Duhet vlerësuar mbështetja e vendeve të Ballkanit Perëndimor për Ukrainën, thonë disa nga diplomatët evropianë. Për shkak të harmonizimit të plotë të politikës së jashtme të BE-së, siç shtojnë ata, Maqedonia është përballur me sfida energjetike dhe ka rrezik të shtuar të kërcënimeve hibride. Ata thonë se BE-ja, po e ndihmon rajonin të kapërcejë problemet dhe prandaj nevojitet një shtysë e re në zgjerim. “Në kontekstin e ri ndërkombëtar, synimi i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie të veçantë strategjike. Kjo ndihmon për të shpjeguar pse çështja e zgjerimit përjetoi një përshpejtim historik gjatë presidencës…
Author: Hamdi Kumanova
Hungaria ka një reputacion ‘rebeli’ në Bashkimin Evropian dhe nëse do ta konfirmojë këtë reputacion edhe një herë, do ta tregojë debati në parlamentin hungarez për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Vetëm Hungaria dhe Turqia nuk i kanë ratifikuar ende protokollet për anëtarësimin e këtyre dy vendeve në NATO, më shumë se tetë muaj pasi liderët e Aleancës vendosën t’i pranojnë ato si anëtarë në samitin e Madridit. Dhe ndërsa anëtarët e tjerë të NATO-s janë më të shqetësuar për mundësinë që Turqia të bllokojë pranimin e dy vendeve – presidenti turk Recep Tayyip Erdogan…
Policia e Durrësit ka vënë në pranga kapitenin e anijes, ku pak ditë më parë u zbulua një sasi e madhe nafte kontrabandë. Në pranga ka përfunduar shtetasi rus Alexey Amazov. Arrestimi i tij u bë pas bllokimit të anijes me flamur liberian, ku u gjetën 22 500 ton naftë e papërpunuar ruse. Uniformat blu kane bërë edhe sekuestrimin e mjetit lundrues, që ishte nisur nga azerbajxhani dhe pretendohet se është ngarkuar me naftë në portin kallamata të greqisë, nga një anije tjetër. Sasia e karburantit do të hynte kontrabandë në vendin tonë për t’u tregtuar.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka ngushëlluar Greqinë pas aksidentit të trenave në Greqinë veriore, në të cilën mbetën të vdekur mbi 36 persona dhe u lënduan dhjetëra tjerë, shkruan Ekathimerini. “Ngushëllimet e mia më të thella për presidentin dhe popullin grek për humbjen e jetëve nga përplasja e tranave në Greqinë Veriore. Populli i Ukrainës ndan dhimbjen me familjet e viktimave. Ju dëshirojmë shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar presidenti ukrainas greqisht në Twitter.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, sot në Bruksel mori pjesë në takimin bilateral nga Klasteri 2, “Tregu i brendshëm”, më saktësisht në takimin nga Kapitulli 28 “Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndeti publik”. Në fjalimin e tij para përfaqësuesve të Bashkimit Evropian (BE), zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se kujdesi shëndetësor dhe mbrojtja e konsumatorëve përfaqësojnë një fushë të shumëanshme me rëndësi të madhe për jetën e përditshme të qytetarëve dhe se tregu botëror do të ishte jofunksional nëse konsumatorët nuk mbrohen në mënyrë adekuate nga ligjet kombëtare dhe institucionet ndërkombëtare. “Kur jam…
Pse Kumanova gjithmonë shihet e lihet si zorrë qorre?! Edhe kësaj radhe pa ministër dhe përfaqësim në pushtet qendror. Trendi i tillë i injorimit vijoi edhe nga zgjedhjet e fundit të 2020, dhe po vijon, me përjashtim të vitit të fundit, që një kumanovari nuk i zgjati shumë jeta në kolltukun e ministrit. Por ky trend vijoi me riformatimin e ri dhe sërish në pikën zero. Pa përmendur flamuj partiak dhe pa u bërë lokalist, në pushtetin qendror kjo parti ka vetëm një post margjinal në eshalon të tretë, apo si të themi në fund të vagonit. Çka pret prej…
Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) informon se shtimi natyror i popullsisë në vend ka shënuar rënie. Në tremujorin e katërt të vitit 2022 arrin – 616 persona që do të thotë se për aq persona është më i vogël numri i lindjeve të fëmijëve nga numri i personave të vdekur. Në tremujorin e katërt të vitit 2022 kanë lindur 4.427 fëmijë dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i tyre është ulur për 4.7 për qind. Numri i personave të vdekur në tremujorin e katërt të vitit 2022 shënon rënie prej 26.8 për qind…
Funksionarët që do të shkarkohen ose do të japin dorëheqjen para përfundimit të mandatit të tyre, nuk do të kenë më të drejtën e kompensimit monetar, gjegjësisht apanazhit që iu takonte në një periudhë prej tre deri në 12 muaj, në varësi të kohës sa ishin në funksion, transmeton Portalb.mk. Gjykata Kushtetuese sot njëzëri vendosi të shfuqizojë nenin 22 të Ligjit për pagat dhe kompensimet tjera të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar. Kjo nuk do të zbatohet për ministrat dhe zëvendësministrat e shkarkuar së fundmi, pasi vendimi i Gjykatës është shfuqizues, e jo anulues. Pas shfuqizimit të nenit 22…
Një ndërhyrje ndaj mbrojtësit të Kombëtares, Marash Kumbulla, bëri Jose Mourinho që të shpërthente ndaj gjyqtarit të katërt duke kërkuar faull. Kjo gjë bëri që gjyqtari kryesor ta dënonte atë me karton të kuq, me portugezin që e quajti të padrejtë këtë vendim, një javë përpara sfidës me Juventusin në kampionat. Kjo situatë u pa edhe nga prokuroria e Federatës Italiane, duke ardhur me vendimin që 60-vjeçari dënohet me dy ndeshje pezullim. Kështu përveç takimit me Juventusin, Murinjo nuk do të jetë prezent as në takimin me Sasuolon në kampionat.
Në pajtim me Kodin Zgjedhor, çdo gjashtë muaj Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve publikisht u bën thirrje qytetarëve për të verifikuar të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore dhe nëse konsiderojnë se është e nevojshme, të kërkojnë ndryshim. Duke e pasur parasysh këtë, KSHZ-ja sot e bëri thirrjen publike për verifikimin e të dhënave në Listën Zgjedhore. Të gjithë qytetarët e interesuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët dëshirojnë të bëjnë shqyrtim në të dhënat e tyre në Listën zgjedhore, atë do të mund ta bëjnë në mënyrë elektronike në ueb faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të…
Në një pjesë të marketeve në Maqedoninë e Veriut sot në mëngjes nuk ka bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë me çka furrtarët e realizuan paralajmërimin se nuk do të prodhojnë bukë në qoftë se Qeveria merr vendim për ngrirjen e çmimit në 33 denarë për bukë prej 450 gramësh. Në rafte kanë mbetur vetëm furnizimet e vjetra me bukë dhe llojet e veçanta të bukëve. Qeveria e ka ngrirë çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë për 33 denarë. Portali Lideri.mk ka kontaktuar me disa bukëpjekës në Ferizaj të Kosovës, të cilët kanë thënë se janë…
Kryeministri Albin Kurti, ka përmendur disa elemente simbolike, për të cilat, mendon se janë arsyet që shefi i BE-së, për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, zgjodhi Maqedoninë e Veriut, për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas Kurtit, është Kumanova njëra ndër vendet historike, ku u nënshkrua kapitullimi i Jugosllavisë së Millosheviqit, si njëra ndër specifikat kryesore që Borrell ka bërë zgjedhjen e tij, njofton klankosova.tv. ”Mos të harrojmë që më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë ishte nënshkruar kapitullimi i Jugosllavisë së Millosheviqit dhe së hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë mendoj që…

