Sot largohen dhe vagonët e fundit nga zona e tragjedisë që shkaktoi 57 viktima. Deri tani janë identifikuar 54 trupa, mjekët ligjorë deklaruan se bëjnë ç’është e mundur për të përfunduar sa më shpejt procesin. Në zona të ndryshme të Greqisë janë kryer ceremonitë e para mortore, ndër të cilët edhe vajza e prindërve shqiptarë Efigjenia Micka. Universiteti i Selanikut numëron 10 studentë mes viktimave. Rektori i universitetit Aristotelis të Selanikut NIKOS Papajoanu ka shprehur dhimbjen e thellë në një postim, ku veç të tjerave ka shkruar se “jeta jonë ngriu sekondën e aksidentit. Familja jonë u varfërua tepër,…
Author: Hamdi Kumanova
Rroga mesatare neto në Maqedoninë e Veriut në dhjetor arriti në 34 364 denarë, ndërsa në këtë muaj rroga minimale do të shënojë rritje nga 18 000 denare në 20 mijë denarë, transmeton Portalb.mk. Pozita me rrogën mesatare më të mirë në Maqedoninë e Veriut është në Transportin ajror (94 537 denarë), Programimi kompjuterik (88 192), veprimtaritë e marrjes dhe dhënies me qera (78 405 denarë). Ndërkohë rroga mesatare në arsim është 32 030 denarë. Në dhjetor të vitit 2022, rroga më e vogël mesatare është regjistruar në veprimtaritë e sigurisë dhe heitmit (19 510 denarë), shërbimi lidhur me mirëmbajtjen…
Industria e bukës pasdite kumtoi se tregtarët me pakicë nuk pranojnë ta shesin bukën me pesë për qind marzh dhe për këtë shkak kërkon nga Qeveria t’i aktivizojë shërbimet inspektuese. “Sot, pas konferencës së mbajtur për shtyp për vendimet e industrisë së bukës, tregtarët me pakicë i shantazhojnë furrat dhe nuk pranojnë ta shesin bukën me pesë për qind marzh, gjë që është joligjore dhe e shkelin vendimin që është marrë paraprakisht. Kështu situata që ka ndodhur është drejtpërdrejtë e lidhur me vendimet e fundit të dëmshme për industrinë e bukës. Kërkojmë nga Qeveria t’i dërgojë shërbimet inspektuese dhe publikisht…
Një tërmet me magnitudë 6.9 është rregjistruar sot në rajonin e Ishujve Kermadec në Zelandën e Re, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Sipas Reuters, tërmeti ishte në një thellësi prej 152 km (94 milje). Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare vlerësoi më herët magnitudën në 6.6 ballë dhe një thellësi në 183 km. Asnjë paralajmërim për cunami nuk u lëshua pas tërmetit, bëri të ditur Sistemi i Paralajmërimit të Tsunamit në SHBA.
MPB bën të ditur se ka arrestuat dy persona nga Shkupi të cilët kishin grabitur dy të mitur. Nga MPB shtojnë se pas dokumentimit të rastit ndaj personave në fjalë do të parashtrohet kallëzim përkatës. “Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, zyrtarët policorë të stacionit policor Gazi Babë kanë zbardhur veprën penale të grabitjes së ndodhur më 26 shkurt 2023 në fshatin Petrovec të Shkupit. Gjegjësisht, pas masave të marra, është konstatuar se B.B.(67) nga fshati Petrovec dhe M.I.(31) nga Shkupi me datë 26.02.2023 kanë sulmuar fizikisht dy të mitur në fshatin Petrovec dhe ua kanë marrë…
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania i gëzohet rezultateve pozitive të dialogut në takimin e Brukselit ku palët deklaruan se pranojnë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. “Gëzohemi shumë për rezultatet pozitive të dialogut në takimin e nivelit të lartë, që u mbajt të hënën në Bruksel. Të dyja palët janë deklaruar se pranojnë propozimin e Bashkimit Evropian, i cili është përpiluar me iniciativën gjermano-franceze. Siç e dimë, tashmë edhe Qeveria gjermane e mbështet shprehimisht dialogun, që po udhëhiqet nga BE-ja dhe përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të BE-së…
MPB bën të ditur se pak para mesnatës policia ka arrestuar një vjedhës në një xhami të Resnjes. Nga MPB bëjnë të ditur se personi është ndaluaa në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës ndaj tij. “Me datë 03.03.2023 në ora 23:25 në Resnjë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Resnjë e kanë privuar nga liria M.F.(68) nga Manastiri. Ai është kapur menjëherë pas kryerjes së veprës penale “vjedhje e rëndë” në një xhami në rrugën “Tashe Miloshevski”, ku ka hyrë me përdorim të forcës dhe mjetit të përshtatshëm dhe ka marrë…
Një teori e re në lidhje me origjinën e koronavirusit është zbuluar sipas medias amerikane Wall Street Journal. Dy agjenci të rëndësishme amerikane, Departamenti i Energjisë dhe FBI, tani besojnë se origjina e virusit Covid-19 nuk vjen nga një treg i lashtë kinez siç mendohej nga opinioni publik, por ky virus e ka origjinën nga një lapsus në laboratorin Instituti i Virologjisë. Ish-drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA Dr. Anthony Fauci theksoi se kjo teori është mbajtur e fshehtë prej kohësh nga qeveria kineze. Covid, është një përplasje mes agjencive Siç shkruan Wall Street Journal,…
Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnje pasi që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. “Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 55 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetas të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë./21Media
Përfituesit e bursave studentore dhe mbështetjes financiare për ushqim të studentëve, do të marrin mjetet e tyre gjatë këtij muaji, transmeton Portalb.mk. “Deri në mesin e muajit mars të gjithë shfrytëzuesit e bursave të nxënësve , bursave të studentëve dhe racionit të subvencionuar për studentë do t`i marrin mjete financiare që u përkasin përfundimisht nga ky muaj”, raportoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ministria sqaroi që nxënësit dhe studentët që janë përfitues të bursave nga viti i kaluar, gjithashtu do të kenë rritje të vlerës së bursës, por duhet të ndjekin procedurën për nënshkrimin e aneks marrëveshjes për bursa.
Lidhja Demokratike e Maqedonisë ka iniciuar procedurë për heqjen e të drejtave të presidentit dhe familjes së tij pas përfundimit të funksionit të tyre, por siç thonë, Kuvendi nuk i pranon këto nisma. “Ligji për të drejtat e Presidentit pas përfundimit të detyrës parasheh, ndër të tjera, këto privilegje: pension në shumën e pagës që ka marrë si President, zyra, tre punonjës, sigurim, një automjet zyrtar dhe një shofer, si dhe një buxhet mbi 30.000 euro në vit”, thonë nga LD. Nga atje kanë shtuar se përveç familjes së ish-presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, e cila me të…
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Besnik Shkodra, duke e dënuar me dëninm unik prej 22 vitesh burgim, për vrasjen e Abit Jasharit, në shkurt të 2019-ës në Prishtinë, ndërsa Baki Shkodriqi u lirua nga akuzar për shtytje në vrasje.Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve, u shpall të premten nga kryetari i trupit gjykues, Kushtrim Shyti.Sipas aktgjykimit, i akuzuari Besnik Shkodra për veprën penale “Vrasje e rëndë” u dënua me 21 vite burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje me 2 vite burgim. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik prej 22 vitesh burgim.Ndërsa, i akuzuari Baki Shkodriqi…

