Banorët e Drenës në Lepasoviç kanë bllokuar rrugën e cila të dërgon në këtë komunë pasi pretendojnë se policia e Kosovës në këtë fshat ka filluar të ndërtojë një bazë të re kufiatre.
Sipas mediave serbe, banorët e Drenës, janë të vendosur që të bllokojnë në çdo mënyrë për të anuluar, siç thonë ata, vendimin e kundërligjshëm të autoriteteve të Prishtinës për ndërtimin e një baze në fshatin Zaselje
Ky është mesazhi që po dërgohet edhe sot nga qytetarët e mbledhur, të cilët që nga mëngjesi i djeshëm ndodhen në vendin ku makineritë e rënda të mekanizuara kanë nisur zgjerimin e rrugës, e cila është përgatitje për ndërtimin e bazës së policisë kufitare. Qytetarët thonë se nuk janë mjaftuar vetëm me faktin se punimet aktualisht janë ndërprerë dhe për këtë arsye janë ende në të njëjtin vend.