Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, i ka shpëtuar një sulmi prej shtaëe qenve në kompleksin universitar.
Ajo tha se është rrëzuar dhe “është sakatuar” teksa po ikte.
Bëri me dije se është hera e tretë që është duke i ndodhur një gjë e tillë.
“Sonte duke u kthyer në shpi mezi shpëtova nga sulmi i 7 qenëve tek qendra universitare. U rrëzova, u sakatova e se di qysh ika nga ta tu u mbrojtë me çantë… Ama kjo është hera e tretë që më ndodhë në hapësirën e njejtë por në kohë të ndryshme, por hera e parë që po shkruaj pavarësisht që për raste të tjera kam reaguar”, ka shkruar ajo në Facebook.