Author: Hamdi Kumanova

Joao Mendes de Assis Moreira, djali i Ronaldinhos, është një lojtar i ri i FC Barcelona. Pas disa javësh stërvitje me dy skuadrat e të rinjve, braziliani i ri më në fund ka nënshkruar një kontratë me klubin e Barçës, në prani të menaxherit Joan Soler dhe drejtorit të Training Football, José Ramon. Laporta siguroi pak ditë më parë se Ronaldinho Junior ka një talent të mirë, edhe pse do të jetë e nevojshme të shihet ecuria e tij kur të luajë. Ndryshe nga babai i tij, ai luan me këmbën e majtë dhe luan si sulmues. Ai zakonisht luan…

Lexo më Shumë

Elon Musk është përplasur shpesh me rregullatorët e letrave me vlerë dhe autoritetet e sigurisë së autostradave, por ka një fushë që shefi i Tesla-s dhe Twitter thotë se qeveria duhet ta rregullojë tani: Inteligjenca Artificiale. “Inteligjenca artificiale më shqetëson”, u shpreh Musk afër fundit të një prezantimi më shumë se tre orësh për investitorët e Tesla-s rreth planeve të kompanisë. Përpjekjet ambicioze të inteligjencës artificiale të Tesla-s patën një rol të veçantë në prezantimin e “Master Plan 3” të Musk, pjesa e tretë e një serie punimesh se si të zgjerohet Tesla dhe të shndërrohet bota në energji të…

Lexo më Shumë

BEXHETI: BUKËPJEKËSIT DUHEJ TË TREGONIN MË SHUMË SOLIDARITET Bukëpjekësit shprehen të prerë se nuk do t`I furnizojnë shitoret me prodhime të bukës, pas vendimit të Qeverisë për “ngrirjen” e çmimit të bukës në 33 denarë. Thonë se janë të gatshëm për bisedime me institucionet kompetente, porm sic percjell KlanM, vetëm nëse kanë ftesë zyrtare, e jo thirrje përmes konferencave për media. “Pritet që Qeveria të përgjigjet pozitivisht lidhur me kërkesën e bukëpjekësve. Ngrirja e çmimit bie ndesh me të drejtën kushtetuese për liri të tregut. Presim mbështetje edhe nga industritë tjera për shkak se kjo që u ndodh bukëpjekësve mund…

Lexo më Shumë

Mesatarja e shpenzimeve për rritjen e një fëmije deri në moshën 18 vjeçare në Gjermani është rreth 150 mijë euro. Sipas një hulumtimi të publikuar nga Enti Federal i statistikave gjermane, deri në moshën gjashtë vjeçare, shpenzimet mujore janë rreth 587 euro në baza mujore, ku përfshihen ushqimi, pelenat, lodrat, akomodimi dhe veshmbathjet dhe nuk përfshihen pajisjet fillestare për foshnjat që kushtojnë rreth 3.000 euro, si dhe kostot e mundshme të kujdesit. Një vend në kopsht kushton rreth 400 euro, por shuma ndryshon nga rajoni në rajon. Nga regjistrimi në shkollë deri në moshën 12-vjeçare financohen udhëtimet me pushime, hobi…

Lexo më Shumë

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, akuzoi Moskën për shtypjen e kritikëve vendas dhe u bëri thirrje hetuesve të mandatuar nga OKB që të vazhdojnë të dokumentojnë abuzimet e Rusisë në ofensivën e saj ndaj Ukrainë. Gjatë një fjalimi në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, Blinken e përshkroi goditjen e shoqërisë civile të Rusisë si një “shtypje sistematike” dhe tha se hetuesit e OKB-së duhet të vazhdojnë të dokumentojnë abuzimet e Rusisë në Ukrainë për të siguruar “një regjistrim të paanshëm të asaj që po ndodh dhe një bazë për përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare për të dënuar personat përgjegjës”. Fjalimi…

