Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, ka lënë të kuptohet se Moldavia mund të bëhet viktima e radhës e agresionit rus.
“Tani po analizojmë rolin në Moldavi”, tha Lavrov kur u përgjigj në pyetjen se a do të ketë objektiva të reja shteti rus.
Lavrov duke folur për televizionin Nexta ka lënë të kuptohet se viktima e radhës e agresionit rus mund të jetë Moldavia.
Ndryshe, Rusia ka nisur luftën ndaj Ukrainës gati që një vit dhe më parë kishte rrëmbyer një pjesë të territorit moldav.