Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot njoftoi se Rregullorja e re për vlerësim funksional është miratuar dhe shpallur në Gazetën Zyrtare më 17 janar të vitit 2023, me çka “janë rrumbullakuar të gjitha ndryshimet legjislative për zbatimin e modelit të ri”. Duke folur për rregulloren e re, ajo tha se po hiqet dorë nga modeli i vjetër mjekësor i shikimit të gjendjes shëndetësore dhe pengesës, ku në bazë ishte vetëm diagnoza mjekësore, njofton Portalb.mk. “Klasifikimi ndërkombëtar i funksionimit i përfshinë të gjitha aspektet e shëndetit njerëzor dhe komponentë të caktuar shëndetësorë të mirëqenies dhe i përshkruan në…
Author: Hamdi Kumanova
MPB bën të ditur se ka parashtruar kallëzim penal për mashtrim ndaj 33-vjeçarit F.S. nga Shkupi dhe 31-vjeçarit F.J. gjithashtu nga Shkupi, pasi të njëjtit dyshohen se i kanë marrë 5.000 euro një personi nga Kavadari, si paradhënie për blerjen e një banese në Shkup, që nuk ishte pronë e tyre, përcjell TV21. “Gjatë muajit nëntor 2022, të akuzuarit kanë krijuar një shpallje në një nga portalet e regjistruar për shpallje se gjoja po shesin një apartament dhe kanë fotografuar një apartament tjetër të shpallur për shitje. Në atë mënyrë e kanë hutuar të dëmtuarin nga Kavadari se banesa…
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka filluar seanca e 104-të me radhë, me rend të ditës – shkarkimi i zëvendësministrave, njofton TV21. Kjo seancë është hapur mbrëmë, por u mbyll menjëherë. Shkarkimi i zëvendësministrave vjen pas shkarkimit të ministrave dhe emërimit të ministrave të rinj, si rrjedhojë e hyrjes së ASH-së në Qeveri dhe daljes së Alternativës. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, mbrëmë deklaroi se ndryshimi vjen për të ecur drejt rrugës evropiane dhe realizimit të reformave. Nga posti i zëvendësministrit propozohet të shkarkohet Bashkim Hasani nga Ministria e Mbrojtjes, Andylshyqyr Abedini nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave…
Rreth 150 persona nga Maqedonia kanë shkuar drejt Siria apo Irakut dhe janë bashkuar me ISIS-in, ndërsa prej tyre janë kthyer përsëri në vend 75. Periudha kur ata kanë shkuar në këto vende nuk dihet ndërkohë që procesi i risocializimit dhe rehabilitimit të tyre që janë kthyer zgjat, por nuk ka garanci se të njëjtët nuk i rikthehen radikalizmit përsëri. “Ky është proces që zgjat dhe nuk ka garanci për sukses. Edhe pasi konstatohet rehabilitimi apo risocializimi, kjo nuk do të thotë se nuk mund të ndodhë përsëri radikalizmi. Është edhe proces individual, pra, tek disa persona zgjat më shumë…
Kërcënimet për vendosje të bombave sërish zbrazën 18 shkolla fillore dhe 21 të mesme. Kërcënimet arritën në adresat elektronike të shkollave në orën 9 të mëngjesit, me ç’rast nxënësit dhe kuadri arsimor u evakuuan, ndërsa MPB po vijon kontrollet antiterror. “Menjëherë nga ana e zyrtarëve policor janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt të objekteve, po vijojnë kontrollet antiterror dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve.”. Prindërit dhe nxënësit të revoltuar: Nuk kemi kushte për mësim online TVM 2 qëndroi në shkollën fillore “Adem Jashari”, ku nxënësit dhe prindërit të shqetësuar tej mase, potencuan se nuk kanë kushte për…
