Ekspozojmë dezinformata të reja nga kryetari ASHAM-it, Lupço Kocarev, për zhdukjen e popullit maqedonas. Ja çfarë tha ai në Kuvendin vjetor të Akademisë: “Deri më 16 qershor 2018, për më shumë se 130 vende dhe për gati 80 për qind të banorëve të planetit Tokë, ne ishim maqedonas që jetonim në Republikën e Maqedonisë, e që më 17 qershor, një ditë më vonë, populli maqedonas u zhduk plotësisht nga skena ndërkombëtare”. Më 22.02.2023, disa media e publikuan këtë pohim të Kocarevit. Por, a është e vërtetë se “populli maqedonas u zhduk plotësisht nga skena ndërkombëtare” më 17 qershor 2018, pasi…
Author: Hamdi Kumanova
TAKIM KOVAÇEVSKI – KURTI: PËRSHËNDETET PROPOZIMI EVROPIAN Forumin Ekonomik në Shkup, këtë vit, e pritëm me një sfidë të madhe. Përballemi me agresionin rus në Ukrainë, që ka lëkundur skenën gjeopolitike duke lënë pasoja të përditshme – tha në fjalimin e tij, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, njofton KlanM. Sipas tij, takimet e kësaj natyre sjellin përvoja të reja që hapin horizonte për një të nesërme më të mirë. “Deri tani e kam thënë, por sërish do të them. Tashmë nuk është çështja nëse Ballkani Perëndimor do të bëhet pjesë e BE-së, por kur do të bëhet pjesë…
Milot Rashica tashmë i ka bindur të gjithë në Stamboll me paraqitjet e tij. Galatasaray i ka ofruar Norwichit 5 milionë euro për ta transferuar sulmuesin e krahut të Kosovës, shkruan gazeta turke “Fanatik”. Rashica është huazuar te Gallata deri në fund të sezonit aktual nga klubi i Championshipit anglez, Norwich. Ai në sezonin aktual ka shënuar tri gola dhe po aq asistime në 18 ndeshje në Superligë dhe Kupë të Turqisë. Futbollisti 26-vjeçar me klubin anglez ka kontratë deri në verën e vitit 2025.
Policia e Kosovës në Mitrovicë raporton se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Organet e rendit njoftojnë se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë u dërgua në IML për obduksion.
Mbrëmjen e djeshme (28-shkurt) rreth orës 19:10, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 43-vjeçarin B.J. nga një fshat i Tetovës, i cili gjysmë ore më parë ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 40-vjeçare, me të cilën ishte në procedurë divorci, se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e prindërve të saj. Po punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, kurse ndaj B.J. do të vijojë parashtresë përkatëse.Ts
Sot rreth orës 06:20, në rrugën e Ilindenit në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 42-vjeçarin Xh.S nga Tetova, i cili ka qenë i shpallur në kërkim me fletëarest për vuajtje të dënimit me burg në afat prej dy vjet e gjysmë për shkak të kryerjes së më shumë vjedhje dhe vjedhje të rënda. Menjëherë pas arestimit ai është dërguar në burgun Idrizovë në Shkup.Ts
Autoritetet helenase kanë arrestuar komandantin e stacionit të Larisës pas tragjedisë në Larisa. Ai akuzohet si përgjegjës i aksidentit të dy trenave që shënoi 36 viktima dhe dhjetra të plagosur. Sipas legjislacionit të shtetit grek, komandanti i stacionit ku ndodhi aksidenti mund të dënohet deri në 10 vite burg. Mediat vendase raportojnë se ai ka deklaruar seka dhënë urdhër për ndryshimin e pistës, por nuk është zbatuar nga sistemi. Goditja fatale mund të parandalohej nëse komandanti i stacionit do të kishte kuptuar se treni i pasagjerëve po lëvizte në të njëjtën linjë me trenin e mallrave. Në këtë formë…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka hapur Forumin e Dytë Ekonomik në Shkup në organizim të Forumit Ekonomik Delfi dhe Asociacionit grek të biznesit. Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, u ka bërë thirrje investitorëve të huaj që të investojnë në RMV, pasi sipas tij, vendi ofron shërbime adekuate për investitorët. “Ballkani I Hapur tashmë ka filluar të jep efektet. Bashkëpunimi mes vendeve ka filluar të rritet” – tha Kovaçevski. Kryeministri është prononcuar edhe për eurointegrimet. “Tashmë nuk është në pyetje nëse Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e BE-së, tani në pyetje është se kur do të bëhemi pjesë e këtij unioni”…
Zv.ministri i Mbrojtes, Bashkim Hasani, i cili pritet të shkarkohet sot, tha se detyrën e tij e ka kryer me përgjegjësi të lartë dhe se shkarkohet nga pozita e tij vetëm për shkak se kundërshton politikat e zv.kryeministrit Artan Grubi. Hasani, tha gjatë kohës sa ka qenë zv.ministër i Mbojtjes ka bërë më shumë për avancimin e shqiptarëve, se në kohën kur këtë ministri e drejtonte Talat Xhaferi. “Kemi bërë shumë në çështjen e avancimeve. Në kohën kur kryetari i parlamentit ka qenë ministër ka pas vetëm një gjeneral, tash ka dy. Në kohën kur ka qenë ministër në shumë…
Nga viti 1991 të hulumtohet origjina e pronave të funksionarëve publik – tha Zv/Kryeministri Artan Grubi në Forumin Ekonomik në Shkup, sic njofton KlanM, duke komentuar mosbesimin në gjyqësor por edhe shtrirjen e korrupsionit në RMV. Në këtë bashkëbisedime me gazetare-udhëheqësen e panelit, Grubi është prononcuar edhe rreth sulmeve të fundit që adresohen kundër tij nga ana e opozitës. “Për mosbesimin në gjyqësor ka pasur shumë pakënaqësi tek shqiptarët. Për një rast të njëjtë dënimet janë dhënë sipas përkatësisë etnike. Qytetarët sot nuk besojnë në asnjë institucion, për shkak se, vlerësoj se mënyra me të cilën përballemi me problemet nuk…
Pas raportimit të Klan Macedonia për rastin me ngacmimin seksual të një vajze me aftësi të kufizuara në shkollën e mesme të Prilepit “Orde Çopella” institucionet janë zgjuar nga gjumi. Fillimisht, nga MPB thanë se nuk janë gjetur elemente për kryerjen e veprës penale, e sot Prokuroria themelore e Prilepit e demantoi Ministrinë e punëve të brendshme. “Nuk janë të sakta informacionet se në procedurë pas kallëzimit konkret është konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale. Përkatësisht, menjëherë pas marrjes së njoftimit, prokurori publik kompetent ka lëshuar udhëzime për MPB-në për sigurimin e të gjitha provave të nevojshme, ku…
Qyteti i Shkupit dhe transportuesit privat kanë arritur marrëveshje përfundimtare për pagesën e borxhit dhe kthimin në punë të autobusëve privat, shkruan Alsat. Marrëveshja përfundimtare është arritur para pak çastesh. Detajet e marrëveshjes transportuesit privat do t’i bëjnë publike në konferencë për mediat në ora 11.00./Alsat.mk

