Ministria e Brendshme gjeti në një kamion dhe një magazinë 800 kilogramë ushqime të skaduar dhe ambalazhe bosh. Produkti i gjetur është shpallur produkt i pasigurt nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Policia nga SPB Kumanovë, dje në mëngjes, tek AB (43) nga Haraçina, gjatë kontrollit të automjetit të tij “Mercedes” me targa të Shkupit, fillimisht i kanë gjetur 200 kilogramë ushqime. Ushqimi ka ardhur nga një depo në zonën e Gazi Babës, në pronësi të B.M.(45) nga Romanovce e Kumanovës, ku janë gjetur edhe 600 kilogramë ushqime shtesë. Pronari i magazinës pranoi se ushqimi ishte i tij. Në stacionin…
Author: Hamdi Kumanova
Pesëdhjetë e tre vjeçari M.Z. nga Brodeci i Tetovës, dje (01-shkurt) në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 14.00 në rrugën ,,Ivo Lola Rivar” në Tetovë, është kafshuar nga një qen endacak. Poashtu dje (01-shkurt) në ora 18.00, V.A.(53) nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën ,,Todor Ciposki-Merxhan” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak. Në ndërkohë dyzet e gjashtë vjeçari S.J. nga Tetova dje (01- shkurt) në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 20.00 në rrugën ,,Ivo Lola-Ribar” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak.TS
Paraditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në afërsi të Strazhës, shkruan TV21. Janë përplasur tre furgona, ndërsa komunikacioni ka qenë i bllokuar deri në ora 09:10. Nga MPB për TV21 thonë se nga aksidenti ka mbetur i lënduar një shofer. “Rreth orës 08:30 në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, rreth dy kilometra nga Strazha, ka ndodhur një aksident trafiku mes tre automjeteve për transport mallrash (fugona): “Iveco” me targa të Prilepit që drejtohej nga 46-vjeçari R.B. nga Prilepi, një “Fiat” me targa të Shkupit që drejtohej nga 39-vjeçari C.M. nga Shkupi dhe një “Peugeot”, po ashtu me targa të Shkupit,…
Vendet e specializuara për investime jashtë vendit e përmendin Maqedoninë si një mjedis të favorshëm tatimor, ndërsa si përfiti kryesor nga pasaporta maqedonase është se mund të përdoret për të udhëtuar në 125 destinacione, shkruan DW. “Mund të merrni automatikisht shtetësinë maqedonase duke investuar 200 mijë euro. Ata që marrin këtë shtetësi do të kenë të drejtën e lëvizjes së lirë në Hong Kong, Japoni, Singapor, Turqi dhe zonën evropiane Shengen, si dhe vizë elektronike për Indinë dhe akses në gjithsej 125 destinacione. Qytetarët do të kenë gjithashtu mundësinë që t’ua kalojnë shtetësinë brezave të ardhshëm, me akses në një…
Sot në Gjykatën Themelore Penale ka filluar procesi gjyqësor ndaj ish-drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet, Lidija Dimova. Urdhri i seancës për ish-deputeten si të pandehur të parë u shty një herë me arsyetimin se ajo kishte një gjendje të rënduar shëndetësore. Dimova akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “mashtrim” në dëm të fondeve të Komunitetit Evropian. I akuzuari Aleksandar Goçev akuzohet edhe për veprën penale “mashtrim”, edhe në dëm të Komunitetit Evropian, ndërsa Ana Pavlidou për “punë të pakujdesshme në shërbim”.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mbajtur dje mbledhjen e 122-të të saj. Një nga vendimet e rëndësishme në mbledhjen e sotme është sigurimi i burimeve financiare shtesë për terapinë për personat me fibrozë cistike, temë që është përfolur shumë ditëve të fundit për mungesën e kësaj terapie. Vendimet e tjera të rëndësishme janë edhe në fushën mjekësisë dhe projektligji për shpalljen e kanionit të Matkës monument natyre. U miratua edhe projektligji për taksën e solidaritetit si dhe është përcaktuar propozimi për ndryshime ligjore për përfshirjen e orizit në rezervat e mallrave. Janë vendosur ndryshime ligjore për…
