Author: Hamdi Kumanova

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Krumë –Kukës. Një çift bashkëshortësh, teksa kanë qenë duke udhëtuar me mjetin e tyre “Volksëagen Passat”, kanë humbur kontrollin e mjetit dhe kanë dalë nga rruga. Si pasojë e kësaj, gruaja me iniciale F. S., 61 vjeçe, e cila ishte pasagjer, ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj u dërgua në spitalin e Kukësit për të marrë ndihmë mjekësore. Has/Informacion paraprak Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës, në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përçarë skajshmërisht spektrin politik të Luginës së Preshevës. Arifi thotë se Lugina e Preshevës nuk pret më asgjë nga kryeministri Kurti, e që i cili sipas tij, ka rrezikuar partneritetin edhe me ShBA-të. “Albin Kurti me politikat e tij në Luginë të Preshevës, nuk dallon me politikat e tij nga Shqipëria e Maqedonia. Albin Kurti në vitin e kaluar ka treguar që e ka përçarë skajshmërisht spektrin politik të Luginës së Preshevës. Është rrokur direkt me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e…

Lexo më Shumë

SHA EMV mori vendim për zgjedhjen e furnizuesit për muajin mars për nevojat e termocentraleve East West Energy Shkup Veri. Gazi natyror do të blihet me çmim prej 60.10 euro, ndërsa furnizues do të jetë Makpetrol. Tre kompani aplikuan, u zgjodh Makpetrol sepse ofroi çmimin më të ulët prej 60,10 euro, tha në konferencën e sotme për media drejtori i përgjithshëm i AD ESM Vasko Kovaçevski.

Lexo më Shumë

Ilir Meta ka sulmuar sërish kryeministrin për çështjen e inceneratorëve. Duke iu referuar Arben Ahmetjat, kreu i Partisë së Lirisë është shprehur se Rama po zhyt shokët e tij për të mbrojtur veten. “Ai ka frikë dhe se është kokrra e korrupsionit përfshirë edhe atë të inceneratorëve ia tha dhe ish-ministri i vet që i zhyti duke i thënë firmosni se ju mbroj unë se SPAK-un e kam unë dhe tani që nga presioni i fakteve të opozitës ai dëshiron të fitojë sa më shumë kohë për të shtyrë agoninë e vet dhe ata thonë nuk ishim…

Lexo më Shumë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të shtunën se Gjermania dëshiron ta ketë mbështetjen e Indisë, ose të paktën të mos i pengojë përpjekjet e Perëndimit për ta bllokuar Rusinë në vazhdimin e luftës shkatërruese kundër Ukrainës. Pas bisedimeve me kryeministrin indian, Narendra Modi, Scholz ka përmendur se shtetet në zhvillim janë duke u dëmtuar nga bllokadat në energji dhe ushqim, si pasojë e luftës, dhe shpreson që India do të ndihmojë në sigurimin e furnizimeve kritike në Azi, Afrikë dhe kontinentin amerikan. Modi është deklaruar me kujdes, duke thënë se India dëshiron që t’i jepet fund konfliktit,…

Lexo më Shumë

Deputetja e PD-së Ina Zhupa e ka cilësuar si lajm të mirë kandidimin e akademikut Artan Fuga për kryetar të Akademisë së Shkencave. Zhupa shkruan se ky vend meriton një akademi shkencash ku të kandidojnë persona si Artan Fuga që është në faqet e historisë së akademive të shkencave ndërkombëtare dhe jo të drejtohet nga një politikan si Gjinushi që është në faqet e zeza të historisë politike shqiptare dhe që e ka marr mandatin në mënyrë antiligjore dhe antikushtetuese. Në postimin e saj Zhupa shkruan: Lajm i mirë kandidimi i akademikut Artan Fuga për kryetar…

Lexo më Shumë

Nis operacioni juridiko-penal “Bumerang”. Njoftimi vjen nga ekipi juridik I Bojan Jovanovskit – Boki 13, I dënuar me 9 vite burg për rastin “Zhvatja”. Ata, sic percjell KlanM, kanë përshëndetur vendimin e Shefit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, të formohet lënda dhe t`I ndahet prokurorit kompetent. Paraprakisht, Boki-13 kishte kërkuar takim me Abazin, për shkak se, sic ka thënë, posedon biseda të përgjuara, fotografi dhe video-materiale kundër personaliteteve nga strukturat më të larta politike, të gjyqësorit, të biznesit etj. Në njoftimin e sotëm, sic njofton KlanM, thuhet se “bombat” janë të paketuara në…

Lexo më Shumë

Dje më 24 shkurt 2023, u bënë një vit që kur Rusia filloi luftën e saj brutale të agresionit kundër Ukrainës. Me këtë rast, Delegacioni i Bashkimit Evropian në partneritet me Unionin e nxënësve të shkollave të mesme mbajtën një ngjarje në Europe House në Shkup, e cila kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për ndikimin e luftës në Ukrainën dhe popullin e saj. Ngjarja u hap nga shefi i Delegacionit të BE-së, ambasadori David Geer dhe Larysa Dir, ambasadorja e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut. Fokusi i diskutimit, i moderuar nga Luka Paviçeviq, kryetari i Unionit të Nxënësve të…

Lexo më Shumë

Kur të na përjashtojnë nga partia, atëherë do të vendosim nëse do të shkojmë në shtëpi apo do të luftojmë deri në fund, politikisht, deklaroi nënkryetari i BDI-së dhe lideri i “grupit të zjarrit”, Izet Mexhiti. I pyetur nëse është e mundur formimi i partisë së re, Mexhiti, i ftuar në emisionin 24 analiza, tha se angazhimi i “grupit të zjarrit” është që BDI-ja të kthehet në rrugën e duhur. “Kryetari duhet të kthehet, të mos mbajë anë dhe të jetë kryetar siç ka qenë në vitet e kaluara dhe të mos na lë neve të përçahemi”, tha Mexhiti. I…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk pret “iniciativë masive” prej Kinës për t’i ofruar armë Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës. Komentet e tij vijnë disa ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka thënë transmetuesit amerikan CBS, se Kina është duke “shqyrtuar mundësinë e dërgimit të mbështetjes vdekjeprurëse” te Moska, duke nisur nga “municioni e deri te armët”. Në një intervistë televizive të transmetuar më 24 shkurt, Biden duket se ka tërhequr mbrapsht komentet e Blinkenit. “Nuk pres – nuk kemi parë diçka të tillë ende – por nuk pres iniciativë masive…

Lexo më Shumë

Në ditën kur bota shënon një vit nga invazioni rus në Ukrainë, kryetari i OSBE-së, ministri Bujar Osmani iu drejtua Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara në debatin e hapur për Ukrainën me temën “Forcimi i përgjegjësisë dhe drejtësisë për shkeljet e së drejtës ndërkombëtare”, transmeton Portalb.mk. Ky debat i hapur vjen pas Seancës së djeshme të 11- të Speciale Emergjente të Kuvendit të Përgjithshëm të OKB-së, ku edhe Kryesuesi Osmani e mbajti fjalimin e tij. Në seancën e OKB-së u miratua Rezoluta e Drejtësisë dhe Paqes së Përhershme. Në këtë kontekst, para Këshillit të Sigurisë, Osmani theksoi…

Lexo më Shumë