Qeverinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili me kujdes ka mirëpritur përfshirjen e Pekinit, por ka theksuar se suksesi varet nga veprat e jo fjalët.
Pavarësisht kësaj, Kina ka thënë se ka “miqësi pa kufi” me Rusinë dhe ka refuzuar që ta kritikojë pushtimin e nisur nga Moska, dhe madje ka refuzuar që ta quajë pushtim.
Pekini po ashtu ka akuzuar SHBA-në dhe NATO-n se ka provokuar konfliktin dhe për “fryrje të zjarrit” duke i ofruar Ukrainës armë. Kina po ashtu ka dënuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe entiteteve që kanë ndihmuar Moskën në përpjekjet e saj ushtarake, përfshirë edhe kompani kineze.
Ndërkaq, Qeveria e Lukashenkës ka mbështetur fuqishëm Moskën dhe ka lejuar që të përdoret territori bjellorus për nisjen e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022./rel