Author: Hamdi Kumanova

Policia kufitare e Kosovës, konkretisht njësitë task-forcë të hënën rreth orës 19:50, në Mjak të Vitisë kanë ndaluar automjetin transportues me targa vendore të cilin e drejtonte një person. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e filterëve të cigareve. “Gjatë kontrollit të automjetit nga autoritetet janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e filterëve të cigareve (128 pako x 10 000 filtera për pako), gjithsej (1,280,000-një milion e dyqind e tetëdhjetë mijë copë filtër) për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt. Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari rasti është iniciuar…

Lexo më Shumë

Debakël i ri i të robëruarit të Dimitar Apasievit, Hristijan Mickoski. Ranë në ujë të gjitha gënjeshtrat e tij për shumicë të re parlamentare, për shpërbërjen e Kuvendit në fund të shkurtit dhe zgjedhje të parakohshme në maj. Kështu shprehen sot në kumtesë për media nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë. “Mbrëmë më 27 shkurt, ministrat e rinj në Qeveri u votuan me 65 vota të deputetëve dhe asnjë kundër, që paraqet rritje të shumicës aktuale parlamentare. 10 ditë deputetët e VMRO-DPMNE-së përmes debateve të pakuptimta, ku flisnin për gjithçka përpos për temën që ishte në rend dite, u përpoqën…

Lexo më Shumë

Drejtoria të Ardhurave Publike, përmes Ministrisë së Financave, ka dorëzuar ndryshimet në masën “TVSH-ja Ime” për skanimin e llogarive fiskale, të cilat parashikojnë rritje të shumës që u jepet qytetarëve për rikthimin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tani janë në procedurë parlamentare, konfirmoi dje drejtoresha e Drejtorisë së të hyrave publike (DAP), Sanja Llukarevska, transmeton Portalb.mk. “Me gjasë propozimi duhet të vijë në seancë të rregullt sepse tani po diskutohet për rindërtimin e Qeverisë. Kur ky proces të përfundojë, duhet të jetë në rendin e ditës dhe të shohë dritën e ditës. Sapo të miratohet ai amendament,…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale në Shkup sot filloi procesi gjyqësor kundër mjekut Zhan Mitrev dhe klinikës së tij. Ai akuzohet për kryerje të veprës penale “mashtrim” gjatë mjekimit të pacientëve përmes një metode specifike, përkatësisht hemofiltrimit. Ai në daljet publike deri tani është shprehur se ndjehet i pafajshëm dhe se do ta dëshmoje këtë. Megjithatë, me të filluar seanca gjyqësore, pala mbrojtëse, përkatesisht avokatët e Zhan Mitrev kërkuan të anulohet ajo me arsyetimin se ju nevojitet më shumë kohë për tu përgatitur. /A.R.

Lexo më Shumë

Prangoset një 54-vjeçar nga policia e Tiranës për kultivim të bimëve narkotike. Petrit Kamberi ishte denuar nga Gjykata e Apelit me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” për shkak se në vitin 2014 ai kishte kultivuar kanabis në fshatin Zgurë, Zall Bastar. Mirëpo vetëm tani Kamberi është arrestuar nga forcat e rendit. Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Zgura”, për lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. 54-vjeçari, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, pasi kultivoi bimë narkotike,…

Lexo më Shumë

Ka momente në përditshmërinë tonë kur organizmi “fiket” dhe nuk funksionon siç duhet. Një gjë e tillë jo domosdoshmërisht shoqërohet me simptoma të forta por njeriu arrin të jetë i ndërgjegjshëm kur gjërat nuk shkojnë siç duhet së brendshmi. Kur bëhet fjalë për muskujt, funksioni i dobësuar i tyre është diçka që nuk mund të anashkalohet. Megjithatë, kjo mund të rregullohet duke rritur dozat e vitaminës D. Në ditët e ftohta e pa diell të dimrit kjo mund të arrihet falë suplementëve. Vitamina D për Muskujt Një studim i Universitetit të Birmingamit në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se nivelet e…

