Author: Hamdi Kumanova

Ohri i Maqedonisë së Veriut do të jetë qyteti ku do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë që është paralajmëruar të ndodh me 18 mars. Kjo u bë e ditur nga vetë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. “Pata një takim të shkëlqyer me Zv. Mariçiq. I jam mirënjohës Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fortë ndaj Dialogut dhe mezi pres takimin e radhës të Dialogut në Ohër më vonë këtë muaj. Diskutuam gjithashtu çështje thelbësore për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Lajçak në Twitter. Palët në takimin e 27 shkurtit në…

Lexo më Shumë

Komisioni kuvendor për politikë të jashtme sot do të mbajë seancë ku tre ambasadorët e sapoemëruar të vendit për Slloveni, Spanjë dhe Zvicër do t’i prezantojnë platformat për aktivitetin e tyre diplomatik. Siç informon pres shërbimi kuvendor, para Komisionit do të paraqiten Goran Milevski, i cili është emëruar ambasador në Slloveni, Edmond Ademi në Spanjë dhe Rexhep Demiri në Zvicër. Në rendin e ditës të seancës së këtij Komisioni janë edhe dy pika – Propozimi-ligji për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës dhe Propozim-ligji për ratifikimin e…

Lexo më Shumë

Vetëm 41 vjeç dhe me një aktivitet kriminal monstruoz që ka shfaqur dhe mbartur prej plot 20 vitesh! Të paktën në moshën 20 vjeçare ka nisur prangosja e tij. Në fokus është dhuna në familja, përdhunimet në familje dhe mbajtja peng. Që atëherë ka nisur të arrestohet dhe të lirohet, ku pas këtyre akteve të rënda kriminale, kuksiani që jetonte në Vaqar bashkë me nënën e tij të vetme, ka shkuar më tej. Pas daljes nga burgu për përdhunimet dhe pengmarrjen, në harkun kohor të tri viteve ai vret vajzën me të cilën jetonte. Ajo ishte vetëm 22 vjeç. E…

Lexo më Shumë

Për shkak të mungesës së përfaqësuesit të personit juridik “Besa Trans”, si dhe përfaqësuesit të Drejtorisë doganore në Gjykatën Themelore Penale Shkup, sot sërish është shtyrë gjykimi për “Besa Trans”, në të cilin pronari i personit juridik me të njëjtin emër akuzohet për “falsifikim dokumenti”. Siç informoi Asmir Alispahiq, mbrojtësi i të akuzuarit Bekim Haxhiu, përfaqësuesi i personit juridik “Besa Trans”, Shaban Hoxha, nuk u paraqit në seancën e sotme për shkak të udhëtimit për shkak të vdekjes së anëtarëve të ngushtë të familjes jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Askush nuk mund ta merrte me mend këtë dhe…

Lexo më Shumë

Një tragjedi ka ndodhur në Greqi këtë të mërkurë duke lënë pas 42 viktima. Kjo është shifra që raportohet deri më tani nga përplasja e trenave në afërsi të Larisës. Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku treni i pasagjerëve që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 persona në bord u përplas me një tren mallrash. Sipas mediave greke bëhet fjalë për 130 të lënduar dhe 66 persona që po marrin mjekim në spital. 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Të mbijetuarit kanë treguar se vagonët u përfshinë me shpejtësi nga flakët,…

Lexo më Shumë

Origjina e COVID-19 mbetet e mjegullt. Tre vjet pas shfaqjes së COVID-19 dhe gjendjes së pandemisë, ende është e paqartë nëse koronavirusi ka rrjedhur nga një laborator apo është përhapur te njerëzit nga kafshët. Ajo çfarë dihet është se kur bëhet fjalë për dezinformatat për COVID-19, çdo raport i ri mbi origjinën e virusit shkakton një rikthim të shpejtë të pretendimeve dezinformuese për virusin, vaksinat dhe maskat, dezinformata këto që kanë pasur jehonë që nga fillimi i pandemisë. Ndodhi përsëri këtë javë pasi Departamenti i Energjisë i Shteteve të Bashkuara konfirmoi se një raport i klasifikuar përcaktoi se virusi doli…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat e tij kanë “nën kontroll çdo zonë që gjendet në vijën e frontit”. Gjatë adresimit në mbrëmjen e 1 marsit, ai shtoi se civilët po vazhdojnë të vuajnë “nga terrori i qëllimshëm” i Moskës, që po sulmon infrastrukturën civile. “Në pothuajse mbarë tërë vendin, ne kemi arritur të ofrojmë siguri relative, banorët mund ta dinë se si është të jetosh në zonat kufitare me Rusinë dhe në zonat në jug të shtetit tonë”, tha Zelensky, duke theksuar se përgjatë vijës së frontit po vazhdojnë sulmet e vazhdueshme me artilerinë ruse. Zelensky po…

