Author: Hamdi Kumanova

Dje (31-janar) në ora 20:15 në SPB Tetovë është raportuar për një zjarr, që është përhapur në shtëpinë e 62-vjeçarit I.U. nga Raveni i Gostivarit. Ku pjesa e sipërme e objektit ka marrë flakë dhe gjatë intervenimit është lënduar zjarrfikësi 43-vjeçar M.S. nga Reçani, teksa po merrte masa për shuarjen e zjarrit, i njëjti menjëherë është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për ti ofruar ndihmë mjekësore.Ts

Lexo më Shumë

Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do ta vazhdojë debatin për propozimin që Ljubomir Joveski, prokuror publik aktual, të zgjidhet gjykatës kushtetues. Mbledhja pas një pauze prej disa muajve, vazhdoi dje, ndërsa opozita sërish me fjalime të gjata kërkoi që partitë në pushtet ta tërheqin propozimin që Joveski të jetë kandidat për gjykatës kushtetues. Javën e kaluar nga Gjykata kushtetuese sërish i bënë thirrje Kuvendit të zgjedhen tre gjykatës me qëllim që gjykata të funksionojë pa pengesa, siç është paraparë me kushtetutë.

Lexo më Shumë

Në një periudhë krize, ia dolëm me mjeshtëri për ta bërë Bankën për Zhvillim mjetin më të mirë në sistemin financiar që futi mekanizma, instrumente të reja për mbështetjen dhe zhvillimin e ekonomisë sonë. Kjo u konstatua nga zëvendëskryeministr i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi dhe drejtori ekzekutiv i Bankës për Zhvillim, Kire Naumov, të cilët diskutuan për investimet dhe zhvillimin ekonomik në një vit krize në konferencën qeveritare “Viti i mundësive të reja”, ku u theksua se në tre vitet e fundit janë plasuar gati 300 milionë euro përmes Bankës për…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vazhduar takimet me qytetarët, sonte në Komunën e Vrapçishtit. Ahmeti nga Vrapçishti ka bërë thirrje që shqiptarët bashkë me bashkëqytetarët tjerë, të bashkohen e të mos grinden për tema që kanë të bëjnë më 20 vitet e kaluara, përcjell KlanM. Ai sërish bëri thirrje për një Front pro BE-së. “Hajde të bashkohemi gjithë shqiptarët, ta bëjme frontin pro BE, të thërrasim dhe bashkëqytetarët tanë maqedonas dhe ta çojmë këtë vend drejt BE-së, Me NATO sa të mira përfituam, kemi siguri në shtet dhe jemi të barabartë me…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë kanë privuar nga liria 42 vjeçarin M.P. pasi gjatë kontrollit ndaj makinës së tij me targa të Velesit është gjetur dhe konfiskuar amfetamin. Në po të njëjtën ditë në ora 17:45 policia ka privuar nga liria edhe 39 vjeçarin D.D. nga Gjevgjelia. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar materie e dyshimtë pluhur, marijuhanë dhe një peshore digjitale. Për të dyja rastet është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike -Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë, ndaj personave…

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në takimin e së martës me qytetarët dhe bazën partiake me moton “Bashkë për Europë” në Vrapçishtë tha se ai dhe subjekti i tij politik angazhohet për paqe, stabilitet, siguri, veting, mirëqenie. “Në veting të përfshihen të gjithë politikanet, pavarësisht a është parti e madhe ose e vogël, t’i shohim këta politikanë si janë dhe si kanë qenë, të gjithë pa përjashtim! Dëgjojmë akuza e shpifje për vjedhje, por unë nuk merrem me arsyetime boshe duke thënë nuk jam, nuk jam, vetingu do t’i vërtetojë të gjitha. Angazhohemi për unifikim të…

Lexo më Shumë

Aktori Vedat Bajrami, ka rrëfyer një histori shumë interesante para banorëve në Big Brother VIP Kosova. Ai ka treguar se në vitin 2001 ishte intevistuar nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) në lidhje me një skeç humoristik që ai aso kohe kishte realizuar me grupin “Stupcat”. Tutje ai ka përmendur edhe fjalën shërbime sekrete, duke thënë se ishte e vështirë të realizoheshin skeçe në atë kohë shkaku i situatës së brishtë të veriut në Kosovë. “Unë e di në vitin 2001, mua më ka marrë në pyetje UNMIK-u, ‘Pse i ke bërë skeçet e Mitrovicës?’,…

Lexo më Shumë

Sot qenka ndarë nga jeta profesori Bejzad Ismaili, intelektuali i shquar kumanovar, i cili për shumë dekada ka dhënë kontribut të madh në arsim, kulturë dhe gazetari. Ai njihej si një personalitet i urtë me diapazon të gjerë të diturisë. E njoha gjatë kohës si studimeve, që kur vija nga Tirana doja të takoja për të folur për gazetarinë, libra e për tema të tjera, ku nuk mungonin këshillat dhe vlerësimet e tij që gjithmonë kanë qenë bashkëkohore. Gjatë kohës si mësimdhënës ka qenë një frymëzues për vlera arsimore dhe kulturore, duke kaluar dhe periudhën e vështirë të diskriminimeve dhe…

Lexo më Shumë

Një person është ankuar në polici se ka gjetur një letër kërcënuese te dera e shtëpisë së vet në Mitrovicë. Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se tek dera e shtëpisë ka gjet një letër me përmbajtje kërcënuese. Njësitet përkatëse kanë dal në vend ngjarje. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Lexo më Shumë

Një i mitur është arrestuar të hënën rreth orës 20:30 në Gjakovë, pasi dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një grua. “Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari po mbahet në ndalim policor./21Media

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara akuzuan të martën Rusinë se ka shkelur traktatin e armëve bërthamore START, duke deklaruar se Moska po refuzon të lejojë aktivitete inspektimi brenda Rusisë.Traktati, që mbetet një nga shtyllat e fundit të përpjekjeve për kontrollin e armëve bërthamore të pas-Luftës së Ftohtë, hyri në fuqi në vitin 2011 dhe u rinovua në vitin 2021 edhe për dy vite të tjera. Traktati vendos një kufi ndaj numrit të mbushjeve bërthamore strategjike që mund të dislokojnë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, si dhe për numrin e raketave tokësore dhe detare, si dhe të avionëve bombardues që mund të përdorin…

Lexo më Shumë

Një femër është raportuar e zhdukur në Pejë. E, njëjta është larguar nga shtëpia dhe familjarët nuk kanë njohur për vendndodhjen e saj. “Pejë 30.01.2023-19:40. Me datë 31.01.2023 ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. closevolume_off Nga policia presin detaje më të hollësishme.

Lexo më Shumë