Në fshatin Pjetërshtinë të Shtimes, një personi i janë vjedhur tre lopë.
Sipas raportit të Policisë, pronari i lopëve ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur kanë hyrë në shtallën e lopëve të tij dhe ia kanë vjedhur atij tre të tilla, përcjell arbresh.info.
Hajnat nuk janë gjetur ende, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit.
VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Pjetërshtinë, Shtime 01.02.2023 – 07:07. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a deri më tani të panjohur nga shtalla e bagëtive i kanë vjedhur tre krerë gjedhe. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet.