Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi nëpërmjet një konference për shtyp njoftoi se prej të martës së ardhshme, gjegjësisht 1 mars, do të ngrihet çmimi i bukës në 33 denarë, njofton Portalb.mk. “Çmimi i bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë 450 gramë, do të shitet me çmim të caktuar deri në 33 denarë, që do të thotë se nën atë çmim mund të shitet, por mbi atë çmim jo”, tha Bekteshi. Ai tregoi se disa kompani prodhuese kanë manipuluar me çmimin, gjegjësisht për të shfrytëzuar masën për subvencionimit të rrymës e kanë ulur çmimin, por njëkohësisht e kanë…
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë debatit për rikonstruimin e Qeverisë ka pasur tentim nga ana e deputetës së VMRO-DPMNE-së për përleshje fizike me deputeten e LSDM-së, Zhaklina Lazarevska. Kështu ka theksuar deputetja e LSDM-së, Sanella Shrkijelj, e cila ka shtuar se tentim për sulm fizik e ka bërë një deputete e opozitës nga radhët e VMRO-së. “Dje ka ndodhur një sulm i tillë, e cili dua të regjistrohet në transkriptet e Kuvendit, sepse nuk ishte gjuhë urrejtjeje, por tentativë për përleshje fizike me kolegen time Zhalkina Lazarevska, jo vetëm sulm verbal, por tentativë për përleshje fizike me një deputete ka ndodhur në…
Lumnije Iseni nga Kumanova është pajisur me shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, 37 vite pas lindjes në këtë shtet, shkruan gazeta Lajm. Ajo sonte ka takuar deputetët e Aleancës për Shqiptarë, Ilire Dautin, Ziadin Selën dhe Elmi Azirin, të cilët qëndruan në Kumanovë për të bashkëbiseduar me personat që u pajisën me shtetësi, pas ligjit të miratuar me nismën e ASH-së. Marketing “Jam shumë e lumtur që pas 37 vitesh jam pasisur me shtetësi. Falënderoj Ziadin Selën. Për herë të parë në jetë kam dal jashtë shtetit dhe kam vizituar të afërmit në Kosovë” u shpreh zonja Iseni pas takimit…
Mos e ndaloni fëmijën që të kalojë kohën në telefonin celular, përderisa ju vetë i ngulni sytë në të gjatë gjithë ditës. Mos insistoni që fëmija të shkojë në tre sesione trajnimi, kurse ju të uleni në dhomë para televizorit. Mos e ekspozoni para fëmijës ushqimin e shëndetshëm, ndërsa vet të përmbyteni në pica dhe çokollata, e gjithsesi edhe me cigare pas racionit. Mos e kujtoni fëmijën të lexojë libra, kur libri juaj i fundit i lexuar ka qenë libri ‘Princi i vogël, në shkollën fillore. Mos prisni që fëmija juaj të jetë i qetë, i qëndrueshëm dhe i edukuar…
Pikërisht një vit pas pushtimit rus të Ukrainës, Kina është në qendër të dy narrativave kontradiktore. Pekini paraqiti të premten një propozim prej 12 pikash për t’i dhënë fund armiqësive, në një kohë kur Perëndimi ka shprehur shqetësimin e tij për mundësinë e një përfshirjeje më të drejtpërdrejtë të palës kineze në luftë. Propozimi i Kinës për një armëpushim është pritur me skepticizëm nga SHBA-ja, me shefin e politikës së jashtme amerikane, Anthony Blinken, duke cituar raportet se Pekini kërkon të furnizojë Moskën me armë vdekjeprurëse. Madje, në një publikim të fundit të revistës gjermane Der Spiegel thuhet…
Është arrestuar nga policia e Durrësit, kapiteni rus i anijes Libiane Aleksei Smaznov. Vendimi për ndalimin e tij është marë nga prokuroria e Durrësit, e cila pak ditë më parë urdhëroi oficerët që të bllokonin të gjitha pasaportat e anëtarëve të ekuipazhit të anijes. Aleksei Smaznov, është ndaluar për akuzën e “Kontrabandimit të mallrave dhe hidrokarbureve”. Në momentet e para të hetimit, Smaznov, ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë krim, pasi sipas kapitenit ai ishte vetëm një puntor. Smaznov ka treguar se sasia e naftës prej 22 mijë tonë 500 litra që ndodhet në anije, ishte porositur nga një…
