Me datë 02.03.2023 në ora 21:20 në afërsi të Krivollakut, zyrtarë policorë për mbikëqyrje kufitare “Mihajllov” kanë ndaluar B.G.(47) nga fshati Vollkovë e Shkupit. “Gjatë kontrollit të automjetit “Mercedes” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, janë gjetur 6 emigrantë (3 nga Pakistani, 2 nga Siria dhe 1 nga Egjipti). Më herët, në orën 20:30, automjeti është vërejtur në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, por nuk është ndalur në shenjën e ndalimit të policisë. Pasi kanë arritur në Krivollak, shoferi dhe emigrantët kanë tentuar të ikin, por janë kapur. Emigrantët janë akomoduar në një qendër pranuese-transitore,…
Author: Hamdi Kumanova
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka vlerësuar se Kosova dhe Serbia në takimin në Bruksel kanë treguar se janë “shumë seriozë për të ecur përpara”, dhe se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “më urgjente”.“Mendoj se është më urgjente të zgjidhet çështja e Asociacionit dhe ka disa arsye për këtë, njëra prej tyre është se çështja ekziston për 10 vjet, dhe së dyti, mendoj se nëse fillojmë me të, njerëzit (serbët e Kosovës) do të kthehen në institucione. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të qetësojmë të gjithë situatën, sepse është e nevojshme”, ka…
Institucionet e udhëhequra nga LSDM-ja po marrin gjithçka për të mbrojtur qytetarët dhe standardet e tyre, në kohë të krizës ekonomike globale, thekson partia në pushtet. Ata theksojnë se çmimi i ngrirë i bukës prej 33 denarë është obligim për prodhuesit dhe tregtarët. “Kontrollet e institucioneve kompetente vazhdojnë në të gjitha qytetet e vendit. Vendimi për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë nga 450 gramë në maksimum 33 denarë është i arsyetuar, i drejtë dhe në interes të qytetarëve. Ky çmim sjell fitim edhe për prodhuesit, duke marrë parasysh ndihmën e shtetit në formën e…
Dy raste të ndryshme të rrahjes kanë ndodhur në burgun e Dubravës.Policia ka njoftuar se në rastin e parë rrahja ka ndodhur mes dy të burgosurve, kurse në rastin e dytë dy të burgosur kanë sulmuar fizikisht një tjetër. Njoftimi i plotë: Qendra Korrektuese, Dubravë, 01.03.2023 – 19:00. Në burgun e Dubravës ka ndodh një rrahje në mes të dy të burgosurve, si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Qendra Korrektuese, Dubravë, 02.03.2023 – 14:20. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë në vuajtje…
Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një burrë në Podujevë, meqë i njëjti e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij. Sipas raportit 24 orësh, viktima ka thënë se i dyshuari ka probleme psikike. I dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK. “Podujevë 2.03.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme psikike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK. Rasti vazhdon të…
Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe vendet nga blloku i përbërë prej 27 shtetesh po diskutojnë planet për të dhënë një miliard euro shtesë, si dhe krijimin e një skeme të përbashkët prokurimi për të përshpejtuar dërgimin e artilerisë për të cilën Ukraina thotë se është vendimtare për t’iu kundërvënë forcave ruse. Me Ukrainën që po përballet me mungesë municionesh për të luftuar Rusinë, ideja e krijimit të një plani veprimi të ngjashëm me atë të krijuar gjatë pandemisë së koronavirusit për të blerë vaksina u soll për herë të parë në tryezë muajin e kaluar nga kryeministrja e Estonisë, Kaja…
Për vizitë në Kosovë po qëndrojnë sot një delegacion i lartë i zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikanë. Ata do të priten në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi pritet të mbahet në ora 12:00. “Sot në orën 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim një delegacion të lartë të zyrtarëve e bizneseve të ndryshme amerikane (Partnership Opportunity Delegation) të organizuar nga Zyra e Partneriteteve Globale e Departamentit amerikan të Shtetit. Takimi do të përfshijë përfaqësues biznesesh nga profile të ndryshme, si dhe përfaqësues të qeverisë amerikane”, thuhet në njoftimin për media nga Presidenca./21Media
Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij mbajtur dje në Kuvend një fjalim ndryshe nga linja zyrtare e partisë lidhur me mocionin me debat për çështjen “McGonigal”. Ai tha se opozita ka të drejtë për të kërkuar transparencë për këtë çështje, teksa tha se dalja e të vërtetës i shërben edhe vetë mazhorancës. Xhafaj u shpreh se me këtë rast shumica mund të reflektojë edhe për çështje si konflikti interesit dhe lobimi i partive politike. “Opozita dhe jo vetëm me të drejtë ka kërkuar transparencë për një çështje të tillë. Unë pavarësisht se çfarë mendoj për të dhe…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut do të blejë 20 furgona intervenimi, të njohur në popull si “marica”. Të dhënat zyrtare në faqen e Byrosë së Prokurimit Publik tregojnë se Ministria e Brendshme do të blejë 20 furgona të markës Renault, të cilat do të përdoren për ndalimin me forcë të të dyshuarve problematikë apo huliganëve që cenojnë rendin dhe qetësinë publike dhe ofrojnë rezistencë, shkruan portali Faktor. Një furgon ka cmimin prej 35.500 euro pa TVSH, ndërsa për 20 furgonët duhet paguar mbi 815 mijë euro. Këtij tenderi iu përgjigjën tri kompani ofertuese, ku vlera…
Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Bulqizë për dhunë. Mësohet se 44-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-gruas së tij. Por kjo nuk është hera e parë që ky arrestohet për dhunë në familje, pasi ka qenë i dënuar dhe më parë. Njoftimi i Plotë: Bulqizë Kryeu veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, vihet në pranga 44-vjeçari. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.D., 44 vjeç, banues në Bulqizë( i dënuar më parë…
Disa nga furrtarët në vend vendosën të rrisin prodhimin e bukës dhe ta shesin për 33 denarë. Këtë vendim të disa furrave të bukës në mbarë vendin e ka përshëndetur edhe Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike dhe investime. “I përgëzoj dhe falënderoj ata furrtarë që guxuan dhe vendosën me përgjegjësi të qëndrojnë në krah të qytetarëve. Më vjen mirë që shembuj të tillë ka gjithnjë e më shumë. Qeveria subvencionoi kompanitë dhe qytetarët në sektorin e energjisë elektrike për t’i mbrojtur ata nga ndikimi i krizës energjetike dhe nga rritja e shpenzimeve. Ne ndihmojmë për të siguruar…
“Me përfundimin e procesit të rindërtimit të Qeverisë pres që të fillojnë bisedimet publike dhe debati i gjerë për ndryshimet kushtetuese. Do të hapet një diskutim me deputetë, ekspertë dhe publikun. Do të sqarohet se çfarë nënkuptojnë ato amendamente”, tha nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev, në emisionin “Rruga drejt” në AlsatM. Ai shtoi se ndryshimet kushtetuese dhe hyrja e pjesëve të kombeve si kroatët, bullgarët dhe malazezët në Kushtetutë vetëm sa mund ta forcojnë Maqedoninë. “Nëse diskutimi publik fillon pas rinkonstruimin e Qeverisë, mendoj se do të përfundojë në fund të pranverës dhe para fillimit të verës. Maji…

