Author: Hamdi Kumanova

Sot janë sekuestruar 53 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në mëngjes në një zonë pyjore në Kostur. Në pranga ka rënë një 23-vjeçar shqiptar teksa ishte futur në tokën greke duke mbajtur në krahë 2 çanta që përmbanin 50 pako me 53 kg marijuanë. Po kështu u sekuestruan dhe 2 celularë me 2 karta SIM dhe lekë shqiptare. Prej fillimit të këtij viti, në zona të ndryshme të Greqisë janë kapur nga policia greke rreth 710 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria.

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut druajnë nga një vale e re e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë, pas paralajmërimeve të zyrtarëve se mund të ndërpresin subvencionimin e energjisë elektrike për kompanitë private. Autoritetet qeveritare maqedonase kishin paralajmëruar se çmimet e produkteve bazë do të uleshin për të paktën 10 për qind, pas vendimit të ekzekutivit për subvencionimin e rrymës për kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore. Sipas vendimit të Qeverisë maqedonase, të gjitha kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë – sikurse vaj ushqimor, bukë dhe produkte furre, miell, qumësht dhe produkte të qumështit, ato të industrisë së mishit dhe…

Lexo më Shumë

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli thotë se kryeministri Albin Kurti ka detyruar Serbinë që Kosovës t’ia njohë pasaportën. Sipas Pacollit, “politikanët e së shkuarës vetëm i jepnin Serbisë; tash jetojmë në kohë kur Serbisë nuk i japim më asgjë”. “Dje, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, në Zyrat e Shërbimit të Jashtëm, ndër të tjera tha që me Propozimin e BE-së, Serbia do t’ia pranojë Republikës së Kosovës pasaportën e saj. A më thotë dikush se kush është njeriu që e detyroi Serbinë që t’ia njohë Republikës sonë pasaportën, e cila është dokumenti simbolik më i rëndësishëm i…

Lexo më Shumë

Kanadaja ka thënë se do të ndalojë përdorimin e aplikacionit TikTok në të gjitha pajisjet qeveritare, duke nisur nga dita e martë. Ky vendim vjen pas një rishikimi që i kanë bërë këtij aplikacioni zyrtarë qeveritarë për informacion. Qeveria kanadeze ka thënë përmes një deklarate se ky aplikacion “paraqet nivel të pashembullt të rrezikut për privatësinë dhe sigurinë”. Përfaqësues të TikTok-ut kanë thënë se kompania është e zhgënjyer me këtë vendim. Ky vendim vjen disa ditë pasi edhe Komisioni Evropian e ka prezantuar një ndalesë të ngjashme. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se ekzistojnë mjaftueshëm shqetësime për sigurinë e…

Lexo më Shumë

Euroambasadori në Maqedoninë e Veriut, David Geer theksoi se të dyja palët, edhe Maqedonia e Veriut edhe Bullgaria duhet të përpiqen të zhvillojnë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. “Nevojiten përpjekje dhe ndërmarrje të obligimeve nga të dyja palët që të zhvillohen marrëdhëniet pozitive dhe të dyja palët duhet të bëjnë përpjekje për ta zbatuar Marrëveshjen për fqinjësi tv mirë që të zbatohet me vullnet dhe të përfitojnë të dyja palët”, tha euroambasadori Geer. Ai theksoi se të gjitha vendet kanë interes nga marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe ndihmon ekonominë, krijon vende të reja të punës dhe po ashtu zhvillohet kultura dhe…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë seancën e 104-t me debatin për shkarkimet e zëvendësministrave të Mbrojtjes, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe të Arsimit dhe Shkencës, Bashkim Hasani, Abdulshuqur Abedini dhe Lulzim Aliu. Debati filloi mbrëmë vonë me fjalimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ndërsa për fjalë janë paraqitur rreth 40 deputetë. Kovaçevski nga Kuvendi kërkoi diskutim konstruktiv dhe përsëriti se rikonstruimi i Qeverisë nuk është i motivuar për çështje partiake, por është për të ardhmen evropiane të shtetit. Paraprakisht, në kuadër të seancës së 104-t, u zgjodhën katër ministra të rinj në Qeveri…

