Author: Hamdi Kumanova

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj pesëmbëdhjetë të pandehurve me inicialet: B.S., F.S., E.S., A.S., L.H., Sh.R., R.A.,M.A., K.G., S.B., A.M.,B.A.,B.O., N.A., dhe Sh.H., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”. Në këtë aksion të Prokurorisë, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe sekuestruar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.

Lexo më Shumë

Më 8 mars, me fillim prej orës 18:00, në Shkup do të mbahet marsh nën moton “A do të mbijetojnë gratë këtu?” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, njofton Portalb.mk. “Të jesh grua ose vajzë në këtë shtet nënkupton çdo ditë të përballesh me pyetje të re për mbijetesë: Nëse do ta mbijetoj këtë vozitje me taksi? Nëse do ta mbijetoj këtë muaj? Nëse do ta mbijetoj martesën? Nëse do ta mbijetoj lindjen e fëmijës? Nëse do ta mbijetoj këtë operacion? Nëse do ta mbijetoj dhunën? Të jesh grua në Maqedoni nënkupton të zgjohesh çdo mëngjes me frikë…

Lexo më Shumë

Raportohet se një gjykatë në Minsk e ka dënuar me 10 vjet burgim laureatin bjellorus të Çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski, për akuzat për kontrabandë dhe evazion fiskal, përcjell albinfo.ch. Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore e kanë quajtur dënimin “ndëshkim të motivuar politikisht” nga udhëheqësi autoritar, Aleksandr Lukashenkas. Një qendër e të drejtave të njeriut në Minsk, ka thënë se Gjykata e Qarkut dënoi gjithashtu për të njëjtin rast aktivistët Valyantsin Stefanoviq dhe Uladzimer Labkoviq, respektivisht me nëntë vjet dhe shtatë vjet burgim. Burrat, të cilët dolën në gjyq në fillim të janarit, kanë mohuar…

Lexo më Shumë

Një aeroplan luftarak rus u rrëzua në rajonin e Donetsk-ut, raporton faqja ukrainase në Twitter. Sipas llogarisë “Ukraine Weapon Tracker” aeroplani rus i tipit Su-34/Su-30SM u rrëzua mbi zonën Yenakiieve që kontrollohet nga Rusia. Dy pilotët gjithashtu e pësuan nga ky rrëzim. Sipas të dhënave paraprake, aeroplani u rrëzua pas një zjarri miqësor, thuhet në mbishkrimin e videos.

Lexo më Shumë

Ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden u takua me kancelarin gjerman Olaf Scholz të premten, Rusia ka paralajmëruar kundër më shumë armëve perëndimore për Ukrainën. Takimi midis Biden dhe Scholz vjen pasi të dy vendet po shprehin me zë të lartë shqetësimet e tyre për përfshirjen e Kinës dhe mbështetjen e Rusisë me mbështetje ushtarake kundër Ukrainës. Ndërsa paralajmëroi kundër furnizimit me armë në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit shprehu shqetësime për mirëqenien e qytetarëve të SHBA-së dhe Gjermanisë dhe tha se kjo do të zgjasë konfliktin. “(Dorëzimi i armëve) vendos një barrë të konsiderueshme në ekonomitë e këtyre vendeve…

Lexo më Shumë

Nga Dr. Selim Ibraimi- Diplomacia serbe në Uashington po vazhdon të forcohet në krahasim me atë Kosovës, ku kemi një rënie të kapaciteteve brenda Ambasadës së Kosovës. Një përparësi të jashtëzakonshme këtu i kanë dhënë Serbisë dhe diplomatëve serbë, SHBA-të, duke i rivendosur marrëdhëniet në mes shteteve si dikur para shkatërrimit të RSFJ-së. Realisht, lobi serb gjatë 10 viteve të fundit ka punuar shumë që raportet serbo-amerikane të përmirësohen dhe mbështeteja amerikane të mos mungojë për Serbinë në të gjitha çështjet e hapura në Ballkan. Dhe me mundësinë e plotësimit të politikave ekspanzioniste të Beogradit në rajon. “Gjatë dy shekujve të fundit,…