Kuvendi Popullor i Bullgarisë miratoi sot një deklaratë “duke dënuar manifestimet antibullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Deklarata u mbështet nga 185 deputetë, ndërsa një abstenoi, transmeton “BTA”. Në Parlament janë dorëzuar katër draft deklarata, nga GERB-SDS, “Vazhdojmë me ndryshimet”, “Bullgaria Demokratike” dhe “Rilindja”, në bazë të të cilave është përgatitur dhe votuar drafti i përbashkët i propozuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme. Në deklaratën e miratuar, parlamenti bullgar dënon “manifestimet dhe thirrjet për dhunë ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, organizatave dhe klubeve të tyre, dhe veçanërisht ofendimin e rëndë ndaj bullgarit Hristijan Pendikov” dhe kërkon që…
Vitin e shkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nxori disa herë për shprehje interesi zona të ndryshme minerare në Shqipëri. Dy prej tyre, që ranë në sy, ishin të lidhura me kërkim dhe zbulim ari në objektin Babje Librazhd dhe objekti Kaçinar në Mirditë. Tashmë kompania që ka fituar të drejtën për objektin e parë në Librazhd ka avancuar më tej me procesin duke kërkuar që të pajiset me lejet përkatëse për të nisur aktivitetin. Më konkretisht Buliding Construction që është edhe kompania që ka marrë të drejtën e kësaj zone minerare ka kërkuar të pajisjet me leje të tipit…
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu nisi një sulm ndaj vendeve perëndimore të enjten, duke folur për një “pazar” nga SHBA në lidhje me avionët F-16 dhe F-35 dhe një “luftë psikologjike” kundër Turqisë në lidhje me mbylljen e konsullatës për shkak të frikës nga sulmet terroriste. Ministri turk tha se vendet perëndimore po bëjnë “luftë psikologjike” kundër demokracisë duke mbyllur misionet e tyre diplomatike nën pretekstin e një kërcënimi terrorist, pa dhënë asnjë provë. “Amerika dhe Perëndimi nuk duan që ne të jemi të pavarur dhe të lirë. Ata e nisën këtë lufte psikologjike ditën që ne njoftuam…
Në fshatin Pjetërshtinë të Shtimes, një personi i janë vjedhur tre lopë. Sipas raportit të Policisë, pronari i lopëve ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur kanë hyrë në shtallën e lopëve të tij dhe ia kanë vjedhur atij tre të tilla, përcjell arbresh.info. Hajnat nuk janë gjetur ende, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. VJEDHJE E RËNDË Fsh. Pjetërshtinë, Shtime 01.02.2023 – 07:07. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a deri më tani të panjohur nga shtalla e bagëtive i kanë vjedhur tre krerë gjedhe. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes,…
Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut, Oliver Spasovski, i pyetur se në kishën e Shën Spasit dhe në oborrin ku gjendet varri i Goce Dellçevit është vërejtur prani e madhe e policisë, sipas reagimeve nëse po krijohet imazh, se përkujtimi në fakt i ngjan një ngjarjeje politike, ai u përgjigj se nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë nderim politik. “Më e rëndësishmja është që të bëhet një organizim i mirë dhe të kemi një përkujtim siç i ka hije Goce Dellçevit dhe mendoj se në asnjë rast nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë kremtim politik”,…
Policia e Kosovës në Rahovec ka arrestuar një person të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Bëhet e ditur se në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy telefona mobil dhe një shumë parash të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale. “Sektori Rajonal për Hetime në bashkëpunim me Stacionin Policor në Rahovec, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, kanë kryer kontroll në tri lokacione mbi dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Në njërin nga këto lokacione (në fshatin…

