Edhe nëse fëmijët tuaj nuk bëhen ndërmarrës, posedimi i një mentaliteti ndërmarrësor mund t’i çojë larg në jetë. Ne të gjithë duam më të mirën për fëmijët tanë. Ne duam që ata të jetojnë gjatë dhe të lumtur, por fatkeqësisht, nuk ka mënyrë për ta garantuar atë. Edhe pse mund të paragjykohem duke qenë vetë ndërmarrës, e shoh ndërmarrësinë si një rrugë të shkëlqyer për të arritur shumicën e qëllimeve. Krijimi i biznesit tuaj ju jep një rrugë për të krijuar pasuri, për të krijuar kënaqësi duke krijuar diçka të vlefshme, për të krijuar pavarësinë për të marrë…
Author: Hamdi Kumanova
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, i ka shpëtuar një sulmi prej shtaëe qenve në kompleksin universitar. Ajo tha se është rrëzuar dhe “është sakatuar” teksa po ikte. Bëri me dije se është hera e tretë që është duke i ndodhur një gjë e tillë. “Sonte duke u kthyer në shpi mezi shpëtova nga sulmi i 7 qenëve tek qendra universitare. U rrëzova, u sakatova e se di qysh ika nga ta tu u mbrojtë me çantë… Ama kjo është hera e tretë që më ndodhë në hapësirën e njejtë por në kohë të ndryshme, por hera…
Mason Greenwood ka mbajtur takimin e tij të parë ballë për ballë me drejtuesit e Manchester United që kur u hoq akuza për përdhunim kundër tij. Sulmuesi dhe përfaqësuesit e tij u takuan me zyrtarë të lartë të klubit si pjesë e hetimit të brendshëm për akuzat kundër tij. Greenwood, u lirua nga çdo akuzë në fillim të këtij muaji kur Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës hoqi akuzat për tentativë përdhunimi, sulmi dhe kontrolli dhe sjellje shtrënguese.Reprezentuesi anglez mendoi se më pas do të ishte në gjendje të rifillonte karrierën e tij, por United njoftoi menjëherë se “tash do të…
Që kur nisi lufta në Ukrainë asnjë nuk e mendonte që lideri i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mund t’i shpëtonte atentateve apo të ishte gjallë pas një viti pushtim të vendit të tij nga forcat ruse. Por Zelensky jo vetëm që është gjallë dhe shëndosh e mirë por ai tashmë ndan dhe sekretet dhe pjesëza nga jeta e tij gjatë këtij viti lufte. Në një intervistë me gazetarin Dmytro Komarov ai ka ndarë ndjenjat e tij gjatë këtij viti lufte si dhe ka treguar dhomën ku ky i fundit ka qëndruar për t’u mbrojtur nga atentatet dhe nga lufta.…
Trupat ruse që luftojnë në Ukrainë kanë thënë se po dërgohen “në kasaphanë” në një mesazh të regjistruar për presidentin Vladimir Putin. Sipas Newsweek, ushtarët e mobilizuar nga rajoni siberian i Irkutsk thanë se ata ishin dërguar në betejë “pa asnjë mbështetje”, duke përfshirë armatimin, municionin dhe inteligjencën, sipas gazetës së pavarur hetimore ruse, The Insider. Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm për përpjekjet e luftës në shtator të vitit 2022. Ndërkohë më 5 shkurt 2023, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me seli në Uashington sugjeroi se Putini kishte vonuar planet e mobilizimit pavarësisht një “ushtrie të varfëruar”. “Putini…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot (e hënë) do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sipas informacioneve të para, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00. Ndërsa, në orën 16:15, Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.…
Infeksionet e bajameve janë një ndër shqetësimet kryesore të vjeshtës. Në rastin infeksioneve, bajamet enjten, skuqen dhe vishen me një shtresë të bardhë ose të verdhë. Infeksionet e bajameve shoqërohet me vështirësi në gëlltitje, dhimbje, temperaturë dhe enjtje të gjendrave limfatike në zonën e qafës. Probleme të tilla zakonisht shkaktohen si pasojë e infeksioneve bakteriale apo virale. Çfarë Roli Luajnë Bajamet Në Organizëm? Bajamet janë pjesë e sistemit limfatik. Ndonëse të vogla dhe në pamje të parë të padobishme, bajamet luajnë një rol të rëndësishëm në organizëm. Bajamet mund t’i përshkruajmë si një portier të fytit. Ato parandalojnë futjen e…
Rusia ka ndaluar furnizimet me naftë për Poloninë, ka njoftuar firma e naftës polake. Kompania më e madhe polake e naftës PKN Orlen ka ndaluar marrjen e naftës përmes tubacionit Druzhba nga Rusia, ka thënë shefi ekzekutiv i saj Daniel Obajtek. Megjithatë, ai në një postim në Twitter ka thënë se po arrijnë t’ia dalin me furnizime dhe se ishin të përgatitur për këtë vendim të Rusisë, shkruan The Guardian “Ne po sigurojmë në mënyrë efektive furnizimet. Rusia ka ndërprerë furnizimet për Poloninë, për të cilën ne jemi të përgatitur”, tha ai. Orlen tha se mund të…
Njoftimi mbi mundësinë që kompanive private do t’u ndërpriten subvencionet për energjinë elektrike erdhi nga drejtuesit e Qeverisë maqedonase, pasi ato nuk ulen çmimet e produkteve ushqimore edhe pse ishin ndihmuar me shuma të majme nga Ministria e Ekonomisë. Rreth 250 kompani për muajt dhjetor, janar dhe shkurt kanë paguar vetëm se gjysmën e faturës së energjisë elektrike, shumë tjetër prej rreth 2 milion euro është mbuluar nga shteti, me kusht që të mos rrisin çmimet. Por, sipas të dhënave të entit të statistikës, çmimet jo vetëm që nuk janë ulur por kanë shënuar rritje të madhe, në…
Hetuesit turq kanë nisur hetime kundër më shumë se 600 njerëzve lidhur me ndërtesat që janë shembur pas tërmeteve katastrofike, të cilat janë regjistruar në Turqi më herët gjatë këtij muaji. Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, ka thënë se 184 prej 612 të dyshuarve janë në paraburgim, në pritje të gjyqit. Në mesin e të ndaluarve përfshihen udhëheqës të kompanive të ndërtimit dhe menaxherë të ndërtimit, ka thënë ai në disa komente televizive. “Mbledhja e të dhënave për ndërtesat vazhdon të jetë bazë për hetimet penale”, ka shtuar ai. Si pasojë e dy tërmeteve mbi 7 shkallë…
Qytetarët që marrin pagë minimale, duke filluar nga paga e marsit, do të ketë të ardhura më të larta për 2.000 denarë në muaj, informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Rritja e pagës minimale do të jetë për 12,25%, gjegjësisht e njëjta do të kapë vlerën e 20.175 denarë. “Me ndryshimet e Ligjit për Pagë Minimale, të miratuara në mars 2022, vendoset metodologji e re, e cila është zgjidhje sistemore dhe me të cilën nënkupton rritje të vazhdueshme të pagës minimale. Çdo vit, në muajin mars paga minimale harmonizohet sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës,…
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Krumë -Kukës në vendin e quajtur “Qaf Tobli”. Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën bashkëshortja e tij shtetasja F. S., 61 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore. NJOFTIMI Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës, në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volkswagen Passat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e…