Lexo më Shumë

Në raportin vjetor të Drejtorisë për të Ardhura Publike theksohet që gjatë vitit 2021 është rritur vlera e tatimit në të ardhurat personale në krahasim me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk. “Për vitin kalendarik 2021, Drejtoria për të Ardhura Publike ka përgatitur dhe shpalosur Raportin vjetor tatimor për 788 643 qytetarë. Këta persona kanë paraqitur të ardhura bruto vjetore rreth 366.6 miliard denarë, ndërsa tatimi i të ardhurave personale është në vlerë prej 22.3 miliard denarë”, raportoi DAP-i. Drejtoria sqaroi që ka rritje për 35.4 milionë denarë më shumë te të ardhurat bruto, ndërsa te tatimi personal kemi rritje për 2.7…

Lexo më Shumë

Situata në qytetin e Bahmutit, në lindje të Ukrainës, është duke u bërë “secilën herë e më e vështirë”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.Forcat ruse janë duke tentuar që ta marrin këtë qytet që gjashtë muaj.“Armiku është duke shkatërruar vazhdimisht gjithçka që mund të përdoret për të mbrojtur pozicionet tona”, ka thënë Zelensky.Disa prej luftimeve më të ashpra në Ukrainë, prej kur Rusia e ka nisur luftën një vit më parë, janë duke u zhvilluar në qytetin e Bahmutit.Ky qytet ndodhet në rajonin ukrainas të Donjeckut, i cili është nën kontrollin e Rusisë dhe aleatëve të saj separatistë.Zelensky është…

Lexo më Shumë

Profesori i Universitetit të Grazit dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber ka thënë se propozim-marrëveshja e publikuar mes Kosovës dhe Serbisë nuk përmban surpriza. Ai përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se pyetjet kryesore të hapura janë: detajet rreth Asociacionit dhe pozicioni i vendeve mos-njohëse të BE-së dhe NATO-s. “Tjetër, publiku serb nuk është përgatitur qëllimisht për një marrëveshje. Rreziku është a) Vuçiq bën një Gjukanoviç (ai e paraqet veten si mbrojtëse e vetme për të mbajtur gjallë marrëveshjen, përndryshe e djathta ekstreme e merr përsipër, të cilën ai e ka dhe do të vazhdojë ta kultivojë)”,…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Meksikës që të ekstradojë djalin e shefit të drogës të burgosur Joaquin Guzman, i njohur si El Chapo, i cili akuzohet për krime droge. Kjo është bërë e ditur nga një zëdhënës i qeverisë meksikane. Ovidio Guzman u kap në fillim të janarit dhe dyshohet se ka ndihmuar në drejtimin e kartelit famëkeq Sinaloa, që kur babai i tij iu dorëzua autoriteteve në SHBA në vitin 2017. Sipas zëdhënësit, ambasada e SHBA në Mexico City paraqiti kërkesën për ekstradim në ministrinë e jashtme dhe zyrën e prokurorit të përgjithshëm. Ovidio Guzman u arrestua në…

Lexo më Shumë

Situata në qytetin Bakhmut, në vijën e frontit lindor, po bëhet “gjithnjë e më e vështirë”, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Bëhet fjalë për qytetin të cilin forcat ruse janë përpjekur të marrin për më shumë se gjashtë muaj. “Armiku po shkatërron vazhdimisht gjithçka që mund të përdoret për të mbrojtur pozicionet tona”, citohet të ketë thënë Zelensky, përcjell Telegrafi. Deklaratat e liderit ukrainas erdhën pasi Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen paralajmëroi Kinën kundër armatimit të Rusisë gjatë një vizite në Kiev të hënën. Disa nga luftimet më të ashpra që kanë ndodhur që kur Rusia…

Lexo më Shumë

Tërmeti është një nga shqetësimet më të mëdha që po kalojnë banorët e shumë qyteteve në Turqi dhe në Siri, duke pasur parasysh edhe faktin që bëhet fjalë për terrene sizmike dhe goditje të tilla janë të paparashikueshme. Por ne kemi sot një personazh shumë interesant i cili ka realizuar një shpikje interesante. Bëhet fjalë për Mustafa Tozan, një elektricist në pension me banim në Izmir, i cili prodhoi një kabinë enkas për tërmete, që duket si një njësi televizive, duke marrë mendimin e ekspertëve pasi gruaja e tij kishte shumë frikë nga tërmeti që ndodhi në Izmir më 30…

Lexo më Shumë