Situata në qytetin e Bahmutit, në lindje të Ukrainës, është duke u bërë “secilën herë e më e vështirë”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.Forcat ruse janë duke tentuar që ta marrin këtë qytet që gjashtë muaj.“Armiku është duke shkatërruar vazhdimisht gjithçka që mund të përdoret për të mbrojtur pozicionet tona”, ka thënë Zelensky.Disa prej luftimeve më të ashpra në Ukrainë, prej kur Rusia e ka nisur luftën një vit më parë, janë duke u zhvilluar në qytetin e Bahmutit.Ky qytet ndodhet në rajonin ukrainas të Donjeckut, i cili është nën kontrollin e Rusisë dhe aleatëve të saj separatistë.Zelensky është shprehur “mirënjohës për secilin ukrainas që në mënyrë heroike ka mbajtur pozicionet” në këtë zonë.Ai i ka falënderuar aleatët për dërgimin e pajisjeve ushtarake moderne, në mënyrë që Ukraina të mbrohet nga “terrori rus”.Deklaratat e liderit ukrainas kanë ardhur pasi Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen e ka paralajmëruar Kinën kundër dërgimit të armëve në Rusi.Përgjatë vizitës në Kiev, Yellen ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i ndihmojnë ekonomisë ukrainase me 1.25 miliard dollarë.Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL
Data 02.07.2025
Aktuale
- Mexhiti: Gëzuar 4 Korrikun, qoftë e përjetshme miqësia me SHBA-në!
- Mickoski: Identiteti maqedonas për mua nuk është vetëm kuzhina, por edhe revolucionarët maqedonas Dellçevi, Gruev dhe Sandanski
- Integrimi evropian i Maqedonisë dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik në fokus të takimit të Siljanovska-Davkovës me kryeministrin spanjoll Sançez
- Rihapja e rrugës në Merdar: Një mundësi e re për qarkullim dhe siguri
- Elon Musk shokon me deklaratën se nuk përdor kompjuter
- Ambasadori Meidani: Shqipëria me ritëm të lartë drejt BE-së
- Zhduket pa gjurmë “Sanco”! Eraldo Muçi, miku i besuar i Aleksandër Sadikajt, nuk jep më asnjë shenjë jete prej dy javësh
- U tërhoq në momentin e fundit, s’dihet arsyeja se pse Vuçiq nuk mori pjesë në Samitin e Shkupit