Lexo më Shumë

Një 91-vjeçar tajlandez u emërua regjisori më i vjetër televiziv në botë nga Guinness World Records pasi përfundoi projektin e tij më të fundit. – Advertisements – Chalong Pakdeevijit, një regjisor filmi dhe TV i njohur si “Mbreti i Aksionit” në Tajlandë, u bë regjisori më i vjetër televiziv në botë kur mini-seriali i tij me 18 episode, Skyraider, përfundoi transmetimin vitin e kaluar. Pakdeevijit, i lindur më 18 mars 1931, filloi karrierën e tij filmike si kameraman në vitin 1950 dhe drejtoi filmin e tij të parë, Jao Insee, në 1968. Regjisori fitoi rëndësi në vitet 1970 me serinë…

Lexo më Shumë

Sot Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, realizoi takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Prof. Dr. Angell Ristov, kryetar i Sindikatës së UKEM-it; Prof. Dr. Marjan Jovanov dhe Mr. Ilija Manasiev, ku i ndanë Pllakë për merita të veçanta dhe kontribut në arritjet e Lidhje së Sindikatës të të Punësuarve të UKEM-it, si mirënjohje më e lartë që e ndan Sindikata. Në takim, përfaqësuesit e Sindikatës e falënderuan për vizionin dhe hapin e vendosur që Kryetari i Kuvendit e ndërmori me nënshkrimin e Marrëveshjes kolektive me Sindikatën e UKEM-it, me të cilën rregullohen pagat e kuadrove…

Lexo më Shumë

Në Bruksel vazhdon skriningu dypalësh për Kapitullin 2 “Lëvizja e lirë e punëtorit”. Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, , duke iu drejtuar Komisionit Evropian tha se bëhet fjalë për një kapitull të rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, për shkak se, me harmonizimin me ligjet e BE-së, hiqen barrierat që lidhen me tregun evropian të punës, gjë që e bën më të vlefshëm punëtorin nga Maqedonia e Veriut. “Me aderimin e RMV-së në BE, për qytetarët tanë do të thotë punë pa leje pune sikurse shtetasit e vendeve tjera të BE-së, trajtim të njëjtë gjatë punësimeve, sigurim të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme bën të dtur se edhe sot është konstatuar se alarmet për bomba në tre shkolla të Shkupit kanë qenë të rrejshme. Nga MPB thonë se me kohë janë marrë masat për kontrollet antiterroriste. “Menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë ndërmarrë masat dhe veprimet përkatëse nga punonjësit e policisë, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot komentoi denoncimet e vazhdueshme për bomba nëpër shkolla, përcjell TV21. Mickoski thotë se ka informacione se pjesëtarë të MPB-së kanë këshilluar autoritetet e shkollave që t’i injorojnë denoncimet në adresat elektornike. “Unë ditëve të fundit mora një informatë më shokuese, nuk e di sa është e saktë, duhet të kontrollohet. Me disa drejtorë në shkollat në Shkup, edhe në të mesmet edhe në fillore se janë vizituar, përsëri e lë si dilemë, janë vizituar nga ana e pjesëtarëve të MPB-së dhe janë këshilluar që t’i injorojnë denoncimet që vijnë në e-mail adresat zyrtare, t’i…

Lexo më Shumë

Sot në Bruksel mbëahet skrining takimi bilateral për Kapitullin 2 “Lëvizja e lirë e punëtorëve” në kuadër të Klasterit 2, “Tregu i brendshëm”. Marketing Skriningun bilateral e hapi Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe zëvendëse e negociatorit kryesor me BE-në, Drita Abdiu-Halili, e cila tha se tani më janë zbatuar shumë reforma në këtë fushë, por se Qeveria e dinë se duhet bërë më shumë dhe është e përkushtuar për më mirë ta përgatis vendin për pranimin e standaredeve dhe legjislacionin evropiane, për t’u bërë më shpejt pjesë e tregut të hapur të punës. -Në sferën e qasjes…

Lexo më Shumë