Kërkesën për rritje të çmimit të ujit NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup gjatë nëntorit të vitit të kaluar dhe ne nuk duam të hamendemi nëse kanë parashtruar apo nuk parashtruar kërkesë. Faktet janë të qarta – ne kemi marrë vendim sipas kërkesës së tyre. Ata kërkonin që çmimi minimal të jetë rreth 30, ndërsa ai maksimal 57 denarë, konfirmoi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) Marko Bislimoski. “Duke pasur parasysh që çmimi i energjisë elektrike për ndërmarrjet komunale publike subvencionohet nga shteti dhe se ky subvencion do të vazhdojë edhe në tre muajt…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bëri të ditur se Qeveria do të shfuqizojë masën për subvencionim të energjisë elektrike ndaj kompanive që prodhojnë produkte bazë të ushqimit, përcjell TV21. Bekteshi tha se si rrjedhojë është ndrirë çmimi i bukës në 33 dearë, ndërsa paralajmëroi se masat e ardhshme anti-krizë do të jenë direkt për qytetarët. “Sot u diskutua në Qeveri që të ridizajnohen masat e ardhshme për ndihmën e qytetarëve dhe kryesisht masat që do të fillojnë të implementohen diku nga muaji prill, drejtpërdrejtë do t’u jepen qytetarëve dhe jo nëpërmes kompanive të mundohemi që të ndihmojmë qytetarët”, tha Bekteshi./tv21.tv
Qeveria merr vendim, nga 1 Marsi ngrin çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë me 33 denarë për 450gr. Gjithashtu, nga 1 prilli shfuqizon edhe subvencionimin e rrymës për prodhuesit produkteve ushqimore, përkatësisht një muaj më herët se afati.
Finlanda më 28 shkurt nis debatin parlamentar që synon të përshpejtojë rrugën e shtetit drejt pranimit në NATO dhe duke rritur gjasat që ta vazhdojë këtë rrugë vetëm pa shtetin fqinj, Suedinë. Finlanda – që ka një prej kufijve më të gjatë me Rusinë në Evropë – dhe Suedia hoqën dorë nga politika dekadëshe e mosangazhimit ushtarak dhe aplikuan për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore majin e kaluar, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Por, për shkak se u përball me më pak pengesa diplomatike sesa Stokholmi, Helsiniki duket se po lëvizë drejt NATO-s edhe para zgjedhjeve të…
Qyteti i Shkupit do të publikojë thirrje të reja për transportuesit privatë, që të paraqiten dhe të kthehen në punë. Nga Qyteti nuk japin shumë detaje por thonë se thirrja është harmonizuar me trupin e ri koordinues të transportuesve privat. “Në ditët në vijim do të publikohet thirrje e re publike, e përbërë në bashkëpunim me trupin e ri koordinues të transportuesve. Qyteti i Shkupit nuk ka asnjë lloj borxhi ndaj transportuesve privatë, ndërsa NQP Shkup, kërkesat vijuese do t’i paguaj në pajtueshmëri me dinamikën e konstatuar në marrëveshjet e lidhura”, thonë nga Qyteti i Shkupit. Transportuesit privatë…
Haki Abazi i ka ndarë përfundimisht rrugët me kryeministrin Albin Kurti. Kështu të paktën ka bërë të ditur vet deputeti përmes një postimi në Facebook e bëri të ditur këtë qëndrim, meqë u shpreh i pakënaqur me dy elemente të marrëveshjes kornizë të cilat sipas tij janë fundosëse për Kosovën. “Një konzervimi i rolit specifik të Kishës Serbe kundrejt komuniteteve tjera fetare dhe asociacionit apo zajednices së komunave me shumicë Serbe”, shkroi ai. Postimi i plotë i Abazit: Po z. Kurti, këtu ndahen rrugët tona përfundimisht. Ti ke vazhduar në rrugën e njejtë me ata që janë opozitë- konfidenciale…
Avokati i popullit, Naser Ziberi në hapjen e konferencës “Nëse Republika e Maqedonisë së Veriut është vend i drejtë? Si institucionet bashkërisht ta avancojnë luftën kundër diskriminimit?” në organizim të Komisionit për parandlaim dhe mbrojtje nga diskriminimi, ka deklaruar se është rritur numri i ankesave për diskriminim që i mori Avokati i popullit në vitin 2022 – ishin parashtruar 76 përkatësisht mbi 30 më shumë se vitin paraprak Marketing Numri dhe lloji i parashtresave, tha ai, përputhet me rezultatet nga anketa e Qendrës për menaxhim me ndryshime (QMN) dhe Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi (KPMD) dhe theksoi…

