Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti në takimin e së dielës me banorët e Gostivarit në kuadër të takimeve me bazën partiake me moton “Bashkë për Europë”, ka folur edhe për aktualitetin në vend, si dhe zhvillimet brenda për brenda partisë. Duke folur për pakënaqësitë e shfaqur nga një grup bashkëpartiakësh të Ali Ahmetit, ai tha se kërkesat dhe ankesat e tyre janë të pa bazuara dhe se i vjen keq për atë se si po veprojnë ato. “Dhjetë vjet kanë kërkuar që ta heq Musa Xhaferin por nuk kam hequr se ka qenë vullnet i shumicës,…
Author: Hamdi Kumanova
Sot në ora 10 pritet të vazhdojë seanca gjyqësore për të akuzuarit për zjarrin në spitalin modular të Tetovës. Pak para nisjes të pranishëm kanë qenë edhe qytetarë të cilët kanë protestuar në përkrahje të mjekut Boban Vuçevski. Sipas qytetarëve ai nuk është fajtor dhe është viktim e dikujt. “Ai nuk ka asnjë faj, faji duhet të kërkohet tek i duhuri sepse ktu ka pasur gabim teknik dhe mjeku nuk ka lidhje me këtë. Pra kjo është vetëm ti hidhet faji ndokujt i cili nuk është fajtor. Ky mjek në vend që të shpërbërblehet për atë se ka dhënë gjithçka…
Sot në ora 10:00 vazhdon seanca gjyqësore për të akuzuarit për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, që ndodhi më 8 shtator të vitit 2021, ku humbën jetën 14 persona. Gjykimi për rastin në fjalë filloi më 7 dhjetor të vitit 2022, pasi nga shtatori i vitit 2022 deri atëherë gjykimi u shty disa herë. Të akuzuarit, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, mjeku Boban Vuçevski dhe përfaqësuesi i Spitalit klinik të Tetovës si person juridik, në fillim të gjykimit theksuan se e kuptojnë akuzën, por nuk e pranojnë fajësinë dhe se nuk i kanë kryer veprat për të cilat…
Anketa telefonike “Detektor” e realizuar në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime Politike – Shkup (IPIS) tregon se maqedonasit dhe shqiptarët në vend kanë pikëpamje të ndryshme se kush është fajtori për luftën në Ukrainë. Për shqiptarët etnikë, Rusia është përgjegjëse për konfliktin, shumica e maqedonasve e shohin fajin për luftën tek dikush tjetër, përcjell INA. Anketa tregon se 56,8 për qind e të anketuarve shqiptarë besojnë se Rusia është përgjegjëse për luftën, e cila po vazhdon për gati një vit të tërë, ndërsa vetëm 10,9 për qind e maqedonasve thonë të njëjtën gjë, se fajin e ka Moska. 4.5 për…
Policia e Kosovës ka njoftuar për një tjetër rast dhunimi që ka ndodhur tri ditë më parë në Prishtinë. Sipas raportit të policisë, ankuesja femër ka bërë të ditur se është dhunuar nga dy persona. “Prishtinë 13.01.2023 – 22:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se dy persona të dyshuar kanë kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.
Një veturë “Opel Astra” me targa të Shkupit mbrëmë është djegur plotësisht nga zjarri. Ngjarja fatkeqe ka ndodhur në bulevardin “Koço Racin” afër shkollës fillore “Dimitar Milladinov” në qendër të Shkupit. “Në vendngjarje kanë menjëherë ka dal policia, ku është konstatuar se personi T.S. (21), derisa ishte duke drejtuar veturën “Opel Astra”, nga poshtë ka filluar të dilte tym, e më pas brenda një kohe të shkurtër automjeti është djegur plotësisht”, njoftojnë nga MPB. Përveç dëmeve materiale, nuk ka të dhëna për të lënduar të mundshëm. Zjarri është lokalizuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.
MPB njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 151 masa në komunikacion. “Janë shqiptuar 53 masa për tejkalim të shpejtësisë, 20 për ngasje të automjetit në gjendje të dehur. Janë shqiptuar edhe dhe 3 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe tre të tjera për makina të paregjistruara…”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Detaje më të hollësishme MPB nuk ka dhënë.
Një lopë u fut në një restorant në Oklahoma të SHBA-së duke shkaktuar telashe, njoftoi Upi të premten. Autoritetet policore dolën në vendin e ngjarjes për ta hequr kafshën “problematike”, derisa ekipi i restorantit tha se nuk e panë se nga iu erdhi. Me humor, Policia shkroi në “Facebook” se e intervistuan lopën dhe mësuan se “kishte dëgjuar për supën dhe sallatën e Olive Garden”. Ajo u kap në mënyrë të sigurt dhe u zhvendos, derisa nuk u bë e ditur se e kujt është.
Japonia dhe India kanë nisur të hënën stërvitjet e para të aeroplanëve luftarakë afër Tokios, teksa shtetet avancojnë në mbrojtje dhe siguri, pas shqetësimeve për kapacitetet ushtarake të Kinës. Stërvitjet 11-ditore do të përfshijnë tetë aeroplanë luftarakë japonezë, katër indianë, dy transportues aeroplanësh dhe armë tjera të rënda, ka thënë Ministria japoneze e Mbrojtjes. Dy shtetet kanë arritur pajtueshmëri për këto stërvitje më 2019, mirëpo ato janë shtyrë si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Japonia dhe India – bashkë me Australinë dhe Shtetet e Bashkuara – janë pjesë e aleancës “Quad”, një grup i fuqive rajonale që sa shkon e…
Tërmeti magnitudës 4.7 i shkallës Rihter, i cili ndodhi në orën 22:37 minuta të mbrëmjes të së dielës është pasuar nga pasgoditje me magnitudë më të ulët. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug të Klosit, mbrapa Malit të Dajtit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Dibër, Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Top Channel
Regjistrimi i popullsisë solli një pasqyrë reale për sa i përket potencialit njerëzor, theksojnë afaristët në Maqedoninë e Veriut. Por, për ta mbetet problematike mungesa e një strategjie të qartë për ndaljen e hovit të migrimit, veçanërisht për gjeneratat e reja. “Për ne, si afaristë, mbetet sfida e përballjes me mungesën e potencialit njerëzor. Pra, ne duhet të përballemi me gjetjen e një zgjidhjeje për atë që nënkupton zhvillim, ngritje të ekonomisë së vendit, e cila nuk bëhet pa njerëz. Ne, si afaristë, mund të marrim linja të ndryshme kreditore, të kemi projekte të shkëlqyera, por në mungesë të faktorit…
Politikat ekonomike efikase dhe të përgjegjshme të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja japin rezultate, ekonomia është në zhvillim dhe konkurrencë edhe në kohë krize botërore. Vitin 2023 po e nisim me një investim të ri në Zonën Zhvillimore Industriale Teknologjike në Shtip. Fjala është për kompaninë “Magna Mechatronics” e cila do të investojë 40 milionë euro, në fabrikën e së cilës do të punësohen rreth 600 persona, tha në konferencën e sotme për media, deputetja e LSDM-së, Daniela Nikolova.Falë politikave të tilla, vetëm vitin e kaluar në vend u investuan 430 milionë euro në zonat TIR dhe u krijuan…

