Elmi Aziri nga ASH-ja nga foltorja e Kuvendit deklaroi se vendimi i kësaj partie për t’u bërë pjesë e Qeverisë, është në përputhje me premtimet që ua dhanë qytetarëve para zgjedhjeve të fundit, transmeton TV21.
“Unë e shoh se ju nuk e kuptoni se çfarë do të thotë ardhmëria evropiane dhe cili është roli i Aleancës për Shqiptarët në këtë rrugëtim. ASH-ja edhe në vitin 2016, 2017, 2018, dëshmoi se është garanci në gjithë këtë proces që shteti ynë ka për obligim ta ndjekë. Pavarësisht se a jemi opozitë apo shumicë, ne vepruam në bazë të interesit shtetëror dhe në përputhje me premtimet që i dhamë para qytetarëve edhe në vitin 2020, edhe para saj”, tha Aziri.
Ai tha se të gjithë mund të flasin për krim, por jo deputetët e VMRO-DPMNE-së, duke iu reguar të njëjtëve për kritikat e vazhdueshme për vilën e liderit të ASH-së, Arben Taravari.