Zëvendëskryetari i Lëvizjes BESA, Arianit Hoxha deklaroi se Qeveria aktuale skenën politike në vend e ka shndërruar në një tezgë pazari, sipas tij Qeveria nuk punon në interes të qytetarëve, por se si të sigurojnë një deputetë më shumë për të zgjatur jetëgjatësinë e saj deri në zgjedhjet e ardhshme. “Është shumë i-relevante kjo që po ndodh në kuvend, besoni kjo është qeverisje e numrave. Kjo është një qeverisje që Kuvendin apo skenën politike e ka shndërruar në një tezgë pazari. Këta tash nuk luftojnë për të pasur vizion të qartë se si duhet shteti të ecë përpara. Lufta sot…
Vitin e kaluar, 2022, e mbyllëm me 2300 vende të reja pune dhe mbi 430 milionë euro investime të reja dhe vitin e mbyllëm me eksporte rekord prej 3.7 miliardë euro. Në tetor të vitit të kaluar, ne tejkaluam edhe kufirin më të lartë të eksportit prej tre miliardë eurosh, që ishte rezultati më i lartë i mëparshëm i arritur në vitin 2021. Gjithsej 16.400 bashkëqytetarë tanë punojnë në kompani në zonat industriale në mbarë vendin”, tha Kovaçevski në fjalimin e tij gjatë vizitës në fabrikën Gereshajmer. Drejtori i ZZHTI, Despotovski foli për rëndësinë e këtij investimi më të madh…
Në njëvjetorin e invazionit rus në Ukrainë reagon Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca përmes një postimi në facebook u shpreh se lufta në Ukrainë ndryshoi tërësisht rrjedhën e rendit botëror duke krijuar kështu një sistem të ri ndërkombëtar që i ndan qartësisht shtetet demokratike nga ato që mbështesin autoritarizmin. Ai gjithashtu tha se për këto 365 ditë, kemi qenë dëshmitarë të masakrave të tmerrshme të kryera nga forcat ruse mbi popullin ukrainas në kundërshtim të plotë me ligjet ndërkombëtare të luftës. “Jemi të lumtur që përmes ndihmës së ofruar nga Kosova, tash e një vit, 12 gazetarë ukrainas…
Është shpallur vendimi dënues në rastin e dhunimit të 11-vjeçares. Gjykata ka dënuar Ekrem Rexhepin dhe Gent Rexhepin me 15 vjet burgim, respektivisht 9 vjet burgim. Derisa avokati Limani ka thënë që Shkëlqim Kamberi është liruar nga akuza në mungesë të provave. Xh.S dhe G.J janë dënuar me nga 8 vite burg. Njoftimi i Gjykatës: Prishtinë 24 shkurt 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka shpallur sot Aktgjykimin në rastin ndaj 11 vjeçares, ashtu që ka bërë rikualifikimin e veprave penale dhe ndarjen e dispozitivëve për të përcaktuar përgjegjësinë penale për…
Shkruan: Prof. Rami Mustafa Indinjate publike Të nderuar qytetare, politikan, media erdhi koha kur më nuk mundet të përballohen presionet edhe obstrukcionet që bëhen brenda shkollës fillore të muzikës Pançe Peshev në Kumanovë. Do të ndalem tek zhvillimi i fundit që ka ndodhur sot kurse për zhvillimet e tjera si presion, obstrukcion dhe tendeca për pengimin e zhvillimit të paraleles në gjuhën shqipe do të jeni të informuar përmes mediave të cilat besoj se pas këtij reagimi publik do ta shohin të arsyeshme ti nxjerrin ne pah këto probleme dhe përmes tyre të përcillet mesazhi dhe kërkesa kundrejt institucioneve përkatëse,…
Blegtorja dhe aktivistja Gerta Loku denoncoi sërish në media mungesën e politikave mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë për fermerët dhe blegtorët. Loku shprehu hapur në emisionin “Kafe shqeto” pakënaqësinë për mungesën e përkrahjes nga qeveria, teksa ajo që shikon është vetëm një propagandë politike. Ajo solli rastin e Kosovës ku tha se fermeri atje është i lumtur sepse mbështetet nga qeveria, ndërsa tha me ironi se do të emigronte bashkë me dhitë në Kosovë. “Të zgjohesh në mëngjes për vite e vite me radhë dhe të dëgjosh të njëjtën propagandë politike në televizor dhe shikon që kjo propagandë…