Lexo më Shumë

Fotoja e një babai, i cili mbante dorën e vajzës së vdekur nën rrënojat e tërmetit të 6 shkurtit që goditi Turqinë, bëri xhiron e rrjetit duke treguar pa fjalë dhimbjen që shkaktoi ajo tragjedi. Ai quhet Mesut Hancer u bë simbol i një fatkeqësie që preku dhjetëra mijëra jetë, duke tërhequr vëmendje të madhe. Mesut Hancerit i është dhënë një pozicion administrativ në një stacion televiziv dhe një shtëpi në Ankara, si mbështetje nga një biznesmen. Gjithashtu, një artist i ka dhuruar Hancerit një pikturë të vajzës së tij, Irmak, si engjëll përkrah të atit, e cila është e…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore në Ohër sot duhet të mbahet seanca e parë kundër sulmuesit të sekretarit të klubit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov. Procesin gjyqësor do ta udhëheq gjyqtari Bojan Martinoski, ndërsa sulmuesi do të gjykohet për veprën penale sulm i urrejtjes me lëndime të rënda. Prokuroria Themelore Publike – Ohër ka ngritur kallëzim kundër dy personave për sulmin ndaj Pendikovit. Njëri nga të pandehurit deri më tani është mbrojtur me heshtje dhe siç ka bërë me dije më parë Prokuroria akuzohet për veprën penale pas mbikqyrjes së kamerave të vëzhgimit dhe deklaratave të dëshmitarëve. I pandehuri i dytë, megjithatë,…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Bloomberg, Elon Musk ka rifituar titullin e personit më të pasur në botë. CEO i Tesla u rrëzua nga vendi i parë nga Bernard Arnault, CEO i markës luksoze franceze LVMH në Dhjetor të vitit të kaluar duke e bërë Musk numrin 2 në këtë listë për më shumë se 2 muaj. Megjithatë që nga e hëna e kësaj jave, Bloomberg raporton se një rritje në aksionet e Teslas e ka ngritur Musk përsëri në krye të Indeksit të Miliarderëve në kohë reale. Ditën e djeshme, pasuria neto e Musk ishte rreth 187.1 miliardë Dollarë duke…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka mbajtur një diskutim para eurodeputetëve në Komitetin për Politika të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET) në Bruksel. Duke përmendur sukseset e Kosovës, Bislimi foli edhe për takimin e djeshëm Kurti-Vuçiq dhe procesin e dialogut. “Kemi treguar zotim, gatishmëri dhe konstruktivitet gjithashtu në procesin e dialogut ku sapo jemi pajtuar me propozimin e BE-së dhe negociatat për zbatimin e tij do të pasojnë së shpejti. Ne besojmë që normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon njohje reciproke si pikë qendrore e marrëveshjes dhe respektim të së drejtave të minoriteteve në të dyja vendet”, tha Bislimi.…

Lexo më Shumë

Një sulm kinez ndaj Tajvanit do të shoqërohet me sulme masive kibernetike ndaj Perëndimit dhe Shteteve të Bashkuara, tha një zyrtare e lartë amerikane për sigurinë kibernetike. Drejtorja e Agjencisë për Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturën, Jen Easterly, tha të hënën se Uashingtoni dhe vendet aleate duhet të përgatiten se Kina do të krijojë “panik dhe kaos” në hapësirën kibernetike. “Një skenar sulmesh ndaj infrastrukturës jetike në rast të një sulmi kinez në Tajvan fatkeqësisht nuk është i ekzagjeruar”, i tha zonja Easterly audiencës në Universitetin Carnegie Mellon, në Pitsburg. Sulmi “mund të gërshetohet shumë mirë me shpërthime në…

Lexo më Shumë

Policia kufitare e Kosovës mbrëmë rreth orës 19:50 në Mjak të Vitisë kanë ndaluar automjetin transportues me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Policia njofton se “gjatë kontrollit të automjetit nga autoritetet janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e filterëve të cigareve (128 pako x 10 000 filtera për pako), gjithsej (1,280,000-një milion e dyqind e tetëdhjetë mijë copë filtër) për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt”. Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.

Lexo më Shumë