Deputeti Halil Snopçe i është drejtuar ministrit të Arsimit rreth problemit të nxënësve shqiptarë për nxënësve shiptarë pasi që kryetari i komunës ua mohon të drejtën për mësim në gjuhën amtare dhe pse ministria nuk ia mer kompetencar kryetarit të komunës pasi kjo është e garantuar me ligj për arsim. E drejta për gjuhë amëtare është e garantuar me kartën universale për drejtat e njeriut dhe të njejtat janë inkorporuar edhe në ligjet e Maqedonisë së Veriut.
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur tri ditë zie kombëtare, pas përplasjes së dy trenave ku si pasojë humbën jetën 36 persona dhe mbi 66 tjerë u lënduan. Ai njoftoi opinionin se vendi do të mbajë tri ditë zie për të nderuar viktimat e aksidentit hekurudhor, transmeton Telegrafi. Të gjitha takimet zyrtare apo ndonjë festë e planifikuar janë anuluar, kurse flamuri shtetëror është ulur në gjysmë shtizë. Si i tillë do të qëndrojë deri të premten, kurse ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën që të nxjerrin të mbijetuarit. Ekipet e shpëtimit kanë ngritur në ajër edhe dronët për…
Dukshmëri e zvogluar për shkak të mjegullës sot në mëngjes ka në qafën malore Gjavatë dhe në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit. Lidhja Automoto e Maqedonisë informoi se dukshmëria në Gjavatë është deri në 50 metra, ndërsa në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit prej 60 deri në 70 metra. Për shkak të minimit për ndërtimin e rrugës eksprese A2, aksi Dllaboçicë = Çatall sot prej orës 13 deri në orën 16 do të ketë ndërprerje të komunikacionit në shtrirjen nga fshati Vetunicë deri në urën e lumit Blidesh.
Në Gjykatën Penale të Shkupit sot do të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Besa Trans”, në të cilin kompania si person juridik dhe menaxheri i saj, Bekim Haxhiu, akuzohen për falsifikim të licencës për kryerjen e transportit ndërkombëtar për autobusin me të cilin në nëntor të vitit 2021 gjatë një aksidenti në Bullgari humbën jetën 45 persona, njofton Portalb.mk. Sipas aktakuzës, 41-vjeçari Bekim Haxhiu, si pronar i “Besa Trans” nga Rashçe, përmes shoferëve që drejtonin autobusin, ka përdorur certifikatë licence që nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Me certifikatën e falsifikuar të licencës për qarkullim ndërkombëtar, autobusi…
Sot në mëngjes nuk është shpërndarë bukë nëpër markete, këtë gjë e kanë paralajmëruar dje furrtarët. Në rafte kanë mbetur vetëm furnizimet e vjetra me bukë dhe llojet e veçanta të bukëve, njofton pressonline.mk . Qeveria e ka ngrirë çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë për 33 denarë. Qeveria ka llogaritur se disa nga rritjet e çmimeve janë të pajustifikuara, dhe si argument plus përmendin faktin se e njëjta bukë shitet me çmime drastike të ndryshme në mbarë vendin – nga 28 deri në mbi 45 denarë. Përveç ngrirjes së çmimit të bukës, qeveria hoqi masën e…
Gjatë ditës së djeshme, respektivisht në ora 17:15 në rrugën “Nikolla Rusinski” në Shkup, është arrestuar G.R.(22) nga Shkupi, përcjell TV21. Nga MPB bëjnë të ditur se tek i njëjti është gjetur kokainë. “Gjatë kontrollit të një automjeti tip “Ford Focus” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me kokainë. Me urdhër gjykate, në banesën e tij është kryer edhe bastisje, ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe disa pako me kokainë”, thonë nga MPB./tv21.tv
Greqia është shokuar nga një prej aksidenteve më të mëdha hekurudhore në historinë e saj.Një tren pasagjerësh me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larissës . Si pasojë 32 persona kanë vdekur dhe 85 janë lënduar, 25 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Ndërsa, 270 të tjerë janë transportuar me autobusë në Selanik. Përplasja ka ndodhur pak pas mesnate kur treni i pasagjerëve me destinacion nga Athina në Selanik është përplasur me një tren mallrash me drejtim të kundërt dhe ka marrë zjarr, raporton BBC. Sipas dëshmitarëve okularë dy vagonet e para…
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka cilësuar një hap përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, takimin që Albin Kurti zhvilloi dje në Bruksel në Aleksandër Vuçiçin. Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati u shpreh se plani evropian ka disa elementë mjaft pozitivë për Kosovën, ku përmendet reciprociteti, pranimi i integritetit dhe dhe sovranitetit territorial të Kosovës, por edhe për pandryshueshmërinë e kufijve. “Mendoj që është një hap përpara në një proces të gjatë dhe sfidues që ka lidhje me normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi njohur vetëm me tekstin e…
Finlanda ka filluar ndërtimin e një gardhi përgjatë kufirit të saj me Rusinë. Transmetuesi publik ‘YLE’ raportoi se ndërtimi filloi me heqjen e pemëve në të dy anët e pikës kufitare ‘Imatra’. Gardhi fillestar i provës do të jetë 3 kilometra i gjatë dhe do të përfundojë deri në fund të muajit qershor, shkruan Anadolu. Roja Kufitare e Finlandës tha se ndryshimi i mjedisit të sigurisë për shkak të luftës në Ukrainë e bëri të nevojshëm ndërtimin e gardhit. “Sipas planit tonë, duhet të ndërtohet një gardh pengues për një distancë prej rreth 200 kilometrash përgjatë kufirit tonë lindor 1.300…
Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri pasditen e sotme. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane Mesdhetare (EMSC), mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 4.1 dhe epiqendra ka qenë 25 km në jug perëndim të Elbasanit. Tërmeti është ndjerë edhe në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Thellësia e tërmetit ka qenë dy kilometra. Ende nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale.
SPB-ja e Komunovës bën me dije se shtetasi E.R.(38) nga Shqipëria, gjatë kontrollit në vendkalimin kufitar Ballanoc ka tentuar të korruptojë një zyrtar policor duke vendosur një sasi parash brenda pasaportës së tij gjatë kontrollit rutinë në këtë vendkalim. “SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër kundër shtetasit E.R.(38) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “dhënie ryshfeti”. Më 24 shkurt 2023, në vendkalimin kufitar Bellanoc, personi në fjalë gjatë kontrollit të dokumenteve ka vendosur para në kartonin jeshil dhe ia ka dhënë policit së bashku me dokumentet e udhëtimit.”- thuhet në…
Emisari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në konferencën e sotme për media ka thënë se propozimi franko-gjerman nuk është për njohje reciproke por vetëm për normalizim të raporteve. Ai ka thënë se fakti që SHBA-ja e përkrah këtë propozim nuk do të thotë që SHBA-ja nuk beson se rajoni për të qenë i shëndetshëm duhet të kapërcejë ngjarjet e viteve të 90-ta. Escobar tutje ka thënë se SHBA-ja beson se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën. “Propozimi i BE-së nuk është për njohje-reciproke por është për normalizim. Por vetëm pse ne e…

