Author: Hamdi Kumanova

Kuvendi sonte pritet të emëron ministrat e ri të propozuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski. Debati për propozimet e reja që vijnë si kuadro të Aleancës për Shqiptarët është drejt përfundimit. Në pakon për emërime janë: ministri për Drejtësi, Ekologji, Shëndetësi, Shoqëri Informatike dhe zëvendësi në Bujqësi.

Lexo më Shumë

Drejtoria për të ardhura publike (DAP) me kohë i ka ndërmarrë të gjitha kompetencat ligjore që i ka në pjesën e pagesës së detyrueshme – vërejtje, vendime, bllokada,…. që punëdhënësit me kohë t’ua paguajnë rrogën personave të punësuar, informoi sot drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska. “Obligim për përllogaritje për pagën për janar 2023 kanë pasur gjithsej 69.235 punëdhënës për 534.282 persona të punësuar me afat ligjor për pagesë deri më 15 shkurt. Prej tyre, përfundimisht deri më 23 shkurt përllogaritjen e paguan 55.328 punëdhënës për 518.443 persona të punësuar. përllogaritjen nuk e paguan 8.144 punëdhënës për 23.965 persona të punësuar,…

Lexo më Shumë

Ndryshimet e Ligjit për Lojërat e fatit kanë arritur në kuvend dhe pritet që të votohen për pak kohë për shkak se procedura do të kalojë me flamurin evropian. Përmes këtij propozimi janë përcaktuar kushte të reja dhe më të ashpra për marrje të licencës për organizimin e lojërave të fatit, përkatësisht, këto objekte do të duhet të jenë së paku 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme. Më herët nga Lëvizja Antibixhoz kishin kërkuar që objektet e lojërave të fatit të jenë së paku 3 kilometra larg vendbanimeve, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Ministria e Financave,…

Lexo më Shumë

Afër 50.000 qytetarë kanë pasur të hyra bruto mbi një milion denarë, ndërsa pjesa më e madhe, gjithsej 623.690 persona, kanë pasur të hyra bruto prej 100.000 deri në një milion denarë. Bazuar në të dhënat nga deklarata vjetore tatimore për vitin 2021 këto janë të dhënat zyrtare që në konferencën e sotme për media i prezantoi drejtoresha e Administratës së të hyrave publike, Sanja Lukarevska. Fletëparaqitjet tatimore që kanë kaluar përmes sistemit të Drejtorisë për të Ardhura Publike, sic njofton KlanM, tregojnë se milioneri më I ri në Maqedoninë e Veriut është I moshës 8-vjeçare. Në krye të listës…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, deklaroi se qeveria e tij është pro planit franko-gjerman për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. “Qeveria e Malit të Zi mendon se plani franko-gjerman është një plan i mirë. Duhet të kemi normalizim të marrëdhënieve në rajon. Nuk është çështja jonë dhe nuk mund t’i themi të tjerëve se si të veprojnë, por e ardhmja është që të bashkëpunojmë dhe të respektojmë njëri-tjetrin”, deklaroi kryeministri i Malit të Zi. “Të gjithë do të humbasim nëse vijon të mbahet kjo “status quo” ku jemi tani. Mali i Zi mbështet dialogun dhe ardhmërinë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti takohet sot në Bruksel me Presidentin serb, Aleksandër Vuciqin, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në këtë takim pritet pranimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Përkrahësit e Kurtit kanë nisur t’i japin mbështetje Kryeministrit, që ditët e fundit pranoi telefonata dhe letra nga liderët perëndimorë, që e inkurajonin t’i thoshte po edhe zyrtarisht në Bruksel, propozimit evropian. Juristi Ehat Miftaraj, që përcjell zhvillimet politike në vend, i është drejtuar përkrahësve të Kurtit me një postim. “Po nuk është ka shkon në luftë o trima. Në Bruksel po shkon me diskutu…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq, ka thënë se nëse të hënën, më 27 shkurt, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranon planin sipas të cilit Kosova “do të bëhet” shtet, ai do të bëjë tradhti të lartë, sigurisht më të madhe që ka përjetuar Serbia në këtë shekull apo ndoshta në përgjithësi dhe se do të pasojnë një sërë pasojash. Pranimi i kësaj marrëveshjeje do të ishte një fatkeqësi kombëtare, ka shtuar Jeremiq në një editorial në portalin Nova.rs. Ai ka thënë se kjo do të thotë se Vuçiq, në emër të Serbisë, ka pranuar në mënyrë juridikisht…

Lexo më Shumë

Elmi Aziri nga ASH-ja nga foltorja e Kuvendit deklaroi se vendimi i kësaj partie për t’u bërë pjesë e Qeverisë, është në përputhje me premtimet që ua dhanë qytetarëve para zgjedhjeve të fundit, transmeton TV21. “Unë e shoh se ju nuk e kuptoni se çfarë do të thotë ardhmëria evropiane dhe cili është roli i Aleancës për Shqiptarët në këtë rrugëtim. ASH-ja edhe në vitin 2016, 2017, 2018, dëshmoi se është garanci në gjithë këtë proces që shteti ynë ka për obligim ta ndjekë. Pavarësisht se a jemi opozitë apo shumicë, ne vepruam në bazë të interesit shtetëror dhe…

Lexo më Shumë

Me strategjitë për digjitalizim dhe media në të ardhmen do të rregullohet përdorimi i mediave sociale për avancimin e shoqërisë, dhe jo për pasoja të padëshiruara, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse planifikohet të hiqet aplikacioni Tik Tok sepse është duke u bërë i rrezikshëm për përdorim. Gjatë vizitës së sotme në Komunën e Gostivarit, Kovaçevski theksoi se që nga fillimi i aplikimit të mediave sociale, ekspertët treguan se do të vijë një moment kur për shkak të mënyrës së krijimit dhe funksionimit të tyre, do të jetë e vështirë të kontrollohen dhe se…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,98 % në raport me vendimin e datës 24.2.2023. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-Е V) ulen për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 1,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,064 den/kg dhe do të jetë 41,266 den/kg. Nga…

Lexo më Shumë

Kuvend, vazhdon debati për rikonstruimin e Qeverisë Fillon java e tretë e punës e mbledhje së 104-t të Kuvendit për riokonstruim të Qeverisë. Deputetët sot do ta vazhdojnë debatin për Propozimin për zgjedhje të anëtarëve të Qeverisë të jenë Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë, Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë, Azir Aliu ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Kaja Shukova, ministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Të premten debati për zgjedhje të ministrave të rinj u ndërpre në orët e mbrëmjes, ndërsa kryetari i Kuvendit paralajmëroi se ajo do të vazhdojë sot në mesditë.

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijalkov, sot duhet të sillet nga burgu i Strugës në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Për sot është caktuar seancë e re për rastin “Target-Fortesa” në të cilën Mijalov akuzohet për përgjime masive. Kjo lëndë, pas pesë vitesh gjykim në Gjykatën Penale dhe në atë të Apelit, tashmë është në prag të vjetërsimit. Dinamika e gjykimeve duhet të përcaktohet nga gjyqtari Ilija Tërpkov. Lënda në procedurë të përsëritur do ta gjykojë gjyqtari Tërpkov, pasi Vladimir Tufegxhiq, i cili në procedurën paraprake e kishte marrë aktgjykimin për këtë rast, u largua nga…

Lexo më Shumë