SPB-ja e Komunovës bën me dije se shtetasi E.R.(38) nga Shqipëria, gjatë kontrollit në vendkalimin kufitar Ballanoc ka tentuar të korruptojë një zyrtar policor duke vendosur një sasi parash brenda pasaportës së tij gjatë kontrollit rutinë në këtë vendkalim.
“SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër kundër shtetasit E.R.(38) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “dhënie ryshfeti”. Më 24 shkurt 2023, në vendkalimin kufitar Bellanoc, personi në fjalë gjatë kontrollit të dokumenteve ka vendosur para në kartonin jeshil dhe ia ka dhënë policit së bashku me dokumentet e udhëtimit.”- thuhet në komunikatën e policisë.