Lexo më Shumë

“Ku është burrëria kur ti vret një vajzë, motër, nënë”, shkruhet në pankartën e protestuesit të vetëm për ngjarjen tragjike të së mërkurës. Edmond Hoxha, 46-vjeç ka vendosur të protestojë për vrasjen e tre grave dhe plagosjen e tre të tjerave nga Dan Hutra. I prekur nga ngjarja që ka tronditur vendin, Edmond Hoxha, babai i një djali 20-vjeçar, shprehet se të tilla ndodhi dëshmojnë dështimin e shoqërisë dhe mekanizmave shtetërorë. “Protestoj në mënyrë sensibilizuese që prindërit të këshillojnë fëmijët e tyre që nuk preket asnjë vajzë, asnjë motër dhe asnjë nënë”, u shpreh protestuesi duke theksuar se…

Lexo më Shumë

Me rastin e transplantit të parë të kryer të mëlçisë në vend sot në sallën solemne të Qeverisë do të mbahet ngjarje, të cilën me fjalim hyrës do ta hapë kryeministri Dimitar Kovaçevski. Në ngjarje do të marrin pjesë mjekët dhe personeli mjekësor të cilët morën pjesë në transplantim, të cilëve solemnisht do t’u ndahen mirënjohje të personalizuara (plaketa), si dhe pacienti të cilit i është transplantur mëlçia.

Lexo më Shumë

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Jovan Mitreski deklaroi se ideja e rikonstruimin të qeverisë ishte të qëndronte në një vend të gjitha partitë pro-evropiane, domethënë koalicioni Evropian kundër forcave të regresionit VMRO DPMNE dhe “Të Majtës”. “Unë mendoj se kjo ide së shpejti do të marrë fund, dhe madje edhe partia që është larguar nga qeveria do të analizojë vendimin e saj. Qëllimi nuk ishte të sigurohej një shumicë prej dy të tretave në Kuvend, pasi kjo çështje do të varet nga OBRM-PDUKM”, tha Mitreski në “TV21”. Sipas tij, është shumë e rëndësishme të kuptohet se çfarë do të…

Lexo më Shumë

Në emisioni “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, banori është ankuar se nga vërshimet e shiut i ka shkaktur dëme të mëdha uji i cili kalon nga rruga e murit të shtëpisë së tij. Ai ka treguar se këto dëme janë shkaktur qe një javë dhe se këtë gjendje e ka raportuar edhe në Komunën e Mitrovicës.“Ka ndodhur para një jave kjo punë dhe se unë këtë gjendje e kam lajmruar edhe në Komunën e Mitrovicës para dy mujve sepse i gjithë shiju që po bije po futet uji brenda në shtëpi dhe po shkakton lakshtin brenda si dhe dëme të më…

Lexo më Shumë

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një diler të drogës në Shkup, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plot të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. “Me datë 01.03.2023 në ora 19:30 në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti Ilegale pranë SPB-Shkup kanë privuar nga liria B.N.(25) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 500 gramë marihuanë dhe një peshore dixhitale”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Edhe sot sikurse dje, herët në mëngjes ka pasur njoftime për bomba në adresat elektronike të 18 shkollave në Shkup, njofton MPB, transmeton Portalb.mk. Dje ka pasur njoftime për bomba pak pas orës 08:00 të mëngjesit në disa shkolla të Shkupit. Fillimisht MPB-ja njoftoi se në 31 shkolla ka pasur kërcënime me mjete shpërthyese të vendosura, por më pas numri ka shkuar në 120 denoncime. Pas kontrolleve të bëra nga ekipet antiterroriste, u konstatua se të gjitha raportimet ishin të rreme. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka rekomanduar që shkollat ​​kur marrin kërcënim për bombë të organizojnë mësime online në…

Lexo më Shumë

Me investime dhe bashkëpunim do të mundësojmë lidhjen dhe integrimin e rajonit, një rrugëtim më të shkurtër për qytetarët dhe biznesin. Nëse duam të jemi një vend i vërtetë tranzit, si në aspektin rrugor ashtu edhe në infrastrukturën hekurudhore, duhet të ndjekim të gjitha sistemet e reja moderne, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski para pjesëmarrësve të Forumit Ekonomik Shkup. Duke folur për domosdoshmërinë e lidhjes së rajonit, Boçvarski i prezantoi aktivitetet dhe projektet aktuale dhe të ardhshme të vendit për ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe gazsjellëse. Ai pret që këtë vit të fillojë ndërtimi…

Lexo më Shumë