Lexo më Shumë

MPB ka parashtruar kallëzim penal ndaj personave Xh.L. (29) nga Shkupi dhe F.B. (25), gjithashtu nga Shkupi, pasi të njëjtit dyshohet se kanë keqpërdorur një letërnjoftim të humbur, për të marrë kredi të shpejta, përcjell TV21. “Të raportuarit kanë gjetur një letërnjoftim të humbur të një personi nga Shkupi dhe gjatë muajit nëntor 2022 me letërnjoftim të gjetur, duke pretenduar rrejshëm se është personi me të dhënat nga letërnjoftimi, në dy degë të ndryshme të kompanive financiare, në dy raste, secili veçmas, u përpoqën të merrnin kredi të shpejtë dhe në këtë mënyrë u përpoqën të mashtronin nëpunësin administrativ…

Lexo më Shumë

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, e nis karrierën e tij në stolin e kuqezinjve me një problem jo edhe aq të vogël. Tekniku brazilian nuk do të ketë mundësinë që të bëjë eksperimente para se të zbresë në fushën e lojës përballë Polonisë së Levandovskit në kualifikueset e Euro 2024. FSHF ishte në diskutime me Federatën e Uzbekistanit për të zhvilluar një ndeshje miqësore me datë 23 ose 24 mars, ku Silvinjo të shihte lojtarët që kishte në dispozicion dhe formën e tyre pak ditë para përballjes me polakët. Por negociatat nuk kanë gjetur fund…

Lexo më Shumë

Qeverinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili me kujdes ka mirëpritur përfshirjen e Pekinit, por ka theksuar se suksesi varet nga veprat e jo fjalët. Pavarësisht kësaj, Kina ka thënë se ka “miqësi pa kufi” me Rusinë dhe ka refuzuar që ta kritikojë pushtimin e nisur nga Moska, dhe madje ka refuzuar që ta quajë pushtim. Pekini po ashtu ka akuzuar SHBA-në dhe NATO-n se ka provokuar konfliktin dhe për “fryrje të zjarrit” duke i ofruar Ukrainës armë. Kina po ashtu ka dënuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe entiteteve që kanë ndihmuar…

Lexo më Shumë

Kuvendi me 62 vota “për” asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur shkarkoi nga detyra zëvendësministrin e Mbrojtjes, Bashkim Hasani, zëvendësministrin e Arsimit, Lulzim Aliu dhe zëvendësministrin e Bujqësisë, Abdylshyqyr Abedini. Pas shkarkimeve, ligjvënësi kaloi në pikën për emërimin e propozimeve të reja në eshalonin e dytë. 36 deputetë janë paraqitur për fjalë. Në vendin e Hasanit, Aliut dhe Abedinit janë propozuar: Vjollcë Berisha, zëvendësministre në Bujqësi, Tiron Jajaga, zëvendësministër në Mbrojtje dhe Agim Nuhiu, zëvendësministër në Arsim. Ditë më parë Kuvendi shkarkoi edhe ministrat e Alternativës, parti e cila vendosi të largohej nga Qeveria, pasi ASH-ja u bë…

Lexo më Shumë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transporteve në Greqi, Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqjen pas tragjedisë me 40 të vdekur që shkaktoi përplasja e trenave mëngjesin e sotëm. Në një njoftim për shtyp ai tha se po merr përgjegjësi politike për ngjarjen e rëndë dhe nuk mund të sillet sikur s’ka ndodhur asgjë. Më herët, Karamanlis ishte shfaqur i ngarkuar emocionalisht kur ka vizituar nga afër vendin e tragjedisë. Deklarata: “Sapo jam kthyer nga skena e tragjedisë së trenit në Tempe. Dhimbja është e papërshkrueshme. Është fakt që hekurudhën greke e kemi marrë në një gjendje që nuk i përshtatet shekullit të…

Lexo më Shumë