për amnisti të personave të dënuar për ngjarjet e 27 Prillit 2017. Sic ka sqaruar koordinatori i Grupit Parlamentar të kësaj partie, ky ligj është si rezultat i nismës dhe angazhimit të përbashkët të avokatëve Janaki Mitreski dhe Dragan Peshevski dhe gjithë VMRO-DPMNE-së me koalicionin. “Është shumë e rëndësishme të përmendet se kjo është vazhdimësi e ligjit paraprak për amnisti I miratuar në Dhjetor 2018, por me një përmirësim të madh dhe thelbësor, e kjo është tejkalimi I selektivitetit dhe drejtësisë selective që…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme (02-shkurt) rreth orës 21:45 minuta, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 56-vjeçarin S.R. nga Tenova e Tetovës, i cili është denoncuar një orë më parë nga 44-vjeçari D.K. nga Bërvenica e Tetovës se kanë pasur një debat verbal me të në Tenovë, e më pas një person i cili ka qenë bashkë me S.R. e ka kërcënuar me armë zjarri dhe e ka lënduar. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.Ts

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut zyrtarisht nuk ka pranuar kurrfarë njoftimi se ndonjë delegacion bullgar do të marrë pjesë në shënimin e përvjetorit të Goce Dellçevit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke shtuar se çdo paralajmërim qëllim mirë i institucioneve mund të paralajmëroj prezencën e tyre. “Të gjithë ata që janë provokator, të cilët e mohojnë popullin maqedonas, të cilët e mohojnë shtetin e Maqedonisë, të cilët i rrënojnë ndjenjat e maqedonasve dhe të qytetarëve të tjerë, ata nuk do të hyjnë në shtet”, tha Kovaçevski.

Lexo më Shumë

Ndjekje penale për drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS), Naumçe Mojsoski dhe kryetaritn e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, për shkak të veprimeve të kundërligjshme, keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe dyshimit për keqpërdorime financiare, kërkoi Komisioni Kundër Antikorrupsion, transmeton Portalb.mk. Antikorrupsioni ka punuar tre vjet për lëndën e ndarjes së vauçerëve për federatat sportive dhe sportistët dhe është konstatuar se sistemi ka shumë të meta dhe mospërputhje, nuk ka llogari për paratë e ndara dhe nuk ka mënyrë të saktë se si dhe sa para ndahen dhe kush duhet të kontrollojë se si shpenzohen. Drejtori Mojsoski nuk ka…

Lexo